Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi


Join the forum, it's quick and easy

Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistrum

Me Respekt// Staffi
Www.ShoqeriaVirtuale.NET
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

opinione

2 posters

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtė

opinione Empty opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:25 am


Presheva aty ku na njohu Woodrow Wilson



opinione F.1207184135873_m
Arben Jahiu



Noli, nė fjalimin e tij para vatranėve (anėtarė tė “Vatrės”), ndėr tė tjera pėrmend disa pėrvjetorė (“aniversarė” u thotė ai) qė pėrkonin me atė vit (1962). Ndėrmjet tyre ishte dhe ai i festimit tė 4 korrikut 1918 (4 Korriku - festa kombėtare e SHBA), kur ai bashkė me pėrfaqėsues nga vende tė tjera, ishte i ftuar nga Presidenca Amerikane nė ceremonitė qė do zhvilloheshin nė Shtėpinė e Bardhė.

Dihet qė kėtė rast, patrioti Fan Noli e shfrytėzoi mirė pėr tė arritur njė mbėshtetje ndėrkombėtare amerikane ndaj Shqipėrisė. Pėr kėtė kremtim, Noli tha nga goja e tij kėto fjalė: ”... fituam njė nga miqtė mė tė mėdhenj i cili shpėtoi Shqipėrinė nga copėtimi”.

Prifti trupvogėl e me zemėr tė madhe, me anglishten e kulluar dhe argumente tė pastra historikė, tėrhoqi vėmendjen e mikpritėsit pėr gjendjen e vendit tė tij, Shqipėrisė, e cila nė atė kohė kėrcėnohej egėrsisht nga copėtimi pėrfundimtar prej shovinistėve fqinjė. Pėr kėtė biseda ndėrmjet tyre e kaloi cakun e kortezisė, madje Uillson i premtoi tė dėrguarit tė shqiptarėve se do ta mbronte ēėshtjen e tyre.

Kėshtu, pas njė viti, mė 1919, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ai kundėrshtoi me forcė shpėrbėrjen e Shqipėrisė, qėndrim qė e renditi atė ndėr miqtė mė tė mirė tė shqiptarėve nė histori.

Mendojmė se kurora qė vendosi Noli nė Mount Vernon, ėshtė historikisht e para me tė cilėn njė pėrfaqėsues zyrtar i shqiptarėve nderon simbolikisht njė komb tjetėr. Madje, si prift qė ishte, e pėrfytyrojmė atė t’i pėrjetonte thellėsisht ato ēaste duke lexuar si nėn zė, edhe ndonjė pėrshpirtje nė gjuhėn shqipe dhe kėtė jo vetėm si rit fetar, por mė tepėr tė dalė nga thellėsia e shpirtit tė tij.

Njė njeri kaq i thjeshtė nė dukje , si prift qė ishte fitoi kėshtu nderin tė shkruante historinė si personaliteti i parė i njė gjysmė Shqipėrie qė po vizitonte Shtėpinė e Bardhė dhe po takonte njė presidentė amerikan .Njė takim i mbushur me karizmin elegant tė Uillsonit dhe thjeshtėsinė e Nolit si pasqyrim i njė vendi tė largėt, tė varfėr, tė panjohur, qė po luftonte pėr jetė a vdekje duke mbrojtur edhe pjesėn e fundit tė tij, shtetin gjysmak shqiptar.

Por shumė bisedat rrodhėn mė vonė , duke vazhduar edhe nė kohėn qė po e jetojmė. Shumė njerėz e bėjnė pyetjen se: Ēka e kishte shtyrė atėherė Presidentin Uillson qė nė njė ceremoni tepėr serioze dhe shumė tė rėndėsishme siē ishte festa e ditės sė Pavarėsisė tė ftonte dhe ta pranonte nė takim prej disa minutash njė prift tė panjohur shqiptar qė pėr vendin nga po vinte askush nuk dinte asgjė.

Ēka e kishte nxituar Uillsonin qė e kishte dėgjuar me shumė vėmendje Nolin deri sa ai po fliste pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, edhe pse ai aty kishte pasur edhe shumė takime me njerėz tė influencės sė biznesit dhe politikės botėrore. Ishte "dashuria nė shikim tė parė" e Uillsonit me Nolin dhe Shqipėrinė qė e kishte nxituar Uillsonin qė tė bėnte njė premtim tė prerė Nolit se nuk do tė lejonte qė shteti shqiptar tė eliminohej. Apo ishte "dashuria pas shumė njohjesh" qė e kishin bindur Uillsonin pėr domosdoshmėrinė e ekzistencės sė shtetit shqip nė Ballkan si forcė e balancės nė raport me shtetet sllave pro ruse. Ku ishte njohur Uillsoni me ekzistencėn e popullit shqiptar, ku mėsoj Ai se duhet mbrojtur Shqipėria si faza e parė e konsolidimit tė politikės amerikane nė Ballkan.

Edhe pse tė panjohura pėr shumicėn shqiptare, historia na kthen disa vite me herėt, kohėn kur Udrou Uillson ishte guvernator i shtetit tė Nju Xhersit. 27 shkurti i vitit 1911 ishte njė ditė e rėndėsishme pėr Uillsonin dhe Nju Xhersin kur po finalizoheshin pėrpjekjet e gjata tė ndėrtimit tė Kanalit ujor tė Morrisit qė do tė lidhet mė vonė me Nju Jorkun dhe Atlantikun.

Atėherė guvernatori i ri Udrou Uillson sė bashku me gjeneralin Edmund Uillson dhe gjykatėsin shtetėror Benet Van Syckel ishin zgjedhur nė krye tė komisionit tė Asociacionit tė Inxhinierisė Civile tė Nju Xhersit qė do tė monitoronin projektin gjigant inxhinierik. Rezultatet e komisionit tė udhėhequra nga guvernatori Uillson u publikuan nė vitin 1913. Kishin tė bėnin me mapat e projektit, fotografimet e terrenit, mjetet financiare dhe pikat tjera tė rėndėsishme tė projektit.

Tek tavolina e guvernatorit dhe kryetarit tė komisionit tė Asociacionit tė Inxhinierisė Civile tė Nju Xhersit Udrou Uillson nė vitin 1913 nuk po qėndronte vetėm projekti kapital i Kanalit tė Morrisit, por ishte edhe projekti tjetėr me vlera tė shumėfishta. "Linja e gravitetit e ekonomisė evropiane nė relacion me kanalin e Suezit" ishte titulluar atėherė nga inxhinierėt e Uillsonit ky projekt. I cili po tentonte tė shėnonte lidhjen magjike mes Danubit dhe Egjeut apo mes Evropės dhe Azisė.

Ishin vitet e gjata bisedimesh, demonstrim force dhe aktivitete tė gjithanshme diplomatike atėherė mes katėr superfuqive botėrore Francės, Anglisė, SHBA-sė dhe Rusisė qė gjithsecila po tentonte tė vendoste monopolin e saj nė kėtė projekt gjigant inxhinierik , bisedime qė po rrezikonin tė degjeneronin nė njė konfrontim tė hapur ushtarak.

Nė tendencė pėr tė ruajtur influencėn e saj nė zonat e trafikut ballkanik, Franca krijoi aleancėn e saj tė parė atėherė me qeverinė serbe tė udhėhequr nga Obrenoviqi, e qė kishte si qėllim tė pėrjashtonte konkurrencėn angleze dhe tė eliminonte rėndėsinė e kalimit tė Gjibraltarit duke krijuar kėshtu rrugėn e re lundruese qė do tė kalonte nė zonat qė nuk do tė ishin nėn influencėn angleze.

Pėr kėtė arsyeje edhe kompania e njohur franceze qė ishte njė konglomerat serbo-francez me emrin "French-Serbian Shipping Company" qė e kishe krijuar Millosh Obrenoviqi pėr tė rregulluar trafikun lundrues nė Danub, Savė dhe Moravė nė bashkėpunim me kompaninė tjetėr franceze "Principal Shipping Company" zhvilluan me miratimin e Napoleonit tė 3 me datėn 14 shtator tė vitit 1850 fillimin e studimeve dhe krijimit tė projektit tė publikuar qė nė atė kohė pėr restaurimin dhe hapjen e njė kanali qė do tė lidhte Danubin dhe Vardarin, pėr tė krijuar rrugėn lundruese pėr nė portin e madh tė Selanikut.

Serbia nė atė kohe kishe shfaqur interesim maksimal pėr kėtė projekt dhe kishte lehtėsuar gjitha proceset ligjore pėr fillimin e punimeve, duke i ofruar tė gjitha hapėsirat qė njė gjė tė tillė ta bėnte edhe Qeveria turke e asaj kohe. Ishte vetėm intervenimi i atėhershėm i Rusisė qė nė momentet e fundit u kundėrshtua aplikimi i "Principal Shipping Company" qė e kishte bėrė me datėn 1 korrik te vitit 1859 pėr marrjen me koncesion pėr 30 vite tė lundrimit nėpėr kėtė kanal posa qė ai tė ndėrtohej.

Millosh Obrenoviqi i kėrcėnuar nga qeveria e Moskės se atėhershme me prishjen e marrėdhėnieve diplomatike (qė pėr Serbin ishin shumė domethėnėse nė kohėn e luftėrave kundėr Perandorisė Osmane) pranoi kėrkesat e Rusisė pėr mos dhėnien me koncesion tė drejtės sė lundrimit kompanisė franceze "Principal Shipping Company" qė ishte edhe pronė e vetė Napolonit tė 3.

Pas shumė negociatave dhe vetėm pas intervenimit tė konsullatės ruse nė Beograd, ishte arritur marrėveshja qė kompanisė shtetėrore ruse ti jepej e drejta e ndėrtimit dhe shfrytėzimit tė mė vonshėm tė kėsaj rruge lundruese dhe mė nė fund marrėveshja ishte arritur me 18 shtator tė vitit 1860.

Marrėdhėniet e prishura me francezet, ishin arsyeja qw mw nw fund Obrenoviqi kishte pranuar tė jepte edhe disa tė drejta tė limituara Francės pėr tė drejtėn e lundrimit, dhe kėshtu ne vitin 1864 francezėt tė irrituar e kishin prishur pėrfundimisht marrėdhėniet me Obrenoviqin dhe e kishin ndėrprerė punimet pėr restaurinim e Moravės dhe as qė kishin filluar ndėrtimin e kanalit.

Derisa tensionet nė aksin Serbi-Francė-Rusi po vazhdonin lidhur me dominimin e projektit dhe rruges lundruese ne vitin 1867 anija me emrin "Morava" me ekspeditėn e udhėhequr nga Ante Aleksiq kishte filluar hulumtimet serioze pėr vlerėsimin e kapaciteteve lundruese te Moravės.

Disa vite mė vonė shoqata me emrin "Messenger of Serbian Learned Society" ne vitin 1879 e publikon librin qė ishte njė punim shkencor i Ante Aleksiq me emrin "Morava , gjendja prezente dhe mundėsitė e saj lundruese" qe ishte njė vlerėsim dhe pohim pėr mundėsin e ndėrtimit tė kėsaj rruge dhe analizat e punės teknike dhe arsyetimin e fitimeve ekonomike.

Por vetėm fillim shekulli i 20 ishte koha kur seriozisht filluan interesimet konkrete pėr fillimin e ndėrtimit tė aksit magjik Danub-Moravė-Vardar-Deti Egje.

Ishte viti 1904 kur filloi lėvizja pėr lidhjen e Danubit me detin Egje dhe hapjen e kanalit qė do ti lidhte kėto dy lumenj. Pėr tu realizuar kjo ide interesim special kishin shfaqur Anglia dhe Gjermania qė si dėmshpėrblim kishin pranuar tė financonin vet punimet dhe krejt projektin.

Ishin kontaktet e bėra me rrethet e influencės sė biznesit ne Angli dhe Gjermani qė i kishin tėrhequr shumė vėmendjen pėr kėtė ide edhe tė qeverisė sė SHBA-sė nė atė kohė, e cila po tentone sė bashku me Anglinė tė minimizonte influencėn franceze apo ruse nė kėtė projekt gjigant, tepėr tė rėndėsishėm pėr transportin evropian.

Kėtu edhe filloi interesimi i parė i njė zyrtari amerikanė pėr tokat e shqiptarėve ishte Asociacioni i Inxhinierisė Civile tė Nju Xhersit, me kryetar tė komisionit guvernatorin Udrou Uillson dhe inxhinierin Eugen Herbel, qė tė parėt kishin pėrfunduar tė gjitha detajet e projektimit tė kanalit tė ri qė do tė shėnonte lidhjen mes Danubit nėpėrmjet Moravės jugore, Vardarit, pėr nė portin e madh tė Selanikut.

Ata e kishin titulluar kėtė projekt me titullin "Linja e gravitetit e ekonomisė evropiane nė relacion me kanalin e Suezit". Rruga drejt presidencės amerikane pėr tė ishte e largėt, por ishte hera e parė qė ai po merrej zyrtarisht me njė projekt qė nuk kishte tė bėnte me shtetin qė ai po e drejtonte, apo edhe as me vetė Amerikėn. Ishte diēka krejt tjetėr jashtė rebusit tė politikės neutraliste amerikane tė asaj kohe. Diēka qė do tė shėnonte njė erė tė interesit amerikan pėr Ballkanin.

Guvernatori Uillson ishte shumė i magjepsur me hapjen e kanaleve ai njėherė e kishte quajtur kėshtu kanalin e Morrisit: "Mjafton qė ėshtė gjenial qė e bėnė atė tė rėndėsishėm". Interesi amerikan pėr rajonin e Luginės sė Preshevės ishte i hershėm shumė mė i hershėm se sa qė dihet dhe shkruhet nga publicistika, historia dhe media shqiptare. Pėr Luginėn e Preshevės shumė kohė mė herėt shfaqen interesat dhe hidhen shtizat e interesit nga fuqitė kryesore tė asaj kohe dhe kohės sė sodit, duke u pėrpiluar plane dhe ide pėr dominimin e rajonit dhe projektit gjigant tė rrugės lundruese Danub-Deti Egje. (projekt qė ėshtė riaktualizuar vitet e fundit prej ish kryeministrit serb Gjingjiq dhe presidentit Tadiq)

Ata e kishin projektuar nė detaje deri nė cdo milimetėr projektin duke shėnuar saktė vendbanimet dhe rajonet ku do tė kalonte kanali duke ofruar fakte tė reja pėr popullsitė e reja por . Ishin faktet e detajuara nga ky Asociacion Inxhinierik qė e kishin njohur Uillsonin me popullin shqiptar dhe gjeopolitikėn e kėtij populli.

Propozimi dhe skemat e realizimit teknik tė projektit menjėherė i ishin dorėzuar administratės sė Presidentit Uilliam Taft, dhe kėshtu edhe pse nė fund tė mandatit tė saj kjo administratė vetėm dy muaj pėrpara se Uillson tė inaugurohej Presiden, kishte filluar bisedimet nė Shėn Peterburg me Carin rus pėr ndėrtimin e pėrbashkėt tė kanalit ujor, qė do tė kalonte krejtėsisht nėpėr Luginėn e Preshevės.

Kėshtu qė me datėn 18 janar tė vitit 1913 gazeta prestigjioze amerikane Nju Jork Tajms publikon raportin nga Vjena me titull "Kapitalistėt amerikan dhe ata tusė kanė arritur marrėveshjen pėr ndėrtimin e pėrbashkėt tė rrugės lundruese qė do ta lidhte Danubin me Detin Egje" duke vazhduar citatin: tė rejat e arritura nga kėtu Shėn Peterburgu tregojnė efektin pozitiv tė bisedimeve ne mes kapitalistėve amerikan dhe atyre Rusė pėr fillimin e pėrbashkėt tė konstruktimit dhe ndėrtimit tė kanalit ujor qė do tė lidhė lumin Danub me detin Egje, kjo do tė thotė njė kanal ujor qė do tė lidhė lumin Morava dhe lumin Vardar deri te ujėndarėsi i Preshevės ku do tė shtrihej pėr nė jug deri tek Vardari i epėrm". (Projekti qė dikur i ishte dorėzuar administratės sė Presidentit Taft sot ruhet nė arkivat e shtetit tė Nju Xhersit, deri sa kopja e tij ekziston nė arkivat private nė Beograd, por pjesė tė tij janė shkatėrruar gjatė Luftės sė Parė Botėrore nga Qeveria Serbe e asaj kohe).

Kėshtu qė prej kėtij momenti edhe fillon bėrthama e parė e njė aleance shqiptaro amerikane, qė zyrtarisht do tė funksionalizohej pasi qė Udrou Uillson do tė zgjedhej president, me 4 mars tė vitit 1913. Ishin faktet precize tė ofruara gjatė projektimit tė kanalit ujor Danub-Deti Egje, mė saktė ishin shqiptarėt e Luginės sė Preshevės qė i kishin takuar inxhinierėt amerikanė, ata qė kishin bėrė njohjen e parė mes popullit mik amerikan dhe atij shqiptar. Sepse kanali qė ata kishin ardhur qė ta projektonin kėrkonte fakte precize nga terreni ku ai do tė kalonte. Pra fakte nga Presheva apo lugina e Preshevės vendi ku duhej kryer punimet.

(Falėnderoj zonjėn Linda Barth kryetare e stafit tė Asociacionit tė Kanaleve tė Nju Xhersit pėr ndihmėn e pashembullt gjatė shkrimit tė kėtij shkrimi)


Edituar pėr herė tė fundit nga blina-- nė Sat Jan 23, 2010 2:26 am, edituar 1 herė gjithsej
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:27 am

Edhe ndėrtuesi, edhe rrėnuesi, janė ndėrtimtarė

opinione F.1207182605973_m

Agim Vuniqi



Nuk ka nevojė pėr ndonjė investigim tė veēantė, vetėm shiko si jetojnė politikėbėrsit..., shiko ekstravagancėn dhe derdhjen e tepruar tė parasė publike nėpėr tubimet elektorale, aty mund t'i gjesh kriminelėt e tė gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinė e estradistėve muzikorė, ke pornografinė politike-publike.
Derisa shtetet pėrreth Kosovės janė nė pėrgatitje e sipėr qė qytetarėt e vet t'i pajisin me pasaporta tė reja biometrike, si njėrin ndėr kriteret KE-sė qė duhet plotėsuar patjetėr, pėr t'ua mundėsuar qytetarėve tė tyre lėvizjen e lirė pa viza; Kosova po pėrpėlitet nė valėt e turbullta tė krizės, e cila veē parandihej pas mbrėmjes sė 19 nėntorit, ditės sė ēlirimit tė Prishtinės nė kalendarin e ish sistemit social-komunist dhe tė mėngjesit tė hershėm tė 20 nėntorit kur udhėheqėsit politikė tė PDK-sė tė pėrzier me kreun shtetėror tė Kosovės dolėn publikisht me skenar tė pėrgatitur pėr pėrmbysjen e koalicionit qeverisės, duke lėkundur balancėn politike pėrbrenda koalicionit, duke shkaktuar njė dridhje politike tektonike, qė koincidentalisht shfaqej si njė tendencė pėr rrėzimin e sistemit kushtetues tė vendit, duke krijuar krizėn qeveritare mu para aktit historik tė mbrojtjes juridike tė shpalljes sė pavarėsisė nė GJND. Sigurisht qė njė veprim i tillė, i papeshuar politikisht, nuk ishte matur mirė, dhe nuk ishte menduar ashtu siē e dhashė interpretimin unė, por efektet politike ishin tė tilla, politikisht tė paparashikuara.

Eksperimenti politik matematikor, i kalkuluar me numrat e deputetėve tė AKR-sė dhe LDD-sė, u tregua si joreal dhe i dėmshėm pėr proceset e mėtejme politike, ishte kjo njė pėrpjekje disa orėshe qė rezultoi si disfatė politike dhe iu kthyer si bumerang PDK-sė, para opinionit vendor. Ky veprim i pamenduar mirė nga aspekti konstitucional dobėsoi dukshėm pozitėn e kėtij subjekti politik nė sytė e qytetarėve, mos tė them qė shkaktoi edhe dėshpėrim. Kjo ishte vetėm uverturė nė krahasim me ngjarjet qė pasuan mė vonė, sė pari nė parlament, e pastaj edhe nė rrugė pėrballė parlamentit, ku mbante konferencė pėr shtyp qytetari Nazim Bllaca, i vetėdeklaruar si anėtar i SHIK-ut dhe kryerės i veprave tė rėnda kriminele tė likuidimit fizik tė njė qytetari dhe pjesėmarrjes nė 17 tė tjera, tė gjitha tė kryera me porosi, ashtu siē jepte shpjegimet i dyshimti, te i cili nuk vėreheshin shenja pendimi, edhe pse pėr kėto akte ai deklarohej publikisht, si i penduar.

I gjithė ky spektakėl medial tronditi shqiptarėt kudo nė botė, ngase ai njėherėsh akuzonte shumė njerėz, si tė involvuar, pėr tė cilėt qytetarėt e Kosovės kishin respekt pėr tė kaluarėn e tyre politike. Sigurisht qė askush nuk mund tė mohoj tė bėmat e tyre pėr rrugėtimin e suksesshėm tė Kosovės, por nėse vėrtetohen si tė sakta pohimet e qytetarit Nazim Bllaca si i dyshuar dhe dėshmitar i vetėm tash pėr tash, atėherė ata duhet tė japin llogari para gjyqėsisė, ngase kėshtu e thonė ligjet vendore dhe ndėrkombėtare, qė pėrputhen me normat e rendit demokratik dhe shtetėror tė Kosovės, e cila ėshtė deklaruar se do tė respektoj kėto parime tė vlefshme pėr tė gjitha shtetet demokratike.

Pse ka jetuar aq gjatė krimi pa u ndėshkuar nė vend, kanė qenė edhe interpretimet shpeshherė tė gabuara tė heshtjes si akt "kombėtarė", ngase shumė persona drejtpėrdrejt tė implikuar vegjetojnė nė partitė politike si persona VIP. Inkriminimi i kaq shumė personave tė rėndėsishėm dhe afria e tyre me krimin ka sjellė vendin para njė krize morale, qė po i hap dyert e kriminalizimit tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė. Tash po kuptohet mė qartė pse u viktimizua ajo dhe pse u pranua aq lehtė shpėrbėrja e saj pas luftės, duke e riformatizuar atė si njė forcė e zbehtė zjarrfikėsish, apo thėnė troē si njė organizatė rezervistėsh tė luftės.

Nuk ėshtė hera e parė nė historinė e krijimit tė shteteve, pas luftės, kur bėhen gabime tė rėnda gjatė fazės kaluese nga lufta nė paqe, ngase "ēlirimtarėt" mund tė keqkuptojnė detyrat e reja dhe meritat e tyre ushtarake t'i personalizojnė duke i keqpėrdorur lidhjet gjatė luftės. Gabimet qė kanė shoqėruar luftėn, tė njė rivaliteti mė shumė politik sesa ushtarak nė mes tė FARK-ut dhe UĒK-sė, po rikthehen tash nė mėnyrė shumė tė egėr nė skenėn politike. Konfrontimi i hapur i linjės sė institucionalistėve, tė cilėt mbetėn mbrapa proceseve tė konsolidimit ushtarak, edhe pėr shkak tė mos prezencės sė tyre nė vend, krijoi diskrepancėn nė mes tė kėtyre dy faktorėve tė rėndėsishėm, qė lufta tė institucionalizohet, dhe pas lufta tė kuptohet si proces i rindėrtimit tė vendit.

Por fatkeqėsisht ndodhi mė e keqja, njė pjesė e madhe e personave agresiv me tė kaluar tė dyshimtė falė angazhimeve ushtarake u pėrvodhėn nė institucionet e pasluftės, duke kryer vepra tė rėnda tė krimit tė organizuar, uzurpime tokash, falsifikim dokumentesh pronėsore, mashtrime gjatė shit-blerjeve, fshehje tė dokumentacionit zyrtar pėr qėllim pėrfitimi, deri te implikimi i drejtpėrdrejt i avokatėve, i prokurorive dhe i gjyqėsisė nė bashkėpunim me krimin e organizuar. Jo rrallė zyrat e gjyqėsisė kosovare ishin vende ku tregtohej pasuria e paluajtshme dhe zyrtarizoheshin dokumentet e falsifikuara, qė gjeti pėrkrahje edhe nė Policinė e Kosovės, mė pak, ngase kompetencat e saj ishin pak mė tė vogla nė krahasim me ato tė drejtėsisė, meqenėse SHPK ishte nus produkt i ndėrkombėtarėve.

Se nuk ėshtė hera e parė qė shėrbimi sekret i ndėrtuar gjatė luftės tė abuzohet, tregoj edhe rasti i Kosovės. Mė e keqja ėshtė se SHIK-u i krijuar me sukses gjatė luftės, dėshtojė pas luftės, dėshtojė ngase institucionet kosovare u dorėzuan shumė herėt nga uragani i presionit tė ndėrkombėtarėve, duke zhveshur pushtetin faktik, nga ai vendimmarrės nė atė shėrbyes. Qė nga atėherė ishte vėshtirė tė kontrollohej SHIK-u, ngase influenca e shėrbimeve sekrete tė ndryshme qė ishin prezentė nė Kosovė pėrmes UNMIK-ut, ishte e madhe.

Kosova ishte bėrė terren i pėrshtatshėm i shit-blerjes sė informatave sekrete, ngase institucionet 'filizė" tė Kosovės nuk kishin ndonjė pėrvojė nė ndėrtimin e shtetit, shumica e tė punėsuarve nėpėr ministri ishin tė papėrvojė, e vetmja gjė qė kishin mėsuar nga sistemi kriminel i Serbisė ishte krimi i organizuar, reketimi, ryshfeti...duke krijuar binomin e kriminelėve vendorė dhe ndėrkombėtarė. Mė e keqja e gjithė kėsaj ishte se kjo e keqe qė po shtrihej gati nė tė gjitha institucionet vendore kishte si arsyetim bizar "patriotizmin".

Ndėrtimi i shtetit shikohej nga prizmi partiak, dhe benefitet qė sillte angazhimi nė partitė politike, kėshtu jo qė ndėrtohej shteti, por ai parcializohej dhe dobėsohej dukshėm, pa tė drejtė. Partitė politike nė marshimin e tyre partiak krijuan shėrbimet sekrete partiake dhe loja politike dalėngadalė po sharronte nė lymin e krimit dhe luftėn e pashpallur tė shėrbimeve sekrete partiake, qė si qėllim parėsor kishte shtrirjen e ndikimit nė ndėrmarrjet publike, aty krijohej edhe pasurimi i pėrnjėhershėm i liderėve politikė, nuk mund tė thuhet qė ndonjėri nga udhėheqėsit partiak ishte imun nga kjo formė e pasurimit tė shpejtė.

Edhe institucioni i krijuar pėr privatizimin e ndėrmarrjeve si ai i AKM-sė- AKP-sė, pa ndonjė kornizė adekuate ligjore, ishte qendėr e mashtrimit dhe vjedhjes sė pasurisė kombėtare, ata janė pėrgjegjėsit kryesor tė dėshtimit dhe gjeneratorėt e shkallės sė lartė tė papunėsisė nė Kosovė. Aty adresohen edhe vjedhjet e shumta tė pronės "shoqėrore"-publike; nuk ka sesi tė arsyetohen as sindikatat lokale dhe ato qendrore qė lejuan plaēkitjen e ndėrmarrjeve publike dhe largimin e dhunshėm tė punėtorėve nga uzinat, tė cilat i kishin ndėrtuar vetė me djersėn e tyre, por edhe me ndihmėn e taksapaguesve kosovarė, tė cilėt padrejtėsisht u vodhėn, u vjedhė edhe pasuria e krijuar e pensionistėve kosovarė...

Nuk ka nevojė pėr ndonjė investigim tė veēantė, vetėm shiko si jetojnė politikėbėrsit..., shiko ekstravagancėn dhe derdhjen e tepruar tė parasė publike nėpėr tubimet elektorale, aty mund t'i gjesh kriminelėt e tė gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinė e estradistėve muzikorė, ke pornografinė politike-publike
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:29 am

A duhet tė futet edukata fetare ne shkollat publike dhe si?

opinione F.1207180927316_m


Fejsal Rr. Spahiu




Ēėshtja se a duhet dhe si tė futet edukata fetare ne shkollat publike si nė Evropė ashtu edhe te ne dhe demokracitė liberale nė pėrgjithėsi ėshtė bėrė gjithnjė e mė e rėndėsishme. Fėmijėt kanė nevojė qė tu jepen njohuritė e nevojshme pėr tė kuptuar rolin e fesė nė shoqėrinė e tyre dhe nė botė, por nė tė njėjtėn kohė ata duhet tė mbrohen nga indoktrinimi, nga mėsuesit e tyre ose zyrtarėt e shkollės.

Ky artikull merr parimet ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe praktikave te disa shteteve evropiane si njė standard qė argumenton se arsimimi 'fetar' ėshtė qasje e fesė nė shkollat publike, dhe qė ėshtė nė pėrputhshmėri mė tė mira dhe standardet ndėrkombėtare tė drejtave tė njeriut hartuar kohėt e fundit.

Nė njė udhėzues te saj te miratuar ne vitin 2007 i quajtur si programi “Toledo” OSBE publikoi programin e saj “Toledo si udhėzues te mėsimdhėnies sė fesė dhe besimit ne shkolla publike” (ISBN 83-60190-48-Cool.

Ky udhėzues ishte pėrgatitur nga njė paneli i ekspertėve tė OSBE-sė pėr lirinė e fesė dhe besimit. Parimet udhėzuese Toledo janė tė bazuara nė pėrfundimet e pėrgjithshme qė janė tė mbėshtetur nga njė konsensus nė rritje midis juristėve dhe edukatorėve, tė cilat duhet tė merren nė konsideratė nga tė gjitha shtetet e OSBE-sė.

Pėrfundimet dhe Rekomandimet e kėtij udhėzuesi janė:

1. Njohuritė rreth feve dhe besimeve mund tė forcojnė vlerėsimin dhe rėndėsinė e respektit pėr tė drejtėn e gjithkujt pėr lirinė e fesė apo besimit, ato arrijnė pėr tė nxitur tė kuptuarit e diversitetit shoqėror dhe nė tė njėjtėn kohė, rritjen e kohezionit social.

2. Njohuritė rreth feve dhe besimeve kanė potenciale tė vlefshme pėr tė zvogėluar konfliktet qė janė tė bazuara mbi mungesėn e kuptimit pėr bindjet e tė tjerėve dhe inkurajimin e respektit pėr tė drejtat e tyre.

3. Njohuria rreth feve dhe besimeve ėshtė njė pjesė thelbėsore e njė arsimimi cilėsor. Ėshtė e nevojshme pėr tė kuptuarit mė tė mirė historisė, letėrsisė, e artit, tė kombeve dhe mund tė jenė tė dobishėm nė zgjerimin e horizonteve kulturore dhe nė thellimin e njė depėrtim nė kompleksitetet e sė kaluara dhe tė tashmes.

Pėrveē kėtyre argumentimeve ekzistojnė edhe dy marrėveshje tė mira nė tė drejtat e Njeriut nė lidhje me fetė, e qė kanė tė bėjnė edhe me fėmijėt dhe arsimimin e tyre. Krahas Deklaratės universale tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė (miratuar ne vitin 1948) dhe Konventės Evropiane pėr tė drejtat e Njeriut dhe Liritė Fundamentale (1950) ekzistojnė edhe dy dokumente tė tjera tė rėndėsishme ajo e Konventės sė OKB mbi tė drejtat e Fėmijėve (1989), dhe deklarata e KB mbi eliminimin e tė gjitha formave tė intolerancės dhe diskriminimit tė bazuara nė bazė tė fesė ose besimit(1981).

Tė gjitha kėto marrėveshje tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut afirmojnė dhe garantojnė tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes, besimit dhe fesė duke pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn e personave pėr tė “manifestuar fenė e tyre” (me fjalė tė tjera tė drejtėn pėr njė fe dhe pėr tė shprehur atė nė mėnyra tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe atė pėrmes mėsimit) si dhe tė drejtėn pėr tė ndryshuar fenė, kurse shteti ka njė pėrgjegjėsi pėr tė siguruar qė kėto tė drejta tė jenė tė respektuara dhe tė mbrojtura (UDHR, nenet 18 dhe 19, ECHRFF ,nenet 9 dhe 10).

Nė lidhje me fėmijėt dhe edukimin e tyre tė gjitha dokumentet dhe marrėveshjet ndėrkombėtare afirmojnė tė drejtėn e fėmijėve nė arsimin dhe theksojnė se rritjen e tyre duhet bazuar; “Nė frymėn e mirėkuptimit, paqes tolerancės, barazisė se gjinive, dhe miqėsisė midis tė gjithė popujve, grupeve etnike, kombėtare dhe fetare. (E shprehur nė nenin 29 tė konventės mbi tė drejtat e fėmijės; shih edhe UDHR neni 26).

Pra neni 29 i UNCRC tregon rėndėsinė e arsimit tė fėmijėve qė tė respektojnė prindėrit e tyre dhe kulturat e tė tjerėve duke i pėrgatitur ata qė tė jetojnė nė mėnyrė paqėsore nė njė shoqėri tė lirė. Artikujt e mė lartė tė kėtyre konventave e afirmuan tė drejtėn e fėmijės pėr lirinė e shprehjes, duke e pėrfshirė lirinė pėr tė kėrkuar, marrė dhe pėr tė dhėnė ide tė ēdo lloji (neni13), dhe se ēdo shtet duhet tė respektojė tė drejtėn e fėmijės pėr lirinė e mendimit,ndėrgjegjes dhe fesė (neni14).

Nė vitin 2001 nė konferencėn botėrore tė OKB-sė kundėr racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisė dhe intolerancės, theksohet rėndėsia e shteteve pėr tė minimizuar dallimet midis popujve... Nė veēanti nėpėrmjet informacionit publik dhe programeve tė edukimit dhe tė kuptuarit e pėrfitimeve tė diversiteteve kulturore. (OKB Konferenca Botėrore, 2001:paragrafi 59)

Ky dokument vazhdon me vonė duke bėrė njė numėr rekomandimesh duke pėrfshirė edhe kėta paragrafė;
Ēdo shtet duhet tė promovojė dhe respektojė politikėn arsimore qė ka pėr qėllim forcimin dhe promovimin e tė drejtave tė njeriut dhe zhdukjen e paragjykimeve, duke siguruar respektimin dhe pranimin e pluralizmit dhe tė diversitetit nė fushėn e fesė dhe besimit (para. 4)

Ata qė janė tė angazhuar nė mėsimdhėnie janė tė inkurajuar pėr tė kultivuar respektin pėr fetė dhe besimet , duke nxitur mirėkuptimin reciprok dhe tė tolerancės. Mėsuesit dhe nxėnėsit duhet tė pajisen me mundėsi pėr takime dhe shkėmbime me homologėt e tyre tė feve tė ndryshme dhe besimeve (para 10).

Tė marra sė bashku kėto deklarata duhet tė sigurojnė njė themel tė fortė pėr programe arsimore qė promovojnė njohuritė,,ndėrgjegjėsimin ndjeshmėrinė dhe mirėkuptimin reciprok nė lidhje me besimet e popujve tė ndryshėm nė botė. Kjo ėshtė nė fakt njė EDUKIM-FETAR e qė ėshtė nė lidhje tė ngushtė me ose si njė dimension me edukimin ndėrkulturor, global, edukimin moral e social.
Bazuar nė kėto tė drejta themelore tė njeriut pėr lirė tė fesė dhe besimit si dhe lirinė e tij dhe atė tė fėmijėve pėr arsimim njė varg shtetesh kanė miratuar lėndėn fetare si njė prej lėndėve mėsimore nė shkollat publike.

Norvegji

Mė 3 maj 1995, njė komision i emėruar nga Ministri i Kishės, Arsimit dhe Shkencės, paraqiti njė raport tė qeverisė e cila sugjeroi qė tė gjithė nxėnėsit - qoftė tė krishterė, muslimanė, hebrenj duhet tė marrė njė edukim fetar tė cilat duhet tė jenė tė pėrbashkėta pėr tė gjithė. Komiteti u udhėhoq nga zotėri Erling Pettersen, i cili ishte nė atė kohė, kreu i Institutit tė edukimi krishterė. (Dhe unė mund tė shtoj: Nė njė fazė tė mėvonshme - Janar 1996 - ai ėshtė emėruar menaxher i Kėshillit tė Kishės. Ndoshta, si njė shenjė vlerėsimi nga bashkėsia e krishterė pėr punėn e mirė pėr tė bėrė tė krishterėve me sa duket i mirė i tė gjithė fėmijėt e shkollave norvegjeze?)

Izrael

Fėmijėt marrin njė edukim tradicional hebraik e qė kanė tė bėjnė me mėsimin biblik hebraisht, si dhe tė mėsojnė fragmente nga Teurati dhe Talmudit (koment mbi shkrimet e shenjta). Me aplikimin e kėsaj metode besohet se studentėt do tė mbajnė edhe njė kujtim tė mirė tė historisė sė kulturės sė tyre dhe njė ndjenjė mė tė fortė tė identitetit kulturor.

Austri
Pėr shkak tė historisė sė Austrisė, si njė perandori shumėkombėshe, pjesėtarėt e besimit sunit islam mėsojnė krah pėr krah me katolik, protestant apo ortodoks pėr fetė e tyre qė nga shekullit i 19-tė. Megjithatė, fėmijėt qė u pėrkasin feve tė pakicave, si ēifute, budiste dhe Shenjtorėve tė Ditėve tė Mėvonshme mėsimi I tyre bėhet nėpėrmjet lėndėve tė tjera alternative si etika dhe filozofia.

Greqi
Nė Greqi, nxėnėsit nė shkollat ortodokse greke nė mėnyrė tipike mėsojnė bazat e besimit ortodoks grek

Gjermani

Shumica e shteteve federale e Gjermanisė, e cila ka njė histori tė gjatė tė ndarjes pothuajse edhe nė mes katolicizmit dhe protestantizmit, kanė njė marrėveshje ku organet fetare mbikėqyrin trajnimin e mėsuesve tė arsimit fetar pėr nxėnėsit protestant, katolik, hebrenj.

Nė njė nga shtetet federale kjo pėrfshin mėsuesit tė krishterė ortodokse. Ky trajnimi ėshtė menduar qė tė kryhen sipas standardeve moderne tė shkencat humane, kryesisht nė kolegje dhe universitete shtetėrore. Mėsuesit qė japin mėsim feje nė shkollat publike, janė tė paguar nga shteti, por janė nėn pėrgjegjėsi e kishave nė lidhje me pėrmbajtjen e mėsimdhėnies sė tyre.

Fėmijėt tė cilėt nuk i pėrkasin kėtyre feve apo nuk dėshirojnė ti zgjedhin pėr njė arsye apo tjetėr zakonisht duhet tė ndjekin mėsimet neutrale nga "Etika" ose tė Filozofisė "nė vend tė tyre. Aktualisht ka njė kundėrshtim tė vazhdueshme pėr futjen e arsimit fetar islam nė Gjermani.

Ndėrsa ka rreth tre milionė myslimanė, kryesisht me origjinė turke, tani nė vend, shumė prej tyre nuk janė anėtarė tė organeve tė mėdha fetare, me tė cilėn shtetet mund tė rregullojnė kėto ēėshtje. Megjithatė, ithtarėt e arsimit fetar islam nė shkollat publike thonė se ajo ėshtė mė e mirė se sa qė fėmijėt tė shkojnė te ndonjė fundamentalist pėr tė mėsuar nėpėr shkollat e tyre (pėr mėsimin e Kur’anit)

Mbretėria e Bashkuar

Arsimit fetar ėshtė njė subjekt ligjor qė tė gjitha shkollat duhet tė mėsojnė, nė Mbretėrinė e Bashkuar. "Kėrkesat ligjore pėr rregullimin e arsimit fetar (RE) ishin vendosur nė ligjin e arsimit tė 1988 dhe u konfirmuan me 1996 dhe 1998".
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:32 am

Rreziku i Gjuhės nga Populli apo i popullit nga gjuha?


opinione F.1207175537191_m

Lavdim Klinaku




Pas shumė pėrpjekjesh e peripecish tė ndryshme, gjuha shqipe mori trajtėn e njėsuar letrare nė Kongresin e Drejtshkrimit tė 1972-ės, pėr tė funksionuar mė pas si gjuhė e vetme letrare pėr tė gjithė shqiptarėt .
Por, a ėshtė unifikuar nė bazė tė standardeve, dhe a u bėnė gabime nė tė (nė kėtė qė po quhej unifikim)?

Pėrpjekjet pėr njė gjė tė tillė (unifikim tė gjuhės) ishin madje shumė tė hershme dhe tė dhėna nė variante tė ndryshme. Qysh mė 1916 nė Komisinė letrare tė Shkodrės u dha propozimi nga pėrfaqėsuesi kryesor i saj Gjergj Pekmezi e nė veēanti nga Luigj Gurakuqi (si kryetar i komisionit) qė elbasanishtja tė ishte baza dialektore e krijimit tė njė gjuhe tė pėrbashkėt letrare. Duke na e bėrė tė ditur edhe neve tash se kronologjikisht gjėrat kanė shkuar nė bazė tė rėnieve mirė tė grupeve ndikuese (gabimi i parė para Kongresit tė Drejtshkrimit). Kjo funksionoi si e tillė njė kohė tė caktuar .

Njerėzit e pendės u detyruan ta pranonin kėtė variant, por duke pasur parasysh gjithherė qė nuk ia kishin vėnė kapelėn njė gjėje tė tillė.
Gjuha e folur shqipe ishte mjaft heterogjene dhe kjo duhet tė pėrfshihej nga tė gjitha pjesėt e tė folurave shqip, duke menduar tė merreshin fjalėt mė tė mira, mė autoktone tė tyre (Dialekteve).

Mė 1935 u formua edhe njė herė komisioni qė tė bėnte pėrpjekje pėr unifikimin e shqipes letrare , edhe kjo pėrpjekje si e tillė qe e dėshtuar , sikurse edhe shumė tė tjera gjer me 1972 tė Kongresit pėrfundimtar tė tij (Tė Drejtshkrimit).

Ėshtė e qartė se gjuha e standardizuar e cilitdo komb nuk mund tė jetė gjuhė e formuar nga specialistėt e Gjuhės, por njė gjė e tillė formohet duke u mbėshtetur nė gjuhėn e popullit, po ashtu ėshtė e nėnkuptueshme se njė dialekt duhet tė bėhet bazė e njė gjuhe letrare , por nuk duhet tė pėrputhet plotėsisht me tė ( dialektin bazė), por duhet tė shikohen edhe dialektet tjera, nėndialektet e madje madje edhe krahinorizmat sepse nuk mund tė cilėsohen krejt tė pavlera pėrderisa janė pjesė e gjuhės qė pretendonte tė standardizohej (Unifikohej)

Ajo qė konsiderohej si dilemė se; a mbetėn tė kėnaqur tė gjithė ata qė kishin gjuhė amė atė pėr tė cilėn flitej aq shumė me Kongresin e Drejtshkrimit? Kėsaj pyetje do tė mund t`i jepej pėrgjigje nga tė gjithė ata qė tė paktėn kishin lexuar pėr Kongresin e Drejtshkrimit.

Pjesa veriore e Shqipėrisė , pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn qė bėnin pjesė nė dialektin gegė shikoheshin me inferioritet (qė vazhdojnė tė shikohen edhe sot e kėsaj dite), pikėrisht pėr shkak tė gegėrishtes, pėrderisa toskėrishtja zuri pėrqindje shumė tė madhe nė atė qė tani po quhej letrare. Por a meritonte me tė vėrtetė qė toskėrishtja tė zinte gjithė atė pėrqindje nė gjuhėn letrare?, apo ndodhi sikur nė shembullin e dhėnė mė lartė tek Komisia letrare e Shkodrės? Mė duket se kjo e dyta qėndron mė tepėr dhe pėr kėtė qė po e them do ta ilustrojė edhe me njė shembull konkret:

Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe qė doli si pjellė e Kongresit tė Drejtshkrimit e hodhi nė shportėn e mbeturinave fjalėn autoktone asht-i qė ėshtė e gegėrishtes dhe do tė duhej tė ishte e tėrė shqipes letrare, Ēabej jep edhe nė librat e tij pėr gjenezėn e shqipes pėr fjalėn asht-i thotė se rrjedhė nga familja e gjuhėve indoevropiane ku bėnė pjesė edhe gjuha shqipe. Nė vend te kėsaj fjale vihet nė fjalorin e shqipes letrare fjala kockė (fjalė sllave) qė vie nga pėrdorimi i toskėve dhe kjo shton me pas edhe njė varg fjalėsh tjera tė huazuara; kockėmadh, kockėhollė, kockėtrashė etj. Ka edhe shumė shembuj tė tillė qė u futėn nė shqipen e unifikuar ,apo mė mirė tė themi qė nė njė farė mėnyre edhe filloj masakrimi i njė gjuhe qė cilėsohej si shumė e pasur .

Vlerėsojeni vet!
Franēesk Solano, i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, thoshte se: “kur shpėrndahet gjuha shpėrndahet edhe populli”. Rreziku i tillė nė Shqipėri ishte jo i vogėl, dhe nga kjo u bėnė ndarje shumė tė mėdha qė vazhdojnė tė jenė edhe sot e tutje. Pikėrisht shkaku i gjuhės ėshtė ajo qė i bėnė popullin shqiptarė tė Kosovės t`i shohin ata tė Shqipėrisė si pėrparimtarė, e nuk ėshtė e ditur qė edhe toskėrishtja nė njė kohė qėndronte nė nivel tė barabartė mė gegėrishten.

E gjithė kjo qė u tha ishte pėrveē tjerash edhe ndihmesė pėr armiqtė tanė (qė nuk ishin tė pakėt) sepse ndarjen nė popull po insistonim edhe ne vet ta bėnim (Ndoshta nga mosdija e njė rreziku tė tillė).

(Autori ėshtė kandidat pėr titullin master, nė degėn e Letėrsisė Shqipe nė UP)
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:40 am


Pandemia A/H1N1 apo Gripi i Derrave, a duhet te kemi frikė?


opinione F.1206163515972_m

Avni Jashari/ Trento Itali




Janė ditė te vėshtira, alarmet, lajmet pėr gripin e ri i cili sipas tyre po vjen ēdoherė duke u rritur? Por cili ėshtė realiteti i kėsaj? Le tė kthehemi pak mbrapa nė histori dhe tė shohim se si bota ishte pėrballur me pandemi tė ndryshme dhe tė shohim se nė ēka duhet tė kemi frikė e nga ēka jo?

Pandemia ėshtė njė thėnie e lashtė greke (Pan-Demus - e tėrė popullata) qė nė kuptim ka njė lloj tė njė sėmundje qė pėrhapet shumė shpejt relativisht nė tė gjitha pjesėt e botės, por kjo nuk do te thotė se virusi ėshtė vdekjeprurės.

Nė shekujt e kaluar pandemitė kanė lindur si pasojė e kushteve tė rėnda jetėsore dhe mos higjienės, ose nėpėrmjet kontakteve tė popujve tė largėt. Njė shembull i kristaltė ashtu ta quaj, ėshtė ajo qė ju kishte ndodhur popullit autokton amerikan nė vitet kur ishte pushtuar, kur vendasit infektohen (dhe vdesin me mijėra) nga e ashtu quajtura “Ftohje Evropiane” e cila ishte e pa njohur pėr sistemin e imunizimit te tyre.

Nėse shkojmė akoma mbrapa nė vitin 430 para lindjes se Krishtit njė ftohje tiroide i vrau njė tė katėrtėn e popullatės sė Athinės sė atėhershme. Rreth vitit 180 pas Krishtit njė epidemi e kaploi Romėn tė cilėn e kishin pruar ushtaret qė luftonin nė lindje, kjo i vrau 5 milionė e gjysmė njerėz, nė njė ritėm rreth 5 mijė veta nė ditė. Prej viti 541 deri nė vitin 750 (pas Krishtit) regjionin mesdhetar e sulmuan pandemia shumė tė rėnda dhe nė harkun kohor tė kėtyre viteve ato i vranė rreth 100 milion njerėz.

Nė Mesjetė pastaj duke filluar nga viti 1347 njė tjetėr pandemi e quajtur “Vdekja e Zezė” (nė gjuhėn shqipe e njohur si “Murtaja”) vjen nga Azia e cila shpėrndahet shumė shpejt nė Evropė e Azi duke vrarė 50 milionė njerėz pėr 6 vjet, vetėm nė Evropė zhduki 25 milion njerėz rreth njė tė katėrtėn e popullatės totale.

Nė 200 vjetėt e fundit pandemitė e Kolerės kanė sulmuar shumė rėnd. Nė vitin 1816 Kolera nga India kalon nė Lindje duke e prekur Kinėn duke vazhduar deri tek deti Kaspik dhe vazhdon duke e prekur Anglinė, Kanadanė dhe SHBA-tė. Nė gjysmėn e vitit 1850 e sulmon edhe Rusinė duke vrarė kėshtu mė shumė se njė milion njerėz, pastaj nga viti 1863 kthehet sėrish nė Evropė e Afrikė. Nė shekullin e kaluar Kolera sulmoi Indonezinė, Bangladeshin, Indinė, Unionin Sovjetik dhe disa shtete Afrikane. Ne vitin 1991 rishfaqet nė Amerikėn Jugore e akoma sot nė shumė zona te planetit tonė tė karakterizuara me kushte tė renda jetėsore e higjienike ekzistojnė epidemi tė ndryshe vdekjeprurėse.

Vitet 1900 karakterizohen me shumė epidemi vdekjeprurėse. Nė vitin 1918 fillon era e epidemisė mė tė trishtė qė ka jetėsuar planeti ynė, ajo fillon nė Spanja e Francė ku pėr shumė pak kohė pėrhapet nė tėrė botėn duke vrarė 50 milionė njerėz pėr vetėm 6 muaj, nė Indi vrau me miliona njerėz nė Itali 400 mijė njerėz humben jetėn nga virusi letal. Po tė kishte ndodh kjo gjė nė vitet e sotme nuk do tė kishte shkaktuar shumė viktima falė antibiotikėve tė avancuar qė kemi nė dispozicion thuhet nė Enciklopedinė mjekėsore. Pas 18 muajve virusi zhduket nė mėnyrė misterioze dhe bėrthama e tij nuk u determinua kurrė me precizitet. Dhe u emėrua “Gripi Spanjoll” shkaku qė filloj nė Spanjė.

Nė vitin 1957 fillon era e gripit Aziatik, e zbuluar fillimisht nė Kinė e cila shumė shpejt arrin nė SH.B.A. ku vrau rreth 70.000 mijė njerėz nė tėrė botėn viktimat ishin nė rreth 1 milion. Me pas pėrcillet Gripi i Hon Kongut i cili nė vitin 1968 vrau me miliona njerėz nė tėrė Botėn, Gripi i Hon Kongut ėshtė akoma sot i pranishėm ne Botė.

Nė vitin 2003 Sarsi futi panikun nė tėrė Planetin i cili si shumė gripa fillon nga Kina dhe shumė shpejt kalon nė Kanada, duke pasur vėshtirėsi ta diagnostifikojnė me kohė dhe nga tjetra anė masmediet e pompozojnė kėtė gjė tej mase paniku kaploj tėrė popullatėn e Botės, por duke ju falėnderuar medicinės se avancuar perėndimore Sarsi ndalohet pa bėrė ndonjė dem tė madh nė popullatė.

Por le ti kthehemi “Gripit tė Derrave” i definuar me emrin A/H1N1 i cili nuk ėshtė hera e par qė e sulmon planetin tonė, ajo ishte shfaqur pėr herė tė parė pak me shumė se 30 vjet mė parė.

Nė vitin 1966 nė SH.B.A. njė variant i virusit H1N1 sulmon bazėn ushtarake Ford X nė New Jersey (Nju Xhersi) mediet e lansojnė njė kampanjė alarmante, qė Qeveria Amerikane vendos ti vaksinoj njė tė tretėn e popullatės amerikane, dhe vet presidenti Gerald Ford e merr vaksinėn nė prani tė medieve, i kėshilluar pikėrisht nga ministri i atėhershėm i mbrojtjes Donalld Ramsfelld njė emėr qė duhet ta mbani mend pėr ma vonė nė kėtė storie. Virusi atė botė e vrau vetėm njė ushtar.

H1N1 bėnė pjesė nė familjen e gripave, ajo sot ėshtė pėrhapur nė botėn si pasojė e njė elevamnti tė derrave nė Meksikė, e cila kaloi nga derri tek njeriu. Infektim si te ēdo grip tjetėr vjen nė formė respiratore ose me kontakte tė gjėrave tė kontaminuara.

Pandemi, Epidemi, Mortajė janė emra qė nė njė formė apo tjetrėn fusin frik dhe panik nė popullatė por qė disa kanė edhe fitime nga kėto p.sh. Hollivudi nė vitet e kaluara ka bėrė shumė filma lidhur me viruse vdekjeprurėse tė cilėt kanė pasur njė publik shumė tė madh dhe fitimet ishin marramendėse. Shpesh kinemaja ka karakterizuar frikėt tona ndoshta pėr ti kuptuar mė mirė ato dhe realitete e tyre.

Ti kthehemi A/H1N1 gripit i cili siē po shihet ėshtė shumė ma i dobėt jo vetėm nga ato pandemi qe i cekėm me lart por edhe nga gripat sezonalė dimėror. Ja se ē`thotė zėvendės ministri i shėndetėsisė Italiane Ferruccio Fazio nė Rai Uno rreth gripit A/H1N1 citoj: E kemi pritur dhe erdhi! A duhet tė kemi frikė? Jo aspak, sepse duke pas parasysh qė ky grip i sulmon mė shumė njerėzit me sėmundje kronike gjė qe bėnė edhe gripi sezonal dhe popullatėn e shėndosh nuk e prek fare. Duke marrė parasysh se gripi sezonal vetėm nė vitin 2004 ka vrarė 20 mijė njerėz ndėrsa ky deri mė tani rreth 6 mijė, nuk mund ta definojmė si njė grip me shkallė rrezikshmėrie tė lartė. Tė sėmurit kronik duhet tė vaksinohen ndėrsa popullata e shėndosh jo.

Atėherė pse vazhdohet tė futet frika dhe tmerri nė popullatė kurse ky virus nga shumė ekspert ėshtė definuar si i dobėt dhe se influencat sezonale nė shumė raste kanė qenė ma vdekjeprurėse kurse A/H1N1 deri me tani ka shėnuar vetėm 6 mijė viktima nė tėrė rruzullin tokėsor. Vetėm nė SH.B.A p.sh. sipas raporteve shėndetėsore q`do vit vdesin rreth 36 mijė njerėz nga gripi i thjesht sezonal.

Imagjinojeni sikur ēdo viktimė (siē po behet me kėto tė fundit) ti kishte zėnė faqet e gazetave nė Amerikė vitin e kaluar do tė kishte shpėrthye njė kaos marramendės. Kjo siē po shihet mediet nė Amerikė e nė shumė vende tė tjera janė lidhur ngushtė me Qeveritė e tyre pėr ti shtyrė popullatėn tė blejnė sa me shumė antiviral dhe vaksina duke pasur parasysh edhe atakun ekonomik qe ėshtė shkaktuar kėtyre dy viteve tė fundit, kjo do tė ju sjell njė rimėkėmbje enorme nė xhirollogaritė e tyre.

Pse te frikohemi kaq shumė kurse kjo influencė, grip apo si te doni ta quajmė, ėshtė ma i dobėt se gripat qė i kemi kaluar tė gjithė ne? Po flasim pėr njė sėmundje qė nė mėnyrė proporcionale vdekshmėria ėshtė 20 herė mė e vogėl se ajo e gripit sezonal, kėtė e kanė konfirmuar edhe shumė infektiologė perėndimor. Ajo qė tė bėnė pėr tė ēuditur ėshtė se si OBSH-ja ngrit nivelin nė shkallėn e 6 pėr njė sėmundje kaq tė pa rrezikshme (ēdo here duke ju referuar eksperteve tė ndryshėm tė kėtij lėmi) kurse vet OBSH-ja nė ueb faqen e tyre zyrtare thotė ti trajtojmė efektet e sėmundjes sikurse ato tė gripit sezonal dhe tė lajmėrohemi tek mjeku vetėm nėse kemi temperaturė mbi 38 shkallė probleme nė frymėmarrje ose komplikime tjera.

Shtrohet pyetja pėrse niveli i kėsaj sėmundje rrinė kaq i lart duke mbushur faqet e gazetave botėrore dhe me qindra programe televizive duke u transmetuar nė TV tė ndryshme? A ka ndokush pėrfitime nga kjo? Deri mė tani vetėm nė Itali ėshtė kėrkuar nga parlamentarėt tė japin pėrgjegjėsi tė gjitha mediet pėr eqesivitetin e lajmeve tė tyre tė tepruara duke futur frik dhe panik.

Me frik dhe panik shitėn mė shumė gazeta, shitėn ma shumė hapėsira tė reklamave televizive, shiten njė ashtu mė shumė barna dhe vaksina. Ėshtė krejtėsisht e qartė qė shumė nga kėto qė i ceka ma lart nė q`do mėngjes qė zgjohen e shohin konton e tyre bankare duke u rritur nė mėnyrė tė pėrshpejtuar.

Shumė sy janė tė fiksuar nė tėrė kėtė marifet kah Amerika e nė mėnyrė parikolare tek njė person qė e ceka mė lart. Duke ju referuar analizave tė njė banke me investimet ma tė mėdha nė Botė GP Morgan vetėm me shitjen e antiviralve q`do kompani qė i prodhon do tė ketė pėrfitime nė kėtė kohė rreth 2 miliard euro dhe nėse i pėrfshimė kėtu vaksinat dhe barnat tjera ajo arrin nė 6 miliard euro.

Por ekziston njė koincidencė me kėto antiviral barnat, Donalld Ramsfelldi (ish nėn sekretari i shtetit nė Qeverinė e Bushit) nga viti 1997 deri nė vitin 2001 ka qenė Kryetar i njė aziende farmaceutike e cila prodhonte barna antivirale. Nė vitin 2005 grupi farmaceutik i lidhur ngushtė me azienden e Ramsfelldit bėjnė njė hap marramendės dhe krejtėsisht pėr njė emergjencė po thuaj te pa nevojshme duke marr parasysh qė tė vdekurit ishin vetėm 369 (nga njė grip) nė krahasim me miliona antiviral tė shitur. Ndoshta nuk ėshtė vetėm njė koincidencė, sepse i njėjti Donalld Ramsfelld nė vitin 1966 ishte pjesė e Qeveris Ford, qė vendosi vaksinimin e masės kundėr epidemisė sė derrit e cila vrau vetėm njė person atė botė.

Pėr ne si njė gjė e re sepse jemi nė sezonin e dimrit por pėr shumė vende nė botė kjo tashmė ka kaluar sepse kanė ardhur stina tė ngrohta. Ta bėjmė njė hap nė Australi ta shohim se si ka kaluar kjo? Me 30 tetor 2009 nė Australi janė shėnuar 3766 mijė raste me gripin e derrit nga tė cilit 186 tė vdekur. Numri i tė vdekurve nė bazė tė tė dhėnave tė ministrisė sė shėndetėsisė Australiane ėshtė shumė mė i vogėl se ai i gripit sezonal duke i marr parasysh vitet nga 2001 deri nė vitin 2007 qė numri sillet rreth 2500 deri nė 3000 nė vit. Duhet tė rikujtojmė qė nė Australi askush nuk kishte marr vaksinė kundėr gripit A/H1N1.

Shtrohet pyetja a duhet tė kemi frik dhe tė preokupohemi? Unė personalisht mendoj se jo pėr tė vetmet arsye qe janė cekur kėtu dhe duke marr parasysh se kjo do ta kėtė fundin sikur se Sarsi e gripi i shpezėve qė nė 2003 respektivisht 2006 mbusheshin njė soj gazeta e televizione duke futur panik e duke thėnė se Sarsi do ta zhduk gjysmėn e popullatės Botėrore. Vlerėsojeni vet se sa i rrezikshėm na qenka tash influenca A/H1N1.



blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:42 am

Ēfarė prisnit juve? - qe SHIK-u, tė jetė kandidat pėr ēmimin Nobel!!!


opinione F.1204141235885_m


Mehmed Azizi




Nė kėtė javė, kudo qė shkon ka njė temė bisede. Ajo ėshtė temė aq e ndjeshme saqė njeriu nganjėherė s’mund ta besoj. Tė bėhet aq e rėndėsishme njė deklaratė e njė “krimineli” e tė mos arrestohet ai, por vetėm i caktohet masa e burgimit shtėpiak ndodhė vetėm nė Kosovė.

Deklaratė pėrmbajtjesore, me emra konkretė, me veprime direkte qė tronditi jo vetėm qytetarėt e rėndomtė por edhe klasėn politike, publikohet dhe besohet menjėherė, edhe kjo ndodhė vetėm nė Kosovė.

Kėtė javė u bė publike njė video e cila po tronditė ēdo ditė e mė shumė popullatėn e Kosovės.

Personazh kryesor i kėsaj video ėshtė njė MERCENARĖ, siē thotė ai, i SHIK-ut, e qė dėshmon pėr njė seri krimesh qė ka bėrė kjo organizatė, ku pjesė e 17 prej tyre ishte vetė, por shkon aq larg sa qė pranon se ėshtė ekzekutor i njėrės nga viktimat...

Sa ėshtė pėr tu besuar kjo?-nėse ėshtė ashtu siē thotė ai, pse ndodhėn kėto vepra kriminale? - por ēka nėse nuk ėshtė ashtu siē pretendon ai?

“Krimineli” thotė se ka kryer kėto krime duke menduar se po bėn gjeste madhore patriotike, duke u bindur nga hierarkia e SHIK-ut se viktimat ishin “spiunė”, kurse pranon se marrėdhėniet e tij me organizatėn ishin prishur si pasojė e mos shlyerjes sė detyrimeve nga ana e SHIK-ut.

Besoni se ėshtė vepėr kombėtare njė punė qė kryhet me para? - jo ajo ėshtė mercenarizėm. Nuk e kuptoj se pse populli ēudite me kėtė deklaratė! - pėr ekzistimin e njė organizate tė tillė kanė qenė nė dijeni tė gjithė, por a ėshtė e vetmja organizatė e llojit tė tillė kjo?

E dini Sigurimin e Atdheut? - e tillė ėshtė edhe ajo. Por nė kėtė rast SHIK-u dėshtoi, duke mos qenė nė gjendje tė zgjedhė agjentėt e vetė, duke angazhuar njerėz tė tillė.

A ėshtė pėr tu ēuditur veprimi i tillė nga ky dėshmitar? - nėse e shikoni nga syri profesional i njė hetuesi, lehtė ėshtė tė bindeni se keni tė bėni me njė “skizofren”.

Gjestet qė bėn ai nė deklaratat e tij, nuk ngjajnė me ato tė njė personi tė gjendjes normale mendore, thotė se japė kėtė deklaratė se jam penduar pėr ato qė kam bėrė, dhe nė fytyrėn e tij nuk paraqitet as edhe njė shenjė mėrzie, por se vetėm shihet njė krenari.

Jep deklaratė nė mes tė Prishtinės, prapė me gjeste anormale, pranon krimin pėr herė tė dytė, pėrgjigjet para gazetarėve me krenari, duke ditur se atė do ta dėgjojnė edhe familjarėt e viktimave, vazhdon mė tej si njė “kapadai” qė ka ēliruar Kosovėn i vetėm.

Kjo pra bėn publike se ēfarė pseudo-organizate ishte SHIK-u.

Nėse ėshtė ashtu siē pandeh “krimineli”, pse ndodhėn kėto?- pėr njė vend qė del nga lufta kėto janė krejt normale! - ashtu edhe nė vendet tjera ndodhin, vriten “spiunėt”, likuidohen kundėrshtarėt, por ama jo nė sy tė familjes, por ama ka njė rregull dhe njė hierarki qė respektohet.

A ka vend pėr shqetėsim tek qytetarėt? - qytetarėt nuk duhet shqetėsuar nga kjo video, ata duhet shqetėsuar pėr personat e implikuar nė tė. As pėr siguri nuk duhet shqetėsuar qytetarėt, ata duhet tė shqetėsohen pėr pėrfundimin e kėtij “seriali thriller”, a do pėrgjigjet dikush pėr kėto krime, ato dolėn nė shesh. Probabiliteti ėshtė 00, pse? - sepse krimet e tilla janė profesionale, dhe nė to nuk lihet gjurmė, apo thėnė shkurt shteti humb vete gjurmėt.

Por pse e bėri? - e bėri sepse ai tashmė vet ndihet shumė i sigurt, e ruan Policia e Kosovės, por edhe nėse nuk do ta ruajnė ata, atė e ruajnė vetė strukturat e SHIK-ut, ngase nuk ėshtė nė interes tė tyre ai tė vritet. Por arsyeja numėr 2 e ruajtjes nga SHIK-u, ėshtė qė tė dinė personat bashkėpunues tė tij, e qė te kunderargumentojnė ēdo gjė qė thuhet nga ai.

Ēka nėse s’ėshtė ashtu siē thotė ai?
Ku do tė pėrfundojė kjo? - nėse shkohet me kėtė ritėm personi nė fjalė do tė dėnohet pėr shpifje dhe njollosje personalitetesh.
Por ama nėse ka interes “Dragodani” kėtu do bėhet njė lėmsh i madh, vėshtirė qė do shpėtojnė ata peshqit e mėdhenj qė paralajmėroi EULEX-i!

Andaj shqiptarė tė dashur ju lutem tė mos e bisedoni kėtė temė nė prani tė fėmijėve, ngase vetėm sa kontribuoni nė traumatizmin e tyre, kurse fuqia jonė nė kėtė vend ėshtė “shumė e madhe”, sepse kėtu nuk kėtė vend nuk ka vetėm peshq tė mėdhenj, por ka edhe balena.

Publikimi i videos ėshtė njė dėshtim i profesionalizmit gazetaresk, ngase nuk pati tė paralajmėruar njė moshė ta caktuar pėr shikimin e kėsaj videoje.

Pėr fund ju them se nėse pėrfundojnė nė grep kėta peshq tė mėdhenj, e sidomos ato balenat, ushqimin e kemi tė siguruar pėr disa vite rresht.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Tue Dec 08, 2009 2:44 am

Hapja e kutisė sė Pandoras



opinione F.1207175833852_m

Alma Lama




Ajo qė pėr vite tė tėra ėshtė konsideruar njė dosje e mbyllur, vrasjet e pasluftės, u hap kėto ditė me njė lehtėsi tė habitshme. Njė njeri i implikuar nė ndjekje, tortura dhe vrasje u vetėdeklarua kriminel, nė mes tė ditės me diell, vetėm pak metra larg ndėrtesės sė qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės. Autoriteti i kėtyre institucioneve pėrfshirė policinė dhe prokurorinė u sfidua si kurrė mė parė. Pas deklaratave tė cilat implikuan bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė kryeministrit tė vendit, i vetėshpalluri vrasės shėtiti i lirė, duke e bėrė edhe mė spektakolare tė gjithė kėtė skenė.

Rreth njė muaj mė parė kishte bėrė tė njėjtin rrėfim tek zyrtarėt e EULEX-it. E po kėshtu dy vite mė parė kishte rrėfyer bėmat e tij nė prokurorinė e UNMIK-ut. Por Nazim Bllaca nuk ishte marrė seriozisht ose mė saktė ende nuk kishte ardhur koha pėr tu marrė seriozisht. Ngjarje tė mėdha e prisnin Kosovėn atėkohė, siē ishte shpallja e Pavarėsisė dhe hapja e kėtyre dosjeve do tė ishte njė vetėvrasje politike. Ama dosja mbeti aty, pėr t’iu lėnė trashėgim misionit tė ardhshėm, EULEX, sė bashku me 2000 dosje tė tjera tė krimeve tė rėnda.

Bllaca si njė test
Vetėm njė muaj mė parė krerėt e EULEX-it bėnė njė deklaratė tė fuqishme sipas tė cilės “peshq” tė mėdhenj do tė dėrgohen pas hekurave. Thonė se aq seriozisht e kanė marrė kėtė punė “peshqit” e mėdhenj sa po investojnė miliona euro nė burgun e Dubravės qė sė paku t’i ngrysin ditėt nė kushte komode. Sepse nuk e ka thėnė kot George Orwell “Tė gjitha kafshėt janė tė barabarta por disa kafshė janė mė tė barabarta se tė tjerat…”

Ata pra, siē la tė kuptohet EULEX, janė pjesė e krimit tė organizuar, e korrupsionit dhe e krimeve tė sė shkuarės. Sepse as Kosova nuk ėshtė njė pėrjashtim; edhe kėtu krimi dhe bartėsit e tyre janė shumėdimensionalė. Tė fortėt bėjnė ligjin dhe ja pse “il pentitto” qė na kujton mafian italiane i ka zėnė nė befasi si kurrė mė parė.

Por EULEX, njė mision i cili ėshtė nė krizė identiteti qė prej zbarkimit tė tij nė Kosovė, duket se e ka pritur kėtė rast tė artė. Mirėpo i duhej njė pėrgjigje e rėndėsishme pėrpara se hedhė grepin pėr peshqit e mėdhenj, pasi ata kanė mbėshtetje dhe mbrojtje publike; janė njerėz me ndikim, tė cilėt mund ta ēojnė vendin drejt destabilitetit. E kjo ėshtė gjėja e fundit qė i duhet EULEX-it. Pra pyetja themelore pėr ta ka qenė: A ėshtė pėrgatitur mjaftueshėm opinioni nė Kosovė, pėr ta hapur kutinė e Pandorės?
E Nazim Bllaca, njė njeri i cili si duket nuk ka ēfarė tė humbasė mė nė jetė, ishte guri i provės. Ai nuk u dėrgua prapa kangjellave kur bėri rrėfimin nė EULEX, por thjeshtė u bė pjesė e skenarit tė pėrpunimit tė opinionit publik, i cili filloi nė Kuvendin e Kosovės dhe pėrfundoi nė rrugė, afėr ndėrtesės sė tij.

Rreshtimi i mediave

Dhe opinioni u testua. Rreshtimi i pjesės mė tė madhe tė mediave nė Kosovė, me ndonjė pėrjashtim, nė mbėshtetje tė emrave qė dilnin tė implikuar nė rrėfimin e Bllacės ėshtė njė provė e fuqishme se porta e sė shkuarės peshon shumė rėndė. Tentativa, madje edhe nga avokati i tij mbrojtės, i caktuar nga Gjykata, pėr ta shpallur Nazim Bllacėn me ēdo kusht njė tė sėmurė psiqik qė nuk di ēfarė flet, ėshtė prova tjetėr. Lidhja me shėrbimet sekrete serbe, duke e quajtur bashkėpunėtor tė tyre ėshtė nė tė njėjtėn linjė. Mosbesimi nga ana e EULEX-it pėr ta lėnė nė ambientet e paraburgimit tė arrestuarin Bllaca, pėr shkaqe sigurie, ėshtė njė tjetėr dėshmi.

Po kush tha se Nazim Bllaca ėshtė njė engjėll xhanėm? A ka njeri qė beson se qėllimi i tij pėr tė thėnė tė vėrtetėn ėshtė fisnik?

Ai doli vetė e deklaroi para kamerave se ėshtė njė kriminel qė ka marrė pjesė nė 17 ekzekutime dhe pėrgatitje ekzekutimesh. Ai, me gjuhėn e trupit qė na e shfaqi para kamerave, rrėfeu se ėshtė i hurit dhe litarit.

Pra nė vend qė mediat tė merren me investigimin e dėshmive tė Bllacės, tė emrave qė ai pėrmendi dhe implikoi, ato u bėnė mburoja e tyre. U shndėrruan nė zėdhėnėse tė tė gjithė atyre qė gjetėn “argumentin” se ky ishte momenti mė i papėrshtatshėm pasi nė Gjykatėn e Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė po flitet pėr Kosovėn. Por a ka moment tė mirė pėr lajmin e keq?

Bllaca versus Bllaca

E Nazim Bllaca gjithsesi ėshtė njė lajm, sa i keq, aq edhe i pashmangshėm.
E po kėshtu misioni i tij si testues pėr hapjen e kutisė e Pandoras ėshtė njė thikė me dy presa. Faktet tregojnė Nazim Bllaca duket se nuk ka qenė njeriu mė i pėrshtatshėm pėr tė testuar nėse shoqėria nė Kosovė ėshtė e pėrgatitur pėr tu ballafaquar me krimet e sė shkuarės, tė kryera nga individė tė caktuar pėr qėllime personale.

Sepse nė listėn e emrave tė ekzekutuar me urdhėr tė SHIK-ut siē ka deklaruar ai bėjnė pjesė edhe ish-bashkėpunėtorėt mė tė zellshėm tė regjimit serb, nė duart e tė cilėve kanė kaluar mijėra shqiptarė, janė ndjekur, torturuar apo vrarė. Vrasja e Selim Broshės, Ibush Kllokoqit apo ndonjė tjetri, le ta themi tė vėrtetėn, ka mbėshtetjen e pjesės mė tė madhe tė njerėzve nė Kosovė, sado johumane mund tė duket kjo. E kėtu kurba e distancimit nga krimi bie nė zero.

Por nga ana tjetėr vrasja e disa figurave tė rėndėsishme gjatė apo pas luftės si Ahmet Krasniqi, i vrarė nė Tiranė, (gjė qė e implikon edhe shtetin shqiptar) Xhemajl Mustfės, Enver Malokut etj ėshtė hija e zezė e sė shkuarės, e cila njė ditė duhet tė daravitet.
Padia e sė vesė sė Abedin Rexhės, pėr vrasjen e tė shoqit nga Gani Geci, promotori i rastit Bllaca nė Kuvendin e Kosovės, ishte reaksioni i parė i fuqishėm qė vuri dorėn mbi plagė. Zonja nė fjalė nėpėrmjet aktit tė saj i dha Kosovės njė mesazh tė rėndėsishėm: asgjė nuk ėshtė bardhe e zi, asgjė nuk ka qenė bardhė e zi.

Njė hetues ndėrkombėtar i UNMIK-ut, i cili ishte marrė intensivisht me krimet e luftės, nė njė intervistė rreth kėsaj ēėshtjeje pat deklaruar: “Kemi shumė raste kur njerėz tė caktuar kanė vrarė njerėz pėr tė qėruar hesape personale dhe kėto krime tentojnė t’i paraqesin si krime lufte.”

Dhe kėtu duket se do tė fillojė misioni i vėrtetė e EULEX-it, tė zbardhė krimet e sė tashmes por mbi tė gjitha tė sė shkuarės, tė kryer nga shqiptarėt, serbėt apo kushdo qofshin ata. Ėshtė thelbėsore pėr kėtė vend qė tė bėhet qartė dallimi i atyre qė kanė luftuar me idealizėm, qė kanė dhėnė edhe jetėn pėr liri, nga profiterėt e luftės qė shpesh janė shndėrruar edhe nė profiterė tė paqes.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:18 pm

Kur realiteti tejkalon imagjinatėn!

opinione F.1208162047463_m

Dr. Kushtrim Alijaj

Shumė nga ju i
keni lexuar Agata Kristin, Leon Tolstojin, Shekspirin, po ashtu keni
parė filma tė Spilbergut e James Cameronit. Tregimet e kėtyre ngjarjeve
kanė lėnė gjurmė tė thella nė mendjen tonė. Ende diskutojmė pėr
“Gjeneralin...” e Kadaresė apo edhe pėr njė dashuri tė pamundur diku nė
njė fshat nė rrethinėn e njė qyteze nė Angli. Por kurrė s’kemi menduar
qė kėta “heronj” janė thjesht tė trilluar, fiktivė.

Edhe shkrimi im ka tė bėjė me njė legjendė. Nuk dua t’ju them qė ėshtė
e vėrtetė, sepse, nėse rastėsisht dikush e lexon kėtė pas 50 vjetėsh,
do tė mendojė se kjo ėshtė njė pėrrallė dhe natyrisht pėr mua do tė
thonė se jam i ēmendur. Por ja… na ishte njėherė… njė ndeshje futbolli,
Napoli-Milan. Derbi i Italisė? Jo! Derbi i Evropės! 100 mijė tifozė. Tė
gjithė brohorisin Maradona, Maradona dhe Maradona!
Ishte ai historia. Emri i tij ishte himni kombėtar i qytetit napolitan,
i shtetit argjentinas. Por tregimi im ka tė bėjė me njė djalė tė ri
atėherė, shtatlartė. Shikim i mprehtė! Ishte djali i Cesares. Falė
babait tij ai ishte aty (gazetarėt thoshin), ai nga bankina kishte
nderin ta shikonte njė ndeshje kaq tė madhe. Por tregimi kėtu merr
pėrmasa anormale. Shih fatin, njė lojtar “me pėrvojė” i Milanit
lėndohet. Trajneri kuqezi pa hezitim thėrret kėtė djalin e Cesares.

Shikuesit qeshin, Maradona ndjehet i poshtėruar, njė fėmijė do ta
ruante nė vazhdim tė ndeshjes. Megjithatė mė ironi qeshi. Eh sa shakanė
do ta bėnte me kėtė djalin e ri. Por, shou pėrfundoi pas 28 sekondash,
Maradona ndal topin, por... e di qė nuk do tė ma besoni brenda njė
sekonde e sheh veten mbi reklamat e San Paolos. Djali i ri, ia kishte
marrė topin, pa faull. Tifozėt prisnin qė dikush t’i zgjonte nga gjumi,
sepse nė realitet kjo nuk bėnte tė ndodhte. Por ndodhi!

Djali quhej Paolo. Pėr tėrė ndeshjen Maradona nuk mund ta prekte topin.
Tani ky djalė mė nuk njihej si djali i Cesare Maldinit. Bota do ta
njihte Cesaren si babai i Paolo Maldinit. Paolo nuk ishte as yll, as
legjendė, as mbinjeri ishte diēka mė shumė. Por ēfarėdo tė thuash pėr
tė, pėrkufizimi mbetet i mangėt, sepse ėshtė mė pak nga ajo qė ai
ishte.

Thonė sė njerėzit qė kanė jetuar nė kohėn e luftės sė Trojės janė
krenuar qė pėrjetuan kohėn e Akilit. Tė tjerėt janė krenuar qė kanė
jetuar nė kohėn kur Aleksandri i Madh ka pushtuar botėn.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:19 pm

Vrasja e arkitektit

opinione F.1208164757215_m

Arch. Ylber Vokshi -Ylli

Cila
ėshtė ajo shoqėri qė e injoron e nėnēmon e degradon e nė fund edhe e
vret arkitekti? Ai pos argumenteve profesionale tė profesionit nuk ka
armė tjetėr pėr tė iu kundėrvėnė kėrkesave tė ndryshme me vend e pa
vend, tė gjithė faktorėve relevant duke mbrojtur interesat e tė gjithė
atyre qė shprehin dėshirė tė jetojnė nė njė shoqėri apo vendbanim tė
urbanizuar, tė cilės me kreativitetin e vet i jep edhe anėn e bukur,
artistike tė vendbanimit. Vrasja e tij herė do kurdo do tė i hakmerret
shoqėrisė si po e tregon realiteti ynė pas dhjetė viteve nė Kosovė.

Nė shtator tė vitit 2000 nė mėnyrė qyqare u vra arkitekti Rexhep Luci
kryearkitekti i Prishtinės. Vrasja e tij as qė i bėri pėrshtypje tė
madhe opinionit publik prishtinas dhe kosovarė tė atėhershėm, ndoshta
edhe nga frika dhe mos kultura e jetės urbane. Pos pasojave tė pa
riparueshme nė fushėn e urbanistikės nė tėrė Kosovėn as qė mundej tė
imagjinoheshin pasojat komplekse tė kėsaj vrasje.

Kryearkitekti i Prishtinės, u mundua te parandaloj shkatėrrimin e
rifilluar tė kryeqytetit, u ekzekutua mizorisht, e si rezultat kemi
shkatėrrimin e Prishtinės dhe Kosovės nė fushėn e planifikimit
hapėsinor dhe urban nė tė gjitha vendbanimet tona. Prishtina ishte
modeli urban tė cilin e kopjuan tė gjitha vendbanimet tjera kosovare
pasi organet shtetėrore, si duket me qellim, nuk kanė vepruar nga viti
2002 kur u krijuan organet e pėrkohshme qeverisėse nė Kosovė tė cilėn e
sundonte UNMIK-u nga viti 1999.

Institucionet pėrgjegjėse tė Kosovės,jo vetėm qė nuk e gjetėn vrasėsin,
lejuan njerėzit te cilėt i luftonte z. Luci me argumente profesionale,
tė vazhdojnė me punėn e tyre, pa qarė kokėn pėr interesat e pėrbashkėta
si nė zonat urbane dhe ato rurale, pothuajse fėmijėt e tyre nuk do tė
jetonin apo do tė jenė mysafir nė kėto hapėsira.

Efekti i “frikės” te profesionistėt u arrit plotėsisht, ashtu si e
kishin planifikuar ekzekutuesit e vrasjes. Tėrė kėtė kohė u ndėrtua pa
planifikim duke menduar se po fitojnė, nga aspekti profesional nė fund
tė gjithė do tė jene humbės tė mėdhenjtė material e sė bashku me ata
edhe e tėrė shoqėria kosovare. Atė qė kemi fituar ne si shoqėri ėshtė
degradimi i pafalshėm i hapėsirave urbane dhe rurale kurse ne jemi
detyruar tė jetojmė nė kėto rrethana jo normale urbane pėr njė shoqėri.


Tė gjitha tentimet e viteve tė fundit pėr tė fajėsuar ndėrkombėtarėt
pėr kėto dukuri qė mė parė ishin tė pa qėndrueshme pasi autorizimet pėr
fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit ishin qartė tė definuar
si pėrgjegjėsi tė pushtetit qendror dhe ati lokal, kurse UNMIK-u aq
shumė i pėrfolur, vetėm kishte rrol mbikėqyrės nė veprimet qė vetė ne i
kemi bėrė nė ndėrtimet me leje e pa leje,nė ngritjen e shoqėrisė tonė
qė e kemi ėndėrruar pas dėbimit tė regjimit profashist gati njė
shekullor serb pas vitit 1999.

Nė njė shkrim tė shtypit kosovar tė kėtyre ditėve arkitekti Rexhep Luci
pėrmendet vetėm si numėr sė bashku me disa aktivist politik tė vrarė nė
Kosovė. As pėr sė afėrmi nuk kuptohet ndėrlikueshmėria urbane dhe
tragjedia e njė shoqėrie me vrasjen e kryearkitektit tė
kryeqytetit,cilat janė pasojat e ndėrtimeve tė pa planifikuara. Kush
urdhėroi tė veprohet kėshtu, a thua dikush mendoi se do tė ketė
pėrfitime tė mėdha materiale me kėtė vrasje, si mundet tė krahasohen
veprimtarėt e ndryshėm politik me zhvillimet jetike urban tė njė
vendbanimi e posaēėrisht tė kryeqytetit, a thua ishin tė rėndėsishme
vetėm interesat individuale tė disa grupeve tė interesit, a thua do tė
ishte ma mirė pėr tė gjithė ata tė cilėt kryen krimin ndaj arkitektit
tė iu pėrmbahen disa standardeve dhe rregullave urbane, me siguri do tė
kishin pėrfitime shumė ma tė mėdha nėse do tė planifikonin hapėsirė
urbane qė na rrethon.

Kush pėrfitoi nga kjo vrasje, me siguri askush, tė gjithė ne jemi
humbės tė mėdhenj. Pasi e vranė atė nė mėnyrė mizore ia futen “frikėn”
profesionistėve tė tjerė pėr mos veprim apo veprime tė dirigjuara
urbane. Njė pjesė e arkitektėve mezi pritėn tė dalin nė skenė si
“shpėtimtarėt” Kosovės duke bashkėpunuar me “kriminelėt e paqes” nė
planifikimin hapėsinor dhe urban nė dhjetėvjetėshin e fundit. Pasojat
sot janė tragjike pėr tė gjithė vendbanimet nė Kosovė, kėto pasoja tė
gjithė ne jemi duke i pėrjetuar sot dhe nė tė ardhmen.

Tė gjitha kėto dukuri shihen, preken e aq ma keq pėrjetohen shumė keq
nga banorėt tanė dhe do tė jenė dėshmi e njė kohe pa kohė, do tė mbesin
me shekuj si relikte tė njė kulture primitive, tė njė kohe tė vėshtirė
qė e ka pėrjetuar kjo shoqėri.

Me vrasjen mizore tė kryearkitektit tė kryeqytetit u vra e tėrė
urbanistika e Kosovės, filloi shkatėrrimi i tė gjitha qyteteve kryesore
tė Kosovės, filloi jo ligjshmėria urbane nė pėrmasa tė pa para qė ėshtė
duke vepruar qė dhjetė vite. Ata tė paktėt qė nė mėnyrė dinjitoze dhe
profesionale reaguan u anatemuan dhe u injoruan tėrė kohėn qėllimisht
duke vazhduar avazin e vjetėr me ndėrtime tė cilėve po ia shohim
sherrin tė gjithė ne.

Askush nuk e ka imagjinuar njė situatė tė tillė pas vitit 1999 kur nė
mėnyrė perfide me njė imagjinatė shkatėrruese dhe destruktive nė
vazhdimėsi me vetėdije po e shkatėrrojnė tėrė shoqėrinė tonė pėr disa
pėrfitime tė mjera personale me pasoja tragjike pėr gjeneratat e
tanishme dhe ato tė ardhshme tė cilat shumica nga mosdija po i
injorojnė. Tė gjitha kėto krime urbane janė bėrė nė emėr tė
atdhetarizmit apo “patriotizmit” tė rrejshėm pasi pas dhjetė viteve
kėto pasoja tė kėtyre veprimeve janė evidente.

Tė gjitha tentimet qė tė punohet ashtu si vepron e tėrė shoqėria e
civilizuar, deri mė tani ishin tė kota pasi nė pushtetin qendror si dhe
nė atė lokal ishin instaluar struktura tė cilėt nuk ngurruan edhe tė
vrasin,pasojat vetėm kanė filluar tė vėrehen nga tė gjithė banorėt e
Kosovės.

Ėshtė momenti i fundit qė aktorėt dhe pėrgjegjėsit kryesor tė japin
llogari para kėsaj shoqėrie qė e anatemuan nė dhjetė vjeteshin e fundit
duke trumbetuar pėr njė patriotizėm primitiv e tė tejkaluar e qė nė
thelb i kishin vetėm pėrfitimet personale,klanore dhe regjionale duke e
flakur rrolin e shtetit dhe interesave tė pėrbashkėta shtetėrore nė
fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urbanizmit.
Kėto ditė kanė filluar polemikat politike pėr vrasjet e pa sqaruara nė
vitet e pas luftės sė vitit 1999,pas dekonspirimit tė njė individi. Ka
reagime me prapavija politike tė ulėta tė cilat dikush po tenton t’i
keqpėrdor. Vrasjet e pa zbuluara tė pasluftės nė Kosovė pos prapavijės
politike kishin edhe atė abuzuese.

Ajo ēka ma sė shumti duhej tė brengoste kėtė shoqėri ėshtė se si u
veprua pas vrasjes sė arkitektit Rexhep Luci, si vepruan tė gjitha
organet shtetėrore,si u zhvillua fusha e urbanistikės,si vepruan
profesionistėt e frikėsuar, arkitektėt dhe urbanistėt nė kėto vite,
etj.

A ka fuqi shoqėria jonė tė fillojė me rehabilitimet urbane tė
domosdoshme gati nė tė gjitha qendrat kryesore tė Kosovės si rezultat i
abuzimeve tė mėdha me hapėsirėn urbane dhe rurale e cila na rrethon pas
vrasjes sė qėllimshme, nė shtator tė vitit 2000 tė arkitektit Rexhep
Luci nė Prishtinė vetėm qė deshi tė respektohen principet elementare si
dhe normat dhe standardet nė fushėn e planifikimit hapėsinor dhe urban.
Kjo jam i bindur se nuk ka ngjarė nė asnjė shoqėri tė civilizuar qė
njeh njerėzimi.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:20 pm

Enciklopedi pėr fqinjėt e mi

opinione F.1208163931822_m

Skėnder Limani

Nė lagjen ku
banoj unė ka shumė zhurmė. Tėrė kohėn ka zhurmė. Pa ndėrprerė e pa
orar. Nė orėn 7 nė mėngjes, nė orėn 8, pastaj nė orėn 15, 17, nė orėn
20 dhe nė orėn 23 tė mbrėmjes, por edhe nė orėn 3 tė mėngjesit, pėr tė
vazhduar pėrsėri nė orėn 7 tė mėngjesit. Dikush mund tė pyes “si ėshtė
e mundshme”? Kėsaj pyetje as unė nuk ia di pėrgjigjen tash e 35 vjet.
Zhurma kėtu nuk ėshtė vetėm pėrshkrim i tonit, por edhe i bėrllokut, i
takeve, i kalamajve qė hedhen jashtė pa pėrkujdesje prindėrore dhe i
gjėrave tė tilla.

Prishtina ėshtė qytet, ėshtė copė betoni, ku nuk do tė ishte ēudi nėse
njė numėr i konsiderueshėm i popullatės tė jetojnė “me allti nė kukė”.
Dua tė them, jetesa nė qytet dhe nė fshat i ka dallimet e veta
specifike. Por, njė pjesė e popullatės sė qytetit, nė kėtė rast, tė
Prishtinės, nuk pėrfillin asgjė, as banorėt “autokton” tė Prishtinės,
as rrugėt e saj, as shkollat, as vend-parkimet, as vendet pėr lojė, as
kafiteritė, e as sjelljen me njerėzit tjerė. Shkurt, njė pjese e
popullatės sė Prishtinės ka prirje qė tė konfiskojė ose tė shkatėrrojė
ēdo gjė qė gjen para vetes.

Kėta njerėz vazhdojnė tė mos respektojnė por edhe tė detyrojnė tė
tjerėt tė mos e respektojnė ligjin jo vetėm nė Prishtinė, por askund nė
Kosovė. Kėshtu, kėta njerėz lehtėsisht kalojnė e bėhen vagabondė e
gangsterė.

Dua tė them, Prishtina ėshtė rast i gjallė qė mund tė shihet e tė
preket dhe qė e arsyeton atė qė vazhdimisht deklarohet qė shqiptarėt e
veriut (kosovarėt) vazhdojnė tė mos kenė ndjenjė se ky vend, ky shtet,
pra Kosova, u takon tė gjithėve e jo vetėm njė pjese tė saj (rėndom
politikanėve dhe gangsterėve tė tyre), pra kosovarėt kanė mungesė tė
ndjenjės pėr shtetformim, pėr tė themeluar e mbajtur shtėpi. Prishtina
ėshtė argument qė shqiptarėt e veriut (kosovarėt) po dalin tė jenė
njerėz me veti shkatėrruese tė natyrshme, ose qė kėtė punė e bėjnė nė
mėnyrė tė pavėmendshme e tė pavetėdijshme, plus qė u vjen mėrzi t’ua
pėrmendėsh. Shkurt dhe thjeshtė, shqiptarėt e veriut (kosovarėt) ende
nuk dinė, ose refuzojnė tė mėsojnė tė jetojnė pa dikė mbi kokė.

Krejt kėto gjėra i pata parasysh nga debati pėr njė Enciklopedi
maqedonase e cila i quante shqiptarėt atje ardhacakė nga mali dhe
pushtues. Nė fakt, pėr kėtė ilustrim, shumė lehtė mund tė merret
shembulli i pjesės sė Shkupit ku jetojnė maqedonasit dhe pjesės ku
jetojnė shqiptarėt. Por, unė, megjithatė, nuk jetoj nė Shkup.

Kėshtu, duke e pasur parasysh atė qė ndodhi, po ndodhė e vazhdon tė
ndodhė nė Prishtinė, shtrohet ēėshtja: a e kanė keq ata dreq letrarė
nga Maqedonia qė shqiptarėt i quajnė njerėz tė malit dhe pushtues? A e
kanė keq ata maqedonas qė shtetin e tyre fals e bėnė realitet? Ose, si
ėshtė e mundshme qė krejt ai mund qė u bė pėr pavarėsi e shtet tė
Kosovės tė shkatėrrohet nė Prishtinė pa pra? Nė fakt, unė po i
referohem vetėm Prishtinės, por e njėjta ka ndodhur dhe vazhdon tė
ndodhė edhe nė Gjilan, Mitrovicė, Pejė, Prizren, Gjakovė dhe nė qyteza
e vendbanime tė tjera.

Ose, a ka ndodhur ky shkarkim i mllefit ndaj Prishtinės dhe
prishtinasve pėr shkak tė varfėrisė dhe situatave tė ngjashme
ekonomike? Jo, sepse askush nuk i ndalon ndėrtimet dhe zhvillimet nė
vendin prej nga vijnė.

Kėshtu, Enciklopedia maqedonase (ajo e vjetra) ndoshta duhet tė
pėrkthehet edhe nė gjuhėn shqipe e t’u dorėzohet edhe fqinjėve tė mi.
Le ta kenė e ndoshta gjeneratat e ardhshme mund ta lexojnė e ta
studiojnė, por tinėz.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:21 pm

Shansi i shpresės

opinione F.1208163244475_m

Blerim Ēoēaj

Nė zgjedhjet e
balotazhit, qytetarė(votuesit) e kanė edhe njė shans tė vendosin pėr
shpresėn, mirėqenien dhe njė tė ardhme mė tė ndritur. Me votėn e tyre,
ata do tė kenė mundėsin pėrfundimtare pėr tė diktuar qeverisjen
lokale,dhe pėr ta diktuar edhe trendin se ka mund tė shkojė nė tėrėsi
politika nė Kosovė.

Rritja e numrit tė votuesve dhe ngritja-rėnia e partive politike, nuk
ishte fenomeni i vetėm i zgjedhjeve lokale tė 15 nėntorit nė Kosovė.
Njė nga fenomenet e kėtyre zgjedhjeve, ishte dhėnia edhe tė njė shansi
tė tė paditurve dhe njerėzve me biografi “tė zezė” politike.

Votuesit, fatkeqėsisht nė disa qytete, sėrish u pėrcaktuan pėr
kandidatė tė cilėt me dekada politikėn e kanė shikuar si njė vend ku
mund tė pasurohesh brenda natės. I “dogjėn” shumė kandidatė mė vizion
dhe moral njerėzor, dhe avancuan njerėzit me “stazh” tė vjetėr politik.
Njerėzit qė me vite tė tėra, pėrveē propagandave dhe varfėrisė politike
dhe ekonomike, me vite tė tėra nuk i sollėn asgjė tjetėr kėtij vendi.

Pra, kėto zgjedhje pėrveē qė treguan, pėrforcuan edhe njė herė faktin
se politika nuk ėshtė shansi i mė tė diturve. Ky fenomen sa
“interesant”, por shumė i dhimbshėm, ishte njė nga sinjalet mė
domethėnėse tė zgjedhjeve tė 15 nėntorit, pėr tė kuptuar thelbin e
politikės sė Kosovės, e cila pas shpalljes sė pavarėsisė, po vazhdon tė
pėrballet me probleme nė shumė sfera. Por, pėr tė pėrmirėsuar sado pak
gabimin e 15 nėntorit, nė shumicėn e komunave tė Kosovės, votuesit e
kanė edhe njė shans tjetėr-atė tė 13 dhjetorit.

Nė zgjedhjet e balotazhit, ata e kanė shansin tė vendosin pėr shpresėn,
mirėqenien dhe tė njė tė ardhme mė tė ndritur. Me votėn e tyre, ata do
tė kenė mundėsin pėrfundimtare pėr tė diktuar qeverisjen lokale, dhe
pėr ta diktuar edhe trendin se ka mund tė shkojė nė tėrėsi politika
kosovare. Ata kanė edhe njė shans pėr t’u pėrcaktuar pėr kandidatėt, qė
kanė mbetur nė balotazh, nė garė nė shumicėn e komunave.

Pėrcaktimi i drejtė i tyre, do tė qartėsojė shumė dilema, tė cilat po
ekzistojnė nė skenėn tonė politike, jo vetėm nė nivel lokal por edhe nė
atė qendror. Votuesit para se tė pėrcaktohen,do tė duhej qė tė bėjnė
krahasime nė mes kandidatėve tė tyre qė kanė mbetur nė balotazh. Nuk
kanė arsye tė veprojnė dhe tė pėrcaktohen si nė vitet e kaluara. Qė
budallait t’ia mundėsojė t’i “shes” mend tė menēurit.

Ka ardhur koha qė nė majat e politikės tė ngjiten mė tė menēurit. Ata
qė para se tė kandidojnė pėr poste politike, investuan nė aspektin
intelektual nė vetvete. Nė trojet shqiptare historikisht dihet se
politikėn rrallė herė e kanė bėrė mė tė menēurit. Madje, as Mbreti
Ahmet Zogu nuk ishte ndėr mė tė zgjuarit, as ndėr mė tė menēurit. Ai i
pėrkiste njė fisi shumė tė njohur tė Shqipėrisė veriore. Kushdo qė
ishte i zoti tė mblidhte nja 1 000 pushkė, nė Shqipėrinė e viteve
20-tė, mund tė vinte nė pushtet.

Zogu ishte njė prej atyre qė kishte mundėsi tė grumbullonte rreth vetes
mbėshtetės, ushtarė, apo mercenarė, kur tė donte dhe si tė donte. Por
pėr ta mbajtur pushtetin duhej tė ishe edhe njė njohės i mirė i
mentalitetit shqiptar. Megjithatė, Mbreti Zog, para se tė bėhej i
tillė, ishte njė kalorės i mirė. Vetėm njė model i tillė, nė atė kohė
mund tė ēante pėrpara Shqipėrinė.

As Enver Hoxha nuk ishte, ndėr mė tė shkolluarit nė Shqipėri. Pas
kthimit nga Perėndimi, pėrkundėr mesatarizmit tė tij intelektual, ai
rezultoi i mjaftueshėm pėr ta vėnė nė krye tė atyre njerėzve qė morėn
pėrsipėr tė luftojnė me vendosmėri fashizmin. Fatkeqėsisht pėr tė qenė
i suksesshėm nė politikė edhe nė kėtė kohė tė zhvillimit tė demokracisė
nė Kosovė, nuk duhet tė jesh shumė i menēur. Madje, kėtu mė lehėt mund
tė ngritėn nė skenėn politike, ata persona qė nė jetėn e tyre vendit mė
shumė i kanė shkaktuar kataklizėm shoqėrore.

Shembuj “mė tė mirė”, fatkeqėsisht kurrė nuk do tė kishim mundur tė
gjenim, madje as me konkurs ndėrkombėtar,si dy deputetėt e Parlamentit
tė Kosovės nga radhėt e LDD-sė, Gani Geci dhe Adem Salihaj. Qytetarėt
(votuesit), nuk kanė asnjė arsye tė vetme tė shprehin zhgėnjimin e tyre
pėr trendin e rėndė aktual politik tė Kosovės. Dy regjisorėt e CD-sė sė
Nazim Bllacės, nuk kanė hyrė me parashutė nė Parlamentin e Kosovės.
Vota e tyre e “drejtė”, ishte ajo qė ua dha mundėsinė qė nė kohėn kur
mė sė paku i duhej vendit tė krijojnė CD dhe ngjarje tragjikomike.

Pėrveē qė terrorizuan dhe keqpėrdorėn votėn e qytetarėve, kėta deputetė
keqpėrdorėn edhe Kuvendin e Kosovės. Se a kanė pasur tė drejtė apo jo,
qė kanė gjetur kėtė rrugė tė “denoncimit tė krimit”, do ta dėshmojė
koha, por e rėndėsishme ėshtė se kėta dy xhiruesit e CD-sė, nuk e
dogjėn rrugėn ligjore. Treguan se pėr sa kohė qė kanė qėndruar nė
skenėn politike dhe nė Kuvendin e Kosovės, jo qė nuk kanė punuar pėr
avancimin e drejtėsisė, por pėr shkatėrrimin e saj.

Figura tė tilla politike tė cilėt nė vend tė avancimit, angazhimet e
tyre me vite i kanė orientuar nė degradimin e organeve tė drejtėsisė,
nuk ekzistojnė vetėm nė Parlamentin e Kosovės. ”Patriot” tė tillė si
Geci e Salihaj, ka me bollėk nga shumė parti politike, edhe nėpėr
kuvende tė komunave tė Kosovės, por qė zėri i tyre nuk ka mundur tė
dėgjohet dhe tė marrė jehonė.

Fatkeqėsisht, votuesit nė zgjedhjet e 15 nėntorit rizgjidhen sėrish
figura tė tilla politike. Njerėz qė nė vend tė rrugės sė drejtėsisė,
pėr tė “zgjidhur” probleme tė caktuara, janė mėsuar tė ndjekin atė tė
anarkisė. Imunitetin e fituar, ata tashti presin qė ta pėrforcojnė nė
zgjedhjet e balotazhit tė 13 dhjetorit. Votuesit kanė edhe njė shans
pėr t’u pėrcaktuar pėrfundimisht pėr ata kandidatė qė nė vete kanė
moral njerėzor dhe politikė.

Mė 13 dhjetor qytetarėt me votėn e tyre do tė kenė edhe njė shans tė
ri, - zgjedhjen e njerėzve tė menēur dhe shpresėn pėr njė tė ardhme mė
tė mirė tė tyre.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:23 pm

Trashėgimia e Kosovės ėshtė shtėpia jonė

opinione F.1208161942353_m

Berat Armagedoni
Kosova ėshtė shtet
i ri, por ka kulturė shumė tė vjetėr. Ėshtė shtet shumetnik, laik dhe
mik. Ėshtė thėnė, nga shumė etnologė e historianė ballkanikė, se ky
vend ėshtė thesar i kulturės sė Ballkanit, kurse se ėshtė e vendosur nė
tokėn Dardane. Nėpėr kohė tė ndryshme, gjatė luftėrave, ėshtė dėshmuar
edhe si vend i paqes.

Sido qė tė ketė qenė e kaluara e saj dikur, e kushdo qė tė ketė jetuar
nga tė parėt tanė kėtu, sot, duke qenė shtet i tillė (shumetnik, laik e
mik), brenda territorit shtetėror tė vet ka kulturė, gjithashtu,
shumetnike, tė cilėn pėrpiqet ta ruajė, me mish e me shpirt, edhe me
pakicat (turqit, serbėt, boshnjakėt, romėt, ashkalitė).

Por, problemi ėshtė qė, sot Kosova nė kohė paqe ka edhe pak shkėndija tė luftės nė trashėgiminė kulturore!

Nė kėtė bashkėjetesė shumetnike ajo sot ka disa probleme, tė cilat herė
sa vijnė e i shtohen, herė sa vijnė e i zvogėlohen! Krejt kėto
paradokse tė dėmshme pėr trashėgiminė, kemi qenė dėshmitarė, se kanė
ndodhur pas pėrfundimit tė luftės (kujtojmė trazirat nė mars tė vitit
2004 nė disa komuna tė Kosovės). Njė, pėr shkak tė temperaturave
politike tė asokohshme ndėrmjet Kosovės e Serbisė: E para, qė bėnte
rrugė drejt formimit tė shtetit tė pavarur; E dyta, qė protestonte e
kėrcėnonte, kinse kjo ėshtė pjesė e vet, e Jugosllavisė, pa qenė e saj.
Dy, pėr shkak tė vetėdijes sė ulėt tė opinionit pėr vlerėn e
trashėgimisė.

Por, pas tė gjitha atyre kthesave tė shpeshta e tė kohėpaskohshme,
erdhi njė e mirė e pėrbashkėt e, e pėrhershme, pėr tė dyja vendet: Pas
konflikteve fizike e diplomatike, Kosova u bė shtet, u nda nga
ish-Jugosllavia. Formoi parlamentin dhe shkroi, me kėshillat e miqve
ndėrkombėtarė, Kushtetutėn. Ndėrsa, Serbia, vazhdoi shtetėsinė e
britmėn e vet pėr Kosovėn, por pa tė, deri edhe sot. Ndėrkohė, nė
Kosovė u hapėn e u mbyllėn edhe shumė probleme tė tjera. Aty-kėtu, si
jermė, pėrmendej edhe ēėshtja e trashėgimisė sė saj kulturore.

Por, problemi ėshtė qė, sot njė pjesė e madhe e trashėgimisė kulturore tė Kosovės nuk nderohet!

Sot Kosova ka trashėgimi tė vet ashtu si mė parė, ka identitet evropian
ashtu si mė parė, simbole tė reja si kurrė mė parė (flamur e himn).
Ndėrsa, nderohet, si komb shqiptar. Ajo ėshtė, po qe se i duhet
Serbisė, fqinje e mirė pėr tė dhe pėr tė gjithė fqinjėt e tjerė nė
Ballkan.

Por, problemi ėshtė qė, sot pėr trashėgiminė kulturore tė Kosovės pėrkujdeset pak kush e i bėn dėm shumėkush.

Kjo dashamirėsi ndėrmjet fqinjėve ruhet e i shtrin rrėnjėt e miqėsisė,
nėse brenda vendit tonė respektojmė e ruajmė - trashėgiminė e shtetit
shumetnik - objektet materiale tė shenjta tė tij (shtėpitė e ZOTIT):
kishat, xhamitė e manastirėt; objektet si: muzetė, kullat, hamamet,
urat; vlerat shpirtėrore: kėngėn, vallėzimin; vlerat e punėdorės:
veshjen, qėndisjen, drugdhendjen e gurgdhendjen e plot punė tė tjera me
interes pėr shkencat e pėr artet.

Mė konkretisht, duhet tė kihet pėrkujdesje mė e madhe pėr: Muzeun
Etnografik nė Pejė, Muzeun Kombėtar tė Kosovės, Muzeun Hekurudhor tė
Kosovės, Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” nė Prishtinė, shtėpinė e
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Muzeun Arkeologjik nė Prizren, Muzeun
nė Mitrovicė, hamamet dhe kalatė e shumta tė shndėrruara nė muze. Ka
dhe shumė objekte tė tjera me rėndėsi tė veēanta, por shqetėsimet duhet
dhėnė sė pari pėr kėto.

Sigurisht se nė tė gjitha kėto objekte ka pjesė tė folklorit, nė kėtė
kontekst, tė popullit shqiptar, madje pjesė mė tė veēanta e mė tė
paharrueshme tė tij, tė cilave u duhet pėrkujdesje e shtuar e mbrojtje
e autorėsisė nga njerėzit e ligj, edhe kur provokohen e pėrpiqen tė
pėrvetėsohen ato sende nga dora e huaj pa qenė tė saj!

Por, problemi ėshtė qė, sot Kosova ka pak para pėr ruajtjen e
trashėgimisė kulturore dhe pėr promovimin e saj nė Evropė dhe nė Botė.
Madje, ka pak njerėz tė vet qė dinė si t’i mbėshtesin projektet rreth
saj.

Nė Kosovė ka pėrfunduar lufta qė dhjetė vjet, por edhe pas kėsaj dekade
zhvillohet njė luftė e ftohtė nė dhe pėr kulturėn e saj. Ashtu si mė
parė, ende kultura e saj ėshtė nė krizė. Ende s’i jepen para tė
bollshme nga institucioni kryesor i saj - Ministria e Kulturės, nuk
mbrohet e as nuk mbulohet sa e si duhet as nga kjo ministri e as nga
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.

E tillė ėshtė e gjendja trashėgimisė kulturore tė Kosovės. Ndėrsa njė
pjese tė saj ēdo ditė vdekja i sillet pėrreth! Nė ē’mėnyrė?

Nė disa komuna tė Kosovės, nė tė cilat ende ka frikė se mos dikush
dėmton trashėgiminė, ruhen objektet nga policėt e Kosovės, tė EULEX-it,
madje edhe nga ushtarėt e kontingjenteve tė atyre shteteve tė botės qė
janė tė pranishme nė Kosovė qė nga pas lufta.
Ruhen shtėpitė e ZOTIT. Ruhen punėt e njerėzve. Ruhen edhe njerėzit sė
bashku me to. Pra, pasi janė tė rrezikuara, duhet tė ruhen, njashtu
sikurse pylltari pyllin, njashtu sikurse bariu delen, njashtu sikurse
ushtari kufirin, njashtu sikurse njeriu sendin e vet.

Kėshtu qė, sot trashėgimisė kulturore sė Kosovės, para sė gjithash, i
duhen: roja e pėrbashkėt dhe respekti, patjetėr pėrkrahja materiale nga
shteti e institucionet e saj, pse jo edhe nga ndonjė organizatė ose
fondacion jofitimprurės (bėmirės) siē ėshtė “CHwB” - Fondacion pėr
Trashėgimi Kulturore pa Kufij.

I duhet pėrkrahje edhe nga ndonjė qendėr e madhe kulturore, siē ėshtė
Centre Franēais de coopération “Jain Monnet”, qė brenda njė viti
zhvillon mbi 1 000 aktivitete nė Evropė. Zhvillon edhe nė Maqedoni,
qoftė duke pėrkrahur projektet e rinisė nė trajnimin (aftėsimin) e saj
pėr sensibilizimin e opinionit tė gjerė publik dhe pėr trashėgiminė
kulturore e historike, por edhe pėr pasuritė natyrore tė vendit. Po
ashtu, ėshtė interesuar t’i japė hapėsirė pėr gjetjen e potencialeve
ekonomike pėr restaurimin e ndonjė objekti kulturor tė dėmtuar.

Pasi ndihma e kėsaj shoqate i duhet Kosovės domosdo, po kaq
domosdoshmėrisht Ministria e Punėve tė Jashtme tė Kosovės duhet t’i
obligojė punonjėsit e saj (zyrtarėt) pėr tė organizuar takime me
pėrfaqėsuesit e kėsaj shoqate dhe ndonjė tjetėr tė kėtij soji nė Botė,
sepse Kosova nė kėtė kohė ka shumė nevojė ta sjellė botėn pėrreth
vetės.

Pra, pėrkrahjet qėllimira janė tė mirėseardhura nga cilido fondacion
apo shoqatė i cilido shtet. Megjithėse, tekembramja, edhe nėse nuk na
mbėshtet askush, kėtė detyrė, me vullnetin mė tė madh, duhet ta kryejė
gjithkush, sidomos ne si popull, sepse po flitet pėr trashėgiminė e
popullit tonė. Andaj, pasi ėshtė e jona, t’i ruajmė e t’i nderojmė ato
qė i kemi vlera tė pėrbashkėta, bashkėrisht. Tė jemi mė tė pranishėm e
mė tė lidhshėm me kulturėn. Mundėsisht tė marrim ndonjė aksion pėr
organizimin e seminareve, me qėllim tė ringjalljes sė zanateve tė
vjetra dhe tė artizanateve qė janė nė zhdukje e sipėr nė komunat e
qyteteve tė Kosovės, por edhe prezantime tė ndryshme pėr t`i bėrė me
dije publikut edhe ato pjesė tė historisė e tė etnologjisė sonė qė janė
harruar, janė duke u harruar e duke u shkatėrruar, njėkohėsisht. Se,
pėrkujdesja ndaj trashėgimisė, sinqerisht, ia rrit vlerėn shtetit,
punės sė njeriut dhe tė Zotit.

Por, nga tė gjitha kėto tė kėqija, ėshtė edhe njė e mirė: sot kemi
shumė miq nė Kosovė qė pasurinė shtetėrore tonėn e konsiderojnė pasuri
tė shtėpisė sė vet, qė punojnė vazhdimisht dhe qė premtojnė edhe mė
tutje ndihmė pėr ne.

Tekefundit, kėta janė shpresa e fundit e vetėdijesimit tė
institucioneve dhe tė shoqėrisė sonė pėr ruajtjen dhe promovimin e
trashėgimisė kulturore kėtu e kudo!
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:24 pm

Bllaca, “tėrmeti”, ankthi...


opinione F.1205180747277_m

Agim Muhaxheri
















Procesi hetimor ndaj tė pandehurit Nazim Bllaca, i cili e "dridhi"
Kosovėn, po rrjedhė sipas ritmit tė paraparė. Tė enjten (3 dhjetor), nė
Prokurorinė Speciale, dėgjohet nėnkryetari i LDD-sė, deputeti Adem
Salihaj, nė rolin e dėshmitarit dhe viktimės. Prokurori i EULEX-it,
italiani Maurizio Salustro shpalos dosjen. Nė dosje gjendet edhe CD-ja
e cila shkaktoi "tėrmet", shokoi qytetarėt.

Gėnjeu, apo jo "pacienti" i Salustros, ka mbetur tė verifikohet,
analizohet nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė. Tė pranosh publikisht se ke
kryer vrasje, nuk do tė thotė se je vrasės, "pranimi" s'ėshtė provė e
sigurt, kėshtu thuhet nė paragrafėt e kodeve tė procedurės penale.

Dikur Maurizio Salustro ishte gjykatės i UNMIK-ut. Ky i bėri gjyq nė
shkurt tė 2008-ės tė akuzuarit tė OKB-sė, liderit tė Vetėvendosjes!
Albin Kurtit, tash paraqitet nė rolin e prokurorit tė EULEX-it.

Sa do tė ketė forcė e shkathtėsi Salustro tė ndriēoj "aferėn Bllaca",
t'i nxjerrė me "picetė" bosėt, urdhėrdhėnėsit dhe ekzekutorėt e
vrasjeve politike, kjo pritet tė shihet.
Kush i ka duart e pėrlyera me gjakun e shqiptarėve le tė japin llogari.
Shpata e drejtėsisė nuk e kursen askė, askush s'ėshtė mbi ligjin.

Nuk dihet se kush do tė ndiqet penalisht, kush do tė jenė dėshmitarėt e lėndės penale.
Gjykatėsi i procedurės paraprake, i EULEX-it, Francesko Flori mė 1
dhjetor i caktoi arrestin shtėpiak Nazim Bllacės, i dyshuar tė ketė
kryer njė vrasje dhe i pėrfshirė nė vrasje tė tjera.

Disa ditė para se tė ndodhė arresti i Bllacės, nė parlamentin e
Kosovės, deputetėt Gani Geci e Adem Salihaj e bėnė ēėshtje rastin e
tij, bėnė me dije edhe pėr CD-nė e diskutueshme.

Bllaca doli nė skenė pikėrisht mė 29 nėntor, e zgjodhi vendin, nė
afėrsi tė selisė sė Kuvendit tė Kosovės, tė mbaj konferencė me
gazetarėt. Ai u rrėfeu atyre pėr historinė e krimeve, vrasjeve
enigmatike, pranoi se njėrėn nga vrasjet e ka kryer vetė. Bllaca, po
ashtu, derisa fliste mbante nė dorė letėrnjoftimin e tij, sipas tė
cilit del se ėshtė i lindur mė 1 prill 1972. E kreu punėn e vet Bllaca
pa asnjė "ferrė nė kėmbė". Vajti ai nė shtėpinė e vėllezėrve tė tij, nė
fshatin Ribari i Madh tė Lipjanit.

Tė nesėrmen, mė 30 nėntor, ndodhi arrestimi i tij. Gjykatėsi Flori i
caktoi masėn e arrestit shtėpiak prej 30 ditėsh. Mbrojtėsi i Bllacės,
Haxhi Millaku u dha deklaratė gazetarėve para Gjykatės sė Qarkut nė
Prishtinė, u bėri me dije se ka propozuar qė ndaj klientit tė tij tė
bėhet ekzaminimi neuropsikiatrik. Mbrojtėsit, zakonisht, "kapen" nė
kėso finesa, u pėrmbahen etikės sė tyre qė tė kryhet njė formalitet
ligjor.

Bllaca, "njeriu i SHIK-ut", ka pohuar se di shumėēka pėr vrasjet e
kryera pas luftės. Njėri nga dėshmitarėt, pėr tė cilin thuhet se ėshtė
suspenduar nga policia, rrėfeu se si nė shtėpinė e tij Bllaca t'i ketė
thėnė se nėse i likuidon kėtė e atė person (i ka pėrmendur emrat) do tė
marrė "para me thes". "Njeriu i SHIK-ut", sipas kėtij dėshmitari paska
qėndruar dy vjet nė Serbi! Nėse kjo rrethanė vėrtetohet, atėherė
shtrohet pyetja: Ē’kėrkoi Bllaca nė Serbi ?!

Arresti shtėpiak i kėtij tė pandehuri ndodhi njė ditė para se tė nisė
procesi nė Hagė, shqyrtimi i ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės. A
ėshtė kjo koincidencė, apo arrestimi ishte paraparė atė ditė?!

Mbeti enigma. Ēka e shtyri Bllacėn tė deklaroj atė ēka ka deklaruar, dy
ditė para se tė nis procesi nė Hagė. Kush fshihet prapa kėtij skenari?
Nė shtetet normale, aty ku ka sistem tė mirėfilltė juridik, nuk ndodhė
qė ndokush i dyshuar pėr vrasje tė lehet i lirė, t'i caktohet
formalisht masa e arrestit shtėpiak. Akėcili person do tė arrestohej,
po tė mbante konferencė me gazetarė, t'u thoshte gazetarėve se ka
vjedhur kaq e kaq pula, e lėre mė t'u thotė se ka vrarė njerėz...
Policia, ajo e EULEX-it e kurseu Bllacėn, nuk e futi nė birucė!
Akėcili i dyshuar shkon nė fllad pėr njė allti, armėmbajtje pa leje.
Ndėrkaq, Bllaca i dyshuar pėr vrasje - shkon nė shtėpi ! Kjo ėshtė non
sens juridik.

Nė historinė e proceseve, ka pasur raste kur ndokush ka marrė pėrsipėr
se ėshtė vrasės, por mė vonė ka dalė se ka gėnjyer. Publicisti gjerman
Han Habe nė librin e tij "Zotėrinj porotė" kur bnėnė fjalė pėr procesin
e Marguerite Steinheil, dashnores sė presidentit francez Felix Faure, e
akuzuar pėr vrasjen e tė shoqit, piktorit Adolph Steinheil dhe tė ėmės,
zonjės Japy, njėri nga pjesėmarrėsit e gjykimit hipnotizohet nga dama,
bukuroshja Marguerite - "Megi", ndjen dhembshuri pėr tė. Shkruan
pusullėn: “Mos e merrni nė qafė Megin, unė jam vrasėsi...". Mė pastaj,
me urdhrin e gjykatėsit ngrihet nė kėmbė. Policia e arreston, por mė
vonė del se ai kishte gėnjyer. Kjo ndodhi nė nėntor tė 1909-ės.
Para 100 vjetėsh personi qė ka "pranuar" vrasjen arrestohet, ndėrsa kjo nuk ndodhė me Bllacėn!

Sipas logjikės juridike, qė tė zhvillohen normalisht hetimet, pa u
penguar ato, Bllaca ėshtė dashur tė gjendet brenda grilave. "Pranimi" i
tij se ka kryer njė vrasje, nuk do tė thotė se ai ėshtė kryes i veprės
penale. Kėtė punė mė sė miri e dinė prokurorėt dhe gjykatėsit. Por, ja
ndodhi ky "luks", i cili, kujtoj, ėshtė me prapavijė tė caktuar.
Juristi francez Franēois Cavot de Pitaval ka nxjerrė pėrmbledhjen e
parė tė "proceseve interesante gjyqėsore". Librat e tij i quajnė
"pitaval". Nėse del nė shesh "afera Bllaca", publicistėt qė do tė
merren me kėtė fenomen, do t'ia kalojnė edhe juristit legjendar
Pitaval.

Rasti penal i Bllacės ishte njė "ėmbėlsirė e mirė" e papagajve tė Boris
Tadiqit, tė cilėt i fėrkuan duart se do tė pėrfitojnė nga kjo aferė.
Gazetat serbe, pra edhe "Veēernje novosti", njoftuan se si i ėshtė
caktuar arresti shtėpiak "njėrit nga themeluesit" e UĒK-sė, Nazim
Bllaca. E bėnė kėtė pėr ta njollosur luftėn e UĒK-sė, ushtrinė tonė e
quajnė "terroriste", "formacion jolegal" qė ka vepruar nė "Kosmet".
Papagajtė e Beogradit i "fryjnė zjarrit", pėrsėritėn "vjershėn" e tyre,
e cila, siē dihet, ėshtė bėrė bozė dhe s'e "pinė" as serbėt qė mendojnė
ndryshe.

Qėllimi i kėsaj propagande ishte pėr t'i treguar Hagės se "shqiptarėt i
vrasin tė vetėt", se serbėt, 'mazallah', s'kanė vrarė shqiptarė...
Mirėpo, kjo propagandė e mjerė nuk shitet jo vetėm nė Hagė, por
asgjėkund, ngase bota e qytetėruar e di kush janė serbėt e paturpshėm
qė kanė kryer gjenocid jo vetėm nė Kosovė, po edhe nė Bosnjė e
Hercegovinė. Engjėjt e zinj le t'u shesin kopalla "tė vetėve", jo botės
sė qytetėruar.


Edituar pėr herė tė fundit nga *lissa* nė Tue Dec 08, 2009 1:28 pm, edituar 1 herė gjithsej
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:25 pm

“High Park”-u kosovar


opinione F.1202200751106_m

Adnan Abrashi
(Rreth “High Park”-ut kosovar, pranė objekteve tė
qeverisė, ku ēdo kush, pa pasur fare frikė nga policia, mund tė
shprehet publikisht para medieve se ka vrarė njerėz dhe ka bėrė shumė
krime tjera tė rėnda)

“Me njė lule nuk ēel pranvera” – thotė populli, por edhe “nė njė
lumė pinė ujė shumė bisha”,- po ashtu thotė populli. Si njė thėnie e
qėlluar e urtėsisė popullore, kjo e para, shumė herė ėshtė treguar si e
saktė nė praktikė, ndėrsa e dyta, u vėrtetua edhe mė qartė kėto ditė,
kur papritmas, me njė pompozitet tė madh publicistik, doli nė skenė njė
individ, deri dje anonim, i cili me deklaratat e bėra kamikaz, pranoi
se ai vetė ėshtė kriminel qė ka bėrė njė vrasje dhe ka marrė pjesė nė
shumė vepra tjera konspirative kriminele, tė: ekzekutimeve, rrahjeve
brutale dhe shantazhimit tė shumė njerėzve dhe figurave politike tė
pasluftės kosovare.

Ėshtė tejet interesante se, paraqitja bombastike mediale e kėtij
dėshmitari, u bė nė njė kohė dhe hapėsire tė caktuar. Dhe kjo,
padyshim, mund tė jetė treguese simbolike nė prapavijė, me njė porosi
shumė domethėnėse qė duhet kuptuar. Nė kėtė drejtim, patjetėr duhet tė
kihet parasysh: koha, hapėsira dhe qėllimi i synimit, qė ndoshta nga
akterėt e saj me kėtė punė, qėllimisht pretendohet tė arrihet si efekt!


Sė pari, tė nisemi nga analiza e kohės sė paraqitjes tė rastit: kur nė
Kosovė ende nuk ka pėrfunduar nė tėrėsi procesi i zgjedhjeve dhe priten
votime tė raundit tė dytė pėr balotazh nė shumė komuna, dhe nė prag tė
mbajtjes sė seancės dėgjimore pranė GJND, nė lidhje me legjitimitetin e
shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė iniciuar pranė kėsaj Gjykate
Ndėrkombėtare nga ana e Serbisė. Pastaj, vendi i ndodhjes: hapėsira e
qendrės sė kryeqytetit, mu nė afėrsi tė objekteve tė institucioneve mė
tė larta tė shtetit tė Kosovės.

E, synimi: nga njėra anė, ndoshta me qėllime tė mira qė mė nė fund tė
zbardhen shumė krime enigmatike tė ndodhura pasluftės nė Kosovė, e nga
ana tjetėr, tė degradimit publik, sė pari tė njė partie mė tė madhe e
cila aktualisht ėshtė nė pushtet. Dhe, sė fundi, nga e gjithė kjo tė
prodhohet destabilizimi i gjendjes sė pėrgjithshme politike dhe tė
sigurisė nė vend.

Jemi lodhur mė me padrejtėsi, o njerėz! BOLL MOOO...!

Njė “dėshmi” tė bėrė nė mėnyrė tė pa zakontė dhe spektakulare tė njė
anonimi qė papritmas polli kėto ditė nė opinion, pa dyshim se me tė
drejtė ka shkaktuar brengosje dhe shqetėsim tė paparė qytetarėve tė
Kosovės. Sepse, aty bėhet fjalė pėr krime tė rėnda misterioze politike
tė bėra dhe tė pazbuluara ende qė nga paslufta e deri mė sot nė Kosovė.
Pėr aso krime, qė me kohė, nė forma tė ndryshme si kallėzime dhe
dyshime tė bazuara dhe tė pabazuara nė fakte, janė pėrfolur dhe
stėrpėrfolur gjatė dhe me neveri nga masat e gjėra popullore. Andaj,
patjetėr se dikush e ka ditur kėtė rrethanė. Dikush konspirativ nė
prapaskenė. Dhe se ai, mbase ka vlerėsuar se mu tashti ėshtė koha e
pėrshtatshme, qė ėmbėlsirės kaherė tė gatitur me kujdes, duhet t’i
shtohet vetėm edhe kremi si final.

Dhe ... zaret janė hedhur. Ēka mė tej?! Pa dyshim se me kėtė punė, nga
dikush u arrit nė tėrėsi qėllimi i pritur. U arrit efekti i shkaktimit
tė konfuzionit kolektiv, mjaftė paqartėsi, shumė habitje, tepėr befasi
nė popull...

Mė duket se, me kėtė artikull, as unė deri mė tash nuk thash asgjė
interesante dhe konkrete rreth kėsaj ēėshtjeje. Ashtu edhe ėshtė.
Sepse, si mijėra e mijėra njerėz tė tjerė racionalist, edhe unė kam
vendosur tė mos bie pre e ndikimeve momentale emocionale tė shkaktuar
nga maskarada e paparė hetimore publicistike, qė aktualisht, vend e pa
vend, po zhvillohet nga ana e shumė medieve tona elektronike dhe tė
shkruara.

Edhe pėrpos dhuntisė qė edhe unė tė them diēka rreth kėsaj afere
spektakulare, nė kėto ēaste tė dyshimeve dhe hamendėsimeve tė shumta nė
mua, do tė mbizotėrohem nga arsyeja, nga kujdesi i tepruar qė mos
rastėsisht mund tė bie pre e presionit informativ tė kėtyre spekulimeve
mediatike. Me padurim do tė pres rezultatet zyrtare tė hetimeve rreth
kėsaj ēėshtjeje. Dhe sigurisht, kjo patjetėr kėtė herė do tė ngjaj.

Pa marrė parasysh ēfarė autoriteti publik qėndron prapa saj. Pa marrė
parasysh a qėndron ai si planifikues, ekzekutor apo viktimė, parimisht,
krimi si krim duhet tė zbardhet dhe meritorisht tė dėnohet. Kėto vragė
tė plagėve tė vjetra nė trupin tonė, njėherė e pėrgjithmonė duhet tė
marrin fund. Tė zbardhen nga institucionet kompetente legale
shtetėrore. Ama, kėtė herė pa taktizime konspirative tė bėra nė emėr tė
interesave tė ngushta tė qarqeve tė ndryshme vendore dhe
ndėrkombėtare... me maturi....pa eufori...pa dyshime tė pabazuara dhe
tė paargumentuara... gjithnjė me bindje duke e pasur kėtė si borxh
moral pėr Kosovėn dhe popullin e saj tė pėrvuajtur.

Jemi lodhur mė me krime dhe padrejtėsi, o njerėz! Vėrtet, tepėr jemi lodhur. Prandaj, BOLL MOOO...!

Si fund, kėtė artikull do ta pėrmbylli me atė mesele shpesh tė treguar
popullore: kur njė mik i kishte vizituar dy dhėndurėt e vetė. Njėri nga
ta, me profesion ishte bujk, ndėrsa tjetri prodhonte tulla llaēi
(“qerpiē”). Pasi mysafiri u pranua si jo mė sė miri nga dhėndri i parė,
qė me profesion ishte bujk, ai, gjatė muhabetit, nė mes tjerash ju
ankua mikut: “nėse kėto ditė nuk bjer shi, do t’i kem punėt keq me tė
mbjellat”. Ndėrsa , kur mė vonė plaku e vizitoj dhėndrin tjetėr, gjatė
muhabetit, po ashtu edhe ai ju ankua pėr motin por nė kuptim tė kundėrt
nga dhėndėri i pari: “nėse kėto ditė do tė bie shi, do tė kaloj shumė
keq o mik, sepse tė reshurat e mundshme nė tėrėsi do t’i shkatėrrojnė
tullat e mia nga llaēi”.
Posa miku kthehet nga vizita nė shtėpi, menjėherė e pyet gruaja:
- “Si na i kishin hallet dhėndurėt tanė, o burrė “?
- “Nuk di moj grua.- ju gjegjė burri- “Por, si ra, si nuk ra shi kėto ditė, njėrit nga ta ju ka kajt nėna”

Pėr fund, ta lusim Zotit sė bashku, qė kjo aferė e kėtij lloji, tė jetė
e fundit nė Kosovė. Me zbardhjen e saj definitive, ishalla nuk do t’ju
kahet nėna si deri mė tash tė pafajshmėve dhe atyre qė nuk e
meritojnė....?!
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:30 pm

KOSOVA WHIGERS! Reperat e rrejshėm!

opinione F.1202201008221_m
Fatos Duraku

Snoop Dog, vite mė
parė kishte njė emision humoristik tė vetin, ku pėrqeshte ,”tė bardhėt”
tė cilėt e imitojnė jetėn e zezakut. Nė atė emision “Whiger” pas
pėrpjekjeve tė dėshtuara pėr tė imituar zezakėt, ngadalė kthehet, dhe
shndėrrohet nė njė tė “bardhė”, tė klasės sė mesme, i cili sakaq
thėrret policinė kur e sheh rastėsisht njė zezak pranė shtėpisė sė tij.


Imitimi apo blofi pėrfundon. Fjala Whiger ėshtė kompozitė nga ”White”
dhe “Niger” apo reper i rrejshėm. Nė Kosovė repi ka lulėzuar, pėr 100
euro secili tinejxher mund ta plotėsojė ėndrrėn e tij dhe ta incizojė
njė kėngė, ku mund tė shajė, tė kėrcėnojė me vrasje e tjera.

Ai nė kėngė ėshtė “Boss i drogės” ose “PIMP” (nėse e kupton fare kėtė
fjalė). Ai kėrcėnon me armė (nėse ka parė armė tė vėrtetė ndonjėherė)
se do ta vrasė jo vetėm filanin por krejt familjen. Kėshtu flet “Kosova
Whiger”.

Por sakaq kur del nga studio, vetėbesimi i lėkundet, kėmbėt i dridhen,
dhe shndėrrohet nė djalė tė mirė. Me ba me hi nė bela me dikėnd e mbyt
mami. Ai e din qė nė Kosovėn plot armė, dhe Tupac-at tonė autentik nuk
dinė fare pėr Rap, por Kanunin e zbatojnė me pėrpikėri.

Ai e din qė fjalėt qė i tha nė studio, s’guxon t“i pėrsėrit para
gangsterėve tė vėrtetė, tė cilėt incoming call si ringtone, e kanė
Medėn ose Dulin. Mė parė Kosova Whiger ju puth dorėn atyre me pėrkulje
duke iu vardisur ta pijė njė kafe me ta, ashtu qė ta shohin se po rri
me njerėz tė rrezikshėm, dhe njerėzit ta “kuptojnė” se edhe ai ėshtė i
rrezikshėm.

Por nėse Kosova Whiger ka mė shumė para atėherė merr hapa mė tė
“rrezikshėm”. Ai xhiron spot me njė grup femra (tė cilat nė jetėn reale
s’i ka), ose e merr koferin me para dhe del nga kuzhina (ka pa filma
kinez qashtu), vret ndonjė rival ose kulminacioni i kulminacionit, ai
hyn nė bankė, e shtrin tė gjithė popullin e shkretė pėrtokė, ai
kėrcėnon “qiti paret” ose pėrndryshe dihet ēka ndodhė.

Televizionet tona me kritere joprofesionale, emitojnė spote tė tilla nė
pikė tė ditės, kur ėshtė shikueshmėria mė e madhe, kur e shohin tė
gjithė fėmijėt, tė cilėt nesėr do tė inspirohen tė bėjnė veprime tė
ngjashme.

Reperat amerikanė dhe Kosova Whigers kanė dallime drastike. American
Negroes kanė jetuar dhe jetojnė nėpėr “Gheto”. Vijnė nga shtresa e
varfra. Perspektiva e tyre ėshtė e errėt. Pavarėsisht inteligjencės sė
lartė, ata s“arrijnė tė marrin njė arsimim tė duhur. Me kohė i
adaptohen jetės deliktive.

Tė sulmuar nga gangsterė tė lagjes tjetėr individi ėshtė i detyruar ,
t“i bashkohet Gang-ut tė lagjes sė vet.Ata futen dashje pa dashje nė
rrethin vicioz tė dhunės. Si tinejxher ata kanė dosje tė trashė nė
polici. Ai kur kėrcėnon ėshtė”real”. Por edhe janė tė kėrcėnuar ”for
real”. Njė numėr i madh i tyre, ėshtė plagosur me armė zjarri ose
thjesht janė vrarė.

Kosova Whigers vijnė nga shtresat e mesme ose eventualisht tė larta.
Ata kurrė s“kanė pa armė me tė vėrtetė (pėrveē nėse kanė naj dajė
polic), as qė dinė si duket kokaina ose ēfarė arome mban burgu. Ata
studiojnė nėpėr universitete private, tė cilat jo rrallėherė i
sponzorojnė, dhe paturpėsisht deklarojnė se studiojnė biznes
menaxhimin.

Ēfarė kontrasti me jetėn e pėrvuajtur tė zezakėve tė Ghetos. Kosova
Whigers janė phonies (tė rrejshėm). Ata herė do kurdo do tė rikthehen
nė “tė bardhė” si Whiger’i i Snoop Dog-it, qė pėr rrethana tė Kosovės
duhet lexuar si zėdhėnės i ndonjė partie ose kandidat pėr asamble
komunale
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Tue Dec 08, 2009 1:31 pm

Krim(b)i pėrcakton fatin tonė

opinione F.1201122314326_m

Skėnder Limani

Po tė m’i
ofronte dikush 100 mijė euro, edhe unė do tė dilja nė publik tė
deklaroja se Hashim Thaēi (kryeministri aktual i Kosovės) e ka pasur
ndėrmend tė mė vras. Me kėtė qasje, nuk dua tė mbrojė ose tė sulmojė
askėnd. Kjo qasje vetėm sa e shpjegon situatėn politike dhe ekonomike
fragjile ose tė thyeshme e tė paqėndrueshme nė Kosovė. Situatė ku tė
gjitha mundėsitė, pėr gjithēka, mbeten tė hapura.

Kjo ėshtė situata qė mbretėron nė Kosovė. Pėrafėrsisht, e njėjta
situatė ekziston edhe nė Shqipėri. Ishte e enjte, data 26 nėntor 2009.
Gjatė tėrė asaj dite ishte pėrfolur pėr njė CD qė ishte diskutuar nė
Kuvendin e Kosovės. Ishin dhėnė deklarata nga mė tė ndryshmet.
Deklarata nė Kuvendin e Kosovės, e pėrcjellė me CD, kishte ndezur
debatin anembanė, edhe mes qytetarėve tė Kosovės.

Po atė ditė ose datė, por dikur nė orėt e mbrėmjes, kryeministri aktual
i Shqipėrisė, Sali Berisha, mban fjalimin e tij tė radhės nė Kuvendin e
Shqipėrisė. Ky fjalim, kėtė herė, ishte pakėz mė i pazakontė. Ai
shfryhej me plot mllef kundėr liderit tė Partisė Socialiste, Edi Rama.
Ai pėrmendte nėnėn, babanė, gruan, fėmijėn, pra, krejt familjen e Edi
Ramės. Nuk dihet se sa ka tė vėrteta nė deklarimet e Sali Berishės, por
ajo qė dihet ėshtė se njė kryeministėr nuk do tė deklaronte gjėra tė
tilla. Me fjalė tė tjera, situatė fragjile e thyeshme dhe e
paqėndrueshme ėshtė edhe nė Shqipėri, ku gjithēka rrėnohet shumė lehtė.


Deklarimet nė Kuvendin e Kosovės (dhe CD-ja) dhe deklarimet nė Kuvendin
e Shqipėrisė (Sali Berisha), nė tė njėjtėn datė e ditė, por nė
intervale tė ndryshme kohore, nuk ishin tė rastėsishme. Pėr njė arsye.
Nė ditėn vijuese kishim ditėn e Kurban Bajramit dhe mė pas edhe festėn
mbarėshqiptare tė 28 nėntorit. Kėto dy ditė pėrshkohen nga situata ku
njerėzit (ose komunitetet) rrinė bashkė dhe bisedojnė, pra, ku familjet
bėhen bashkė, ku shokėt bėhen bashkė, ku kolegėt bėhen bashkė. Dhe ku
bisedohet pėr ēdo gjė, edhe pėr politikė. Dita e 26 nėntorit njėmendėt
u ka ofruar tema pėr bisedė krejt shqiptarėve. Dihet qė situata nė
Kosovė (pėr mungesė tė debatit medial), por edhe nė Shqipėri (pėr arsye
tė ndryshme) ėshtė e tillė qė fituesi ose humbėsi (nė secilėn situatė)
mund tė pėrcaktohet shumė lehtė nga biseda tė tilla me shkas, pra, nga
thashethemet e pakonfirmuara.

Nuk dua tė jem injorant, por si qytetar i kėtij vendi kam arsye tė
besoj qė qeveria e Kosovės (nga kushdo qė udhėhiqet) duhet tė trajtoj,
tė diskutoj e t’u ofroj zgjidhje problemeve tė qytetarėve tė Kosovės.
Por, kjo nuk po ndodhė. Po ndodhė e kundėrta. Qytetarėt e Kosovės po
trajtojnė, po diskutojnė, e besa po ofrojnė edhe zgjidhje pėr problemet
e qeverisė sė Kosovės. Kėshtu, si nė Kosovė si nė Shqipėri, lehtė mund
tė pėrmbyllet se qeveritė e kėtyre dy vendeve nuk janė ndėrtuar pėr
qytetarėt e Kosovės, por pėr vete. Ose qytetarėt e kėtyre dy vendeve
janė aty pėr qeveritė e tyre. Nė fakt, kėtu edhe unė do tė pajtohesha
mė deklarimin qė “Jemi Njė”. Bile, nuk dallojmė fare.

Ndėrkohė, qytetarėt e Serbisė do tė fillojnė tė udhėtojnė nėpėr vendet
e Bashkimit Evropian (BE) pa viza, para datės 1 janar 2010. Plus, edhe
SHBA po diskuton pėr heqjen ose dhėnien pa asnjė kusht tė vizave pėr
qytetarėt e Serbisė pėr pesė vjet pėr tė hyrė nė kėtė vend. Dikush kėtė
e quan treg politik nė prag tė hapjes sė gjykimit nga GJND pėr
ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ose tė “ndarjes” sė
saj nga Serbia. Kjo mund tė jetė ashtu, pra nuk pėrjashtohet njė treg i
tillė. Por, ėshtė pėr lakmi zhdėrjellėsia e Presidentit Serb, Boris
Tadiq. Ai po realizon edhe interesin e qytetarėve tė shtetit tė tij,
por edhe interesin politik tė diplomacisė sė tij, edhe nė marrėdhėnie
me jashtė edhe nė marrėdhėnie me brenda.

Askush nuk e mohon qė nė Serbi tė mos ketė korrupsion e krim. Por,
Serbia po del nga situata ku korrupsioni dhe krimi tė pėrcaktojė fatin
e qytetarit serb dhe vet fatin e Serbisė. Nė Kosovė dhe nė Shqipėri
vazhdon tė mbretėrojė situata ku korrupsioni dhe krimi e pėrcaktojnė tė
sotmen dhe tė ardhmen e qytetarit shqiptar, pra tė qytetarit tė Kosovės
dhe tė qytetarit tė Shqipėrisė. Nė Kosovė dhe nė Shqipėri nuk ka
vullnet politik, bile as njerėzor, pėr asgjė. Ose, nė Kosovė dhe nė
Shqipėri ka vullnet qė pėr arsyer personale e politike, pra pėr arsye
se pushteti na qenka i ėmbėl, tė shkatėrrohen tė gjitha, pa asnjė fije
hamendje.

Pėr mė tepėr, nė Kosovė nuk ka as vullnet qytetar qė gjėrat tė
ndryshojnė. Ndėrkohė, nė Kosovė ka vullnet tek disa qytetarė tė Kosovės
qė tė promovohet bashkimi me Shqipėrinė. Personalisht, mendoj qė ideja
e tillė nuk ėshtė e keqe (sic!). Por, po mė habit fakti se si nė vend
qė tė trajtojmė, tė ndeshemi e tė ballafaqohemi me realitetin politik
dhe ekonomik tė krijuar nė Kosovė (pėr shkak tė politikanėve tė mjerė e
tė uritur pėr pushtetin e ėmbėl) dikush ka vakt tė mendojė pėr
bashkimin me Shqipėrinė.

Pėr vete, nuk e kam ndėrmend tė elaborojė kėtė situatė, por ėshtė
evidente qė si qytetar i Kosovės, nėse dikush do tė mė pyeste nėse do
tė zgjedhja mes Boris Tadiqit dhe Sali Berishės, atėherė pa kurrfarė
hamendje do tė pėrcaktohesha pėr Boris Tadiqin. Shpresoj qė e gjithė
kjo tė jetė vetėm ēėshtje mllefi.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Fri Dec 18, 2009 10:47 am

Tė djeshmit dhe e sotmja

opinione F.1218133452501_m
Xhevdet Pozhari
Barinjtė e pėrrallave, nėpėrmjet tė cilave fėmijėve u dėshmohet se sa e
dėmshme ėshtė gėnjeshtra, gėnjenin nga tri herė me radhė qė mė nė fund
tė mos u besojė askush. Pastaj, barinjtė e kėtyre pėrrallave, bėrtasin
nga maja e malit duke shpresuar se ata poshtė nuk e dinė ēka ndodh pas
maleve. Por mė nė fund, siē shpjegon tutje fabula e kėtyre pėrrallave,
do pėsojnė vetėm delet e bariut gėnjeshtarė dhe fshati do vazhdojė tė
jetojė me mosbesim ndaj tė gjithė atyre qė janė vėllazėruar me
gėnjeshtrat.

Barinj tė tillė, tė kohėve moderne, e tė cilėt janė vėllazėruar me
gėnjeshtrat politike kemi edhe sot. Madje me bollėk, sa na ndodh edhe
pėr kushedi tė satėn herė me radhė, t’i dėgjojmė tė njėjtat gėnjeshtra,
tė artikuluara nė forma tė ndryshme, sa qė kur ajo e kryen qarkun e vet
tė destinuar dhe kthehet deri te autori, edhe vetė gėnjeshtari i beson
asaj. Siē ndodhi pėr shembull me Isa Mustafėn, i cili, gjatė fushatės
pėr balotazh, e brohoriti me aq gėzim dhe urrejtje fitoren e LDK – sė
nė Gjilan dhe Prizren, sa dukej se filloi tė besojė edhe ai vetė se
betejat politike fitohen me thirrje tė rreme, si dikur, nė kohėt e
rinisė sė tij, kur partia paraprakisht e dinte se kėnd e do dhe cilin
medoemos do e votojė populli. Pra, ai praktikoi dhe praktikon betejat
politike qė i njeh, ato qė popullin e konsiderojnė si njė turmė e cila
duhet tė votojė atė qė ia ka zgjedh partia. Apo Isa Mustafa, si
eksponent i partisė qė ka tė kaluar, por jo edhe tė ardhme, i beson
bindjes sė vetė gėnjeshtare se mjafton edhe sot, njėsoj si dukur, tė
thirresh nė amanetin e atyre qė nuk janė dhe ta fitosh betejėn
politike. Ai, pra, beson se ata qė dikur kishin punuan pėr lirinė e
kėtij vendi, kanė pasur vetėm njė qėllim: qė pasardhėsit e tyre pėrjetė
tė drejtojnė vendbanimet e shtetin tonė dhe Kosovėn.

Nėse krahasohet LDK-ja e dikurshme me atė tė sotshmen dhe nėse merret
parasysh pakėnaqėsia e anėtarėve tė shumtė tė dikurshėm, e tė cilėt sot
ose janė orientuar nė njė parti tjetėr, ose kanė hequr dorė nga
politika duke mos dashur ta tradhtojnė vizionin qė nė njė kohė shumė tė
largėt i kanė besuar, atėherė arsyetohet edhe kjo fushatė e egėr
politike, e cila s’ka se si mos ta krijojė pėrshtypjen se pėrfaqėsuesit
e sotshėm tė LDK –sė veprojnė tė frikėsuar se do t’u bie maska e do
zbulohet se LDK –ja gradualisht shndėrrohet nė njė fantazmė qė ka tė
kaluar por jo edhe projekt pėr tė ardhmen. Apo thėnė ndryshe, LDK-ja e
dikurshme kishte ideal tė barabartė me atė tė tė gjithė kosovarėve –
lirinė vendit – , e sot ka mbetur vetėm me etjen pėr pushtet . Dhe se
atė e drejtojnė padronė tė cilėt mirėqenien e vet e barazojnė me atė tė
popullit dhe besojnė se vetėm kur janė ata nė pushtet populli ndjehet
mirė.

Por, duhet pranuar se barinjtė e sotshėm modern e kanė kuptuar se edhe
gėnjeshtra kėrkon art. Kėshtu qė gėnjeshtrėn e njėjtė ata e pėrsėrisin
nė forma tė ndryshme, duke i shtuar asaj elemente tė cilat paraprakisht
populli nuk i ka dėgjuar. Pra, ata mendojnė se nė njė vend si i yni, i
cili ende pėrballet me betejėn tė konsolidohet dhe tė bėhet subjekt
ndėrkombėtarė, nuk ėshtė e vėshtirė popullit t’ia mjegullosh vėshtrimin
me lloj-lloj iluzionesh, me propagandė gėnjeshtare e cila ka pėr qėllim
mirėqenien e partisė, por jo edhe atė tė popullit. Dhe pėr ta realizuar
kėtė qėllim nuk ėshtė se nuk e kanė zgjedhur formulėn e duhur: kjo
parti udhėhiqet nga dy grupe pleqsh, tė cilėt i kanė ndarė rolet me
mjeshtėri – disa ta shpalosin “planin A” duke aktruar rolin konstruktiv
pėr afirmimin e shtetit, ndėrsa tjerėt, tė ngarkuar me realizimin e
“planit B”, do ta aktivizohen tė zbulojnė rrugė si ta bėjnė Kosovėn
pronė tė njė partie. Dhe me kėtė plan, i cili edhe u ka hije njerėzve
qė jetojnė nė tė kaluarėn e jo nė tė sotmen, ata duan tė minimizojnė tė
vėrtetėn se janė jashtė tė sotmes sonė. Dhe si tė tillė, ata kapen ku
tė munden, sulmojnė cilindo qė i pėrballė me pasqyrėn ku shihet qartė
se tė sotmen nuk mund ta ndėrtojnė tė ardhurit nga e djeshmja.

Nuk ka dyshim se ka ardhur koha kur Kosova duhet tė ndahet nga ata
politikanė qė njohin vetėm artin e gėnjeshtrave politike. Nga ata qė
partitė i konsiderojnė si pronė tė veten e popullin vetėm si njė turmė
qė ua mundėson me vite tė tėra tė jenė nė pushtet. Politikanėt e tillė
nuk janė e ardhmja e Kosovės pėr njė arsye shumė tė thjeshtė: ata
jetojnė ankthin e madh qė i pushton politikanėt qė e kanė kuptuar se
nėse ngelen jashtė qeverisė, si opozitar, partia e tyre nuk do tė
kishte as aq anėtar sa ka anėtarė kryesia e tyre sot.

Por, sigurisht se LDK – ja kėtė strategji nuk do tė mund ta zhvillonte
nėse kėtė ndihmė, mbase edhe pa vullnet, nuk do t’ia jepte partia e
parė nė pushtet, e cila nė vazhdimėsi bėnė kompromise tė dhembshme dhe
pavarėsisht tė gjithave, prapė nuk e shpalos nė opinion se ajo, e jo
ata qė shtirren, ėshtė viktimė e kėtij koalicioni. Pra PDK-ja duhet
hapur tė tregojė edhe arsyet se viktimizon popullaritetin e vet vetėm
pėr mirėqenien e tė gjithėve nė Kosovė, se shkel mbi interesat e saja e
vetėdijshme se shtetit tonė sot mė sė paku i duhet njė krizė politike,
se interesi i popullit qėndron mbi interesin partiak.

E derisa LDK – ja vazhdon me plane, ndėrsa PDK – ja bėnė kompromise,
partia qė u rreshtua e treta, AAK – ja si duket e ka zgjidhur
problemin. E ka kuptuar se kėtij elektorati i duhet nga pak motive nga
tė dy partitė nė qeveri, se votuesit nuk duan t’ia dinė nėse je i majtė
ose i djathtė. Zgjodhėn tė jenė njė hibrid i papėrcaktuar, i cili do tė
ndryshojė kahe varėsisht nga zhvillimet nė terren. Iu pėrkushtuan me
zell politikės ditore, e cila nuk ėshtė tjetėr pos shterpe dhe e
pėrkohshme, e cila do tua mundėsoj mė lehtė ta ndėrrojnė trajtėn dhe
pėrmes sloganit tė tyre tė dikurshėm – vetėm drejt, ata zgjodhėn njė
rrugė tė tretė. Mė nė fund AAK-ja e sotme e jeton ėndrrėn e pėrgjysmuar
tė ish kryeministrit, i cili shpreson se sė shpejti do e jetojė edhe
gjysmėn e munguar tė ėndrrės sė tij.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Fri Dec 18, 2009 10:49 am

Vėllazėria e katėrfishtė!

opinione F.1218133911980_m

Muhamet Krasniqi
Vėllazėria mes njerėzve ndahet sė paku nė katėr kategori. Ajo mė e
pėrgjithshmja tejkalon ēdo barrierė qė mund t’i paraqitet, si feja,
kombi, gjuha, raca apo ndonjė dallim tjetėr. Madje nė kėtė kontekst,
vėllazėria tejkalon edhe gjininė.

Kalimi nga shkalla mė e ulėt e vėllazėrisė – e qenies, tek mė e larta –
e gjakut, farefisit, pėrfaqėson njė proces tė ngritjes sė kohezionit
vėllazėror. Kategoria e parė ėshtė vėllazėria mė e gjeneralizuar e
mundshme, por njėkohėsisht edhe mė e pėrēara, ndara, johumanja,
nėnēmuara e pėrēmuara. Mbase pikėrisht gjeneralizimi i kontribuon
zbehjes sė kohezionit vėllazėror.

Me tė drejtė mund tė pyes ēdo njėri: ē’ėshtė me kėtė lloj vėllazėrie e
cila njėkohėsisht na qenka mė e pėrgjithshmja dhe mė e pėrēara!? -
Ėshtė vėllazėria e qenies!

Vėllazėria e qenies nė kohėt mė tė hershme ishte mė sublimja, e larta,
ndėrsa sot ėshtė e nivelit mė tė ulėt. Ishte ashtu, atėherė, sepse ky
tip vėllazėrie nė fillesat e saj pėrbėnte vėllazėrinė e katėrfishtė
njėkohėsisht. Pjesėtarėt e atij komuniteti ishin vėllezėr pėr nga
qenia, feja, etnia-kombi dhe gjaku – farefisi. Ndėrkaq, nga momenti kur
popullsia fillon tė shėnoj ngritje, duke u manifestuar me ndarje tė
familjeve bėrthamė, krijimin e fiseve, ngjizjen e feve joprofetike,
diversitet kulturash, krijimin e kombeve, rrethana tė caktuara
ekonomike, politike e ideologjike – ky tip vėllazėrie nisė tė
degradohet gradualisht, duke e humbur pėrfundimisht efektin qė e
kishte. Shmangiet e ndarjet janė pritur, por jo deri nė kėtė shkallėzim
qė ka marrė pėrmasa tejet shqetėsuese.

Etapė pas etape duke filluar nga e pėrgjithshmja, vėllazėria vjen duke
e shtuar kohezionin, humanitetin, afėrsinė dhe solidaritetin.

Klasifikimi i kategorive tė vėllazėrisė do tė bėhet duke u bazuar e filluar nga parimi i shumicės, pėr tė vazhduar tutje.

1. Vėllazėria e qenies

Kategoria e parė ėshtė vėllazėria e qenies. Qė do tė thotė se tė gjithė njerėzit janė vėllezėr pa asnjė dallim tė vetėm.
Pasi qė njeriu ėshtė i pėrbėrė nga shpirti e trupi, dhe tė gjithė
njerėzit tjerė janė tė sė njėjtės trajtė, tė gjithė ata duhet tė
konsiderohen vėllezėr pėr nga qenia.

Nė ketė kategori tė gjithė njerėzit janė vėllezėr, pa dallim feje,
kombi, race, moshe apo dallim tjetėr. Pėrcaktues i kėtij tipi
vėllazėror nuk ishte njeriu, por njė qenie tjetėr mbi te - Zoti. Zoti
ka pėrcaktuar se njeriu duhet tė pėrbehet nga shpirti dhe trupi, e qė
mendja do tė jetė elementi kyē qė do e dallojė nga qeniet tjera
materiale. Megjithatė, duhet tė kujtohet se kjo kategori ėshtė mė e
zbehta nga gjitha tė tjerat.

Po tė vlerėsohej ky tip vėllazėrie, paragjykimet, stereotipat,
diskriminimet, konfliktet e luftėrat, pa dyshim se do tė ishin minore.
Ndėrsa nga ēasti kur njeriu e mbivlerėson dhe i jep vetvetes atribute
superiore nė raport me tė tjerėt, fillon urrejtja pėr ata, me ē’rast
bie efekti i vėllazėrisė sė qenies, qė rezulton me pėrhapjen e
racizmit, i cili vije si pasojė e paragjykimit e pėrgjithėsimit, dhe
manifestohet me diskriminim e shtypje.

2. Vėllazėria fetare

Kategoria e dytė ėshtė vėllazėria pėr nga feja. Kalimi nga vėllazėria e
qenies, tek ajo e fesė shėnon njė ngritje vėllazėrore, megjithėse ende
tė njė niveli jo tė lartė. Kėtė e pamundėsojnė nacionalizmi e
ideologjia.

Nė kėtė kategori vėllezėrish, qė tė gjithė pjesėtarėt e njė feje tė
caktuar, janė vėllezėr pėr nga ajo fe tė cilės i pėrkasin, pavarėsisht
kombit, racės, ideologjisė, rrymave politike etj. Njė shqiptar mysliman
ėshtė vėlla pėr nga feja me njė arab apo turk mysliman. Siē ėshtė edhe
njė shqiptar katolik vėlla i njė katoliku amerikan apo gjermani
katolik. Nė kėtė kategori thyhen kufijtė nacional-kombėtar, vėllazėria
tejkalon kornizat kombėtare, por, sigurisht jo nė tė gjitha rastet,
kushtet e rrethanat.

3. Vėllazėria kombėtare

Kategoria e tretė, ka tė bėjė me vėllazėrinė kombėtare, e cila
zhvillohet mes pjesėtarėve tė njė kombi pa dallim feje a krahine. Tė
gjithė pjesėtarėt e njė etnie-kombi me pėrkatėsi tė ndryshme
konfesionale, krahinore e regjionale janė vėllezėr pėr nga kombi. I
bazuar nė etninė, gjuhėn dhe kulturėn e pėrbashkėt – kombi ėshtė njė
bashkėsi e vetėdijshme kulturore historike.

Qė tė gjithė shqiptarėt mysliman janė vėllezėr pėr nga kombi me
shqiptarėt katolik, ortodoks apo protestant. Kurrsesi nuk duhet tė
lejohet qė feja tė bėhet pengesė pėr vėllazėrinė kombėtare, e as
anasjelltas.

Ndėrsa tek feja, nacionalizmi dhe ideologjia ishin pengesė pėr
kohezionin vėllazėror, tek vėllazėria kombėtare ngjanė e kundėrta,
feja, apo mė saktė interpretimi bukfal i saj, bėhet pengesė. Sidoqoftė
nė tė dyja rastet, feja dhe kombi nuk janė pengesė e patejkalueshme pėr
njėra tjetrėn. E as nuk e pėrjashtojnė njėra tjetrėn, siē mund tė
mendojė dikush.

Pėrkundrazi, feja dhe kombi janė dy anė tė sė njėjtės medalje, tė pandashme dhe plotėsuese pėr njėra tjetrėn.

Pyetjes se njė shqiptari nacionalist drejtuar njė shqiptari religjioz,
se a jeni shqiptar apo mysliman ose katolik, duhet t’i pėrgjigjemi duke
shtruar pyetje: ju vėlla, jeni (ta zėmė) 20 vjeēar apo jeni mashkull?
Njė person domosdoshmėrish e ka njė moshė dhe gjini tė caktuar. Ndėrsa
mosha dhe gjinia janė dy komponentė tė domosdoshme qė e pėrbejnė
njeriun, feja dhe kombi shėrbejnė si dy entitete qė e formėsojnė
personalitetin dhe karakterin e tij.




























Prandaj pyetja a jeni shqiptar apo mysliman, katolik, ortodoks ėshtė
ekuivalente me pyetjen, a i keni 20 vjet, apo i pėrkisni gjinisė
mashkullore!

Ndėrkohė, derisa njė nacionalist mund tė propozojė shuarjen e feve, me
pretekstin se ato mund tė jenė pengesė pėr kohezionin vėllazėror tė
kombeve, njė religjioz, nė anėn tjetėr, mund tė propozoj shembjen e
kombeve, me pretekstin se ato janė pengesė pėr ta realizuar vėllazėrinė
fetare. Kėtu domosdo duhet tė nxirret sinteza hegeliane.

Kalimin nga vėllazėria e fesė tek ajo e kombit, Platoni mbase do ta
quante lėvizje nga bota e dukshme nė atė tė kuptueshme. Megjithėse nė
kėtė rast, jo domosdoshmėrish ėshtė kėshtu.

4. Vėllazėria e gjakut

Vėllazėria e gjakut (nga familja e ngushtė, tek ajo mė e gjerė) ėshtė
kategoria e katėrt vėllazėrore. Nė kontekstin e pėrgjithshėm, mė e
larta e mundshme. Janė disa faktorė qė e bėjnė kėtė tip vėllazėrie tė
radhitet nė nivelin mė tė lartė. Ata janė: faktori biologjik,
farefisnor, emocional e ambiental.

Kjo kategori ėshtė mė e larta e mundshme, ngase e vetmja e ka mundėsinė tė ngėrthejė vėllazėrinė e katėrfishtė.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Fri Dec 18, 2009 10:51 am

Lugina as me Shehėr as me Barilevė!

opinione F.1218134223736_m

Fehmi Ramadani
Politika zyrtare e Shqipėrisė njerkė dhe Kosovės nėnė
deri mė tani nuk kanė dhėnė prova tė mjaftueshme nė mbrojtjen e tė
drejtave tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Kjo politikė duhet tė
zgjohen nga gjumi, tė largohet nga servilizmi i politikės ndėrkombėtare
dhe tė ndihmojnė Luginėn e Preshevės sa nuk ėshtė bėrė vonė.

Zhvillimet e fundit politike nė Luginėn e Preshevės, pėrkatėsisht
militarizimi i rajonit pėr mes bazės ushtarake serbe nė Cepotinė tė
Bujanocit, vazhdimi i padrejtė i gjykimit tė dhjetė tė rinjve shqiptarė
nė Beograd, si dhe iniciativa e disa subjekteve politike pėr formimin e
tė ashtuquajturit “Kėshillit Nacional tė Shqiptarėve” qė jetojnė nė
Serbi (sipas ligjit tė kėtij shteti), padyshim se paraqesin sfidat mė
tė madhe tė faktorit politik tė Luginės, por edhe tė Tiranės dhe
Prishtinės.

Degradimi i procesit politik pėr zgjidhjen e problemit tė Luginės sė
Preshevės kishte filluar qė nga nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Konēulit
nė vitin 2001, sidomos nga Beogradi duke mos respektuar dhe mos
pėrmbushur obligimet qė kishte marrė, por jo vetėm kaq, kėtij degradimi
i ka ndihmuar nė masė tė madhe edhe indiferenca e faktorit
ndėrkombėtar.

Padyshim se, Beogradi ėshtė fajtori kryesor i krizės nė Luginė, por nuk
mund tė kuptohet heshtja e faktorit ndėrkombėtar, sidomos me rastin e
arrestimit tė dhjetė djemve tė kėsaj ane qė ishin pjesėtar tė UĒK-sė
dhe mbajtjen e tyre pa tė drejtė pėr njė kohė tė gjatė nė burg.

Si mund tė heