Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

me te rejat nga ekonomia

3 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtė

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 Empty Re: me te rejat nga ekonomia

Mesazh nga *lissa* Tue Feb 16, 2010 10:30 am

Fillon dialogu pėr pagat


Nė Ministrinė e Administratės Publike, zyrtarė tė
autorizuar nga ministri Arsim Bajrami kanė pritur pėrfaqėsuesit sindikal
nga Sindikata e Shėrbimit Civil dhe Sindikata e Administratės Publike
tė Kosovės, z. Mursel Zymberi dhe z. Ndue Kalaj bashkė mė pėrfaqėsues
nga nivele tė ndryshme tė organizmit sindikal. Ky takim ka shėnuar
fillimin e njė dialogu mes Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe
Sindikatave qė pėrfaqėsojnė shėrbyesit civil dhe administrativ nė
nivelin qendror dhe lokal.

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 F.0215152401929_m

Sindikalistėt kanė dorėzuar
zyrtarisht kėrkesat e tyre drejtuar Qeverisė, tė cilat kanė tė bėjnė me
nivelizimin dhe harmonizimin pagave me kategoritė tjera qė financohen
nga Buxheti i Kosovės, shujtėn e ngrohtė, pagimin i pėrvojės sė punės,
pagesėn e shpenzimeve tė udhėtimit si dhe kėrkesa qė lidhen me zbatimin e
normativės ligjore lidhur me kontratat e punės.

Nė kėtė takim, u vendos qė tė punohet bashkėrisht nė arritjen e njė
gjuhe tė pėrbashkėt mes asaj ēfarė kėrkohet nga sindikalistėt dhe
mundėsive buxhetore tė Qeverisė sė Kosovės. Gjatė ditėve nė vijim,
pėrfaqėsuesit sindikal do t’i takojė edhe ministri Arsim Bajrami, cili
sot nuk mundi tė ishte nė takim pėr shkak tė agjendės sė ngarkuar.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 Empty Re: me te rejat nga ekonomia

Mesazh nga *lissa* Tue Feb 16, 2010 10:31 am

Thyhet dhe demolohet arka e KEK-ut nė Podujevė


Korporata Energjetike e Kosovės ka bėrė tė ditur se tė
hėnėn, persona tė pandėrgjegjshėm kanė thyer dhe demoluar arkėn e KEK-ut
dhe kanė rrahur arkėtarin nė qytetin e Podujevės.

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 F.0215221044628_m

Sipas
informatave qė i posedon korporata bėhet fjalė pėr konsumatorė tė
frustruar, tė cilėt janė shkyēur nga rrjeti elektrik si pasojė e
mospagesės. “KEK dėnon fuqishėm kėtė akt vandal dhe kėrkon nga organet e
rėndit dhe tė drejtėsisė qė tė vejnė drejtėsinė nė vend, pra fajtorėt
tė marrin dėnimin e merituar”, thuhet nė njė komunikatė tė KEK-ut.

“Kohėn e fundit po pėrhapen spekulime se KEK-u po e diskriminon kėtė
apo atė rajon. KEK sh.a. sqaron se nuk po e diskriminon asnjė konsumator
nė asnjė cep tė vendit, por po i trajton tė gjithė nė mėnyrė tė
barabartė, pa dallim lokaliteti, race, gjinie apo feje”, theksohet nė
komunikatė.

Ky trajtim, siē shpjegohet mė tej, bazohet kryekėput nė funksionin
dhe qasjen komerciale ndaj konsumatorėve. “Menaxhmenti aktual i KEK-ut
ėshtė i vendosur qė ta rregullojė pėrfundimisht korporatėn, nė mėnyrė qė
tė krijohet vetėqėndrueshmėria financiare, sikurse furnizimi pa
ndėrprerje me energji elektrike”.

“Ka pėrmirėsime tė jashtėzakonshme gjatė dy viteve tė fundit. Kėto
trende tregojnė qartė se rregullimi i KEK-ut ėshtė gjithnjė e mė i
afėrt. Por, trasimi i kėsaj rruge ėshtė i dhimbshėm pėr konsumatorėt e
pandėrgjegjshėm qė nuk paguajnė faturat, apo qė e keqpėrdorin energjinė
elektrike. KEK nuk do tė ndalet para presioneve apo shantazheve tė tyre.
Zotimi i korporatės ėshtė i qartė dhe i palėkundur: ata qė paguajnė dhe
nuk e keqpėrdorin energjinė elektrike do ta kenė atė, ata qė nuk
paguajnė dhe e keqpėrdorin nuk do tė kenė”, pėrfundon komunikata.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 Empty Re: me te rejat nga ekonomia

Mesazh nga *lissa* Tue Feb 16, 2010 10:31 am

Greqia po bėhet protektorat financiar


Greqia gjatė muajve tė ardhshme do tė ketė mbikėqyrje tė
plotė financiare prej tri palėve nga Franca, Gjermania dhe nga Banka
Qendrore Evropiane, shkruan gazeta “Maqedonia” e Selanikut.

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 F.0216093815753_m

Prej marsit tė vitit 2010 ēdo muaj do t`i kontrollojė tė
gjitha masat qė Qeveria greke do t`i ndėrmarrė me qėllim tė stabilizimit
tė situatės nė Greqi. Nėse nevojitet BE-ja do tė intervenojė me masa tė
saj personale, shkruan gazeta “Maqedonia” e Selanikut.

Nė analizėn ekonomik tė publikuar tė premten, gazeta e Selanikut
sugjeron se shteti pėr shkak tė keqmenaxhimit tė krizės ekonomike mbetet
pa njė pjesė tė sovranitetit tė vet kombėtar.

“Nga Greqia do tė blihen anije, tanke nga aleatėt tanė, por kjo nuk
do t`u ndihmojė nė pėrpjekjet diplomatike pėr ēėshtjen e Shkupit dhe
Qipros”, shkruan gazeta.

Po ashtu Greqia kundėrshton trysninė e Bashkimit Evropian (BE), me tė
cilėn i kėrkohet Athinės tė ndėrmarrė masa shtesė pėr reduktimin e
shpenzimeve shtetėrore, me qėllim tė kthimit tė stabilitetit nė treg.

Ndėrsa Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB), siē shkruan
gazeta “Financial Times”, propozojnė qė Greqia ta rrisė TVSH-nė pėr 1-2
pėr qind dhe tė vendosė zvogėlim shtesė tė pagave te nėpunėsit
buxhetorė, qė ėshtė kusht pėr marrjen e ndihmės shtesė.

Kryetari i ECB-sė Zhan Klod Trishe dje i bėri thirrje Greqisė pėr
“hapa shtesė” pėr sigurimin e besimit ndaj programit tė Qeverisė pėr
reduktimin e defiēitit buxhetor
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 Empty Re: me te rejat nga ekonomia

Mesazh nga *lissa* Tue Feb 16, 2010 10:31 am

EasyJet hyn nė Kosovė, fillon epoka e ēmimeve tė lira


Kompania mė e madhe nė botė e fluturimeve tė lira
(low-cost) EasyJet, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva dhe
Baseli pėr nė Prishtinė dhe njėkohėsisht ka hedhur nė shitje biletat
pėr kėto dy destinacione, tė cilat pritet tė startojnė me 19 dhe 26
qershor tė kėtij viti. EasyJet, fillimisht do tė startojė me 4 fluturime
nė javė, ndėrsa cmimet fillestare qė ka publikuar kompania nė ėebsajtin
e sajė zyrtarė janė 39.95 franka zviceriane pėr njė drejtim apo 85.90
franka pėr njė biletė dydrejtimshe.

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 F.0216150916734_m

“EasyJet ėshtė bėrė
transportuesi ajror numėr njė nė Evropė duke ofruar ēmimet e biletave mė
tė lira tek tė gjithė aeroportet mė tė njohura. Si rezultat i kėsaj,
300 milion udhėtarė sot jetojnė nė njė distance kohore jo mė shumė se
njė ore nga aeroportet e EasyJet-it”, tha Andy Harrison, shef ekzekutiv i
EasyJet.

Sipas tij, EasyJet ėshtė e vetmja aviokompani evropiane qė duke ju
falenderuar zhvillimeve tona nė Kosovė, sot ofron zgjedhje pėr mė shumė
se 500 destinacione.

“EasyJet ėshtė aviokompania lider nė Evropė me ēmimet mė tė lira. Pėr
momentin ka njė flotė prej 182 aeroplanėsh tė angazhuar nė 504
destinacione tė ndryshme, prezente nė 119 aeroporte tė 29 vendeve tė
ndryshme.

EasyJet ka bartur mbi 46 milionė udhėtarė nė vitin e kaluar”, thuhet
nė komunikatėn e kompanisė.

EasyJet ėshtė kompani e cila operon me shitjen e biletave vetėm
pėrmes internetit dhe sa mė herėt qė tė blihet bileta, aq mė lirė
kushton ajo. Biletat e kėsaj kompanie vinė duke u shtrenjtuar me ofrimin
e ditės sė fluturimit.

“Ardhja e EasyJet paraqet vendim historik jo vetėm pėr Aeroportin
Ndėrkombėtar tė Prishtinės por pėr gjithė aviacionin civil nė Kosovė dhe
vetė Republikėn e Kosovės. Ardhja e kėsaj kompanie njėkohėsisht paraqet
njė sinjal tė fuqishėm pėr stabilitetin ekonomik e gjithashtu dhe
politik tė vendit. Gjithashtu ėshtė edhe shumė inkurajuese pėr tė gjithė
investitorėt potencial qė mendojnė tė investojnė nė Kosovė. Kjo edhe
njė herė paraqet pėrkushtimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe
Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės nė liberalizimin e tregut dhe
rritjen e konkurencės nė tregun e aviacionit civil dhe gjithashtu tė
angazhuar nė maksimum pėr ofrimin e kushteve sa mė tė favorshme pėr
biznese dhe investime tė jashtme”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-sė,
Agron Mustafa.

Sipas tij, ardhjes sė EasyJet nė Kosovės i kanė paraprirė rreth dy
vite kontakte dhe bisedime.

“Herėn e fundit nė muajin dhjetor u takuam me pėrfaqėsuesi e EasyJet
nė Gjenevė dhe pas saj ekipi i aviokompanisė erdhėn nė aeroport dhe bėn
auditimin. Pas rezultateve pozitive tė audimit tė operimeve nė ANP,
erdhi edhe vendimi konkret i kompanisė pėr fillimin e fluturimeve dhe
hedhjen e biletave nė treg pėr shitje. Gjithsecili qė dėshiron tė
udhėtojė mė kėtė kompani tani mund tė blejė biletė online”, tha tutje
drejtori menaxhues, Agron Mustafa.

Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės ėshtė kthyer nė aeroportin mė
atraktiv nė regjion, pėr lidhje tė shumta me shumicėn e qyteteve
kryesore europiane.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

me te rejat nga ekonomia - Faqe 3 Empty Re: me te rejat nga ekonomia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi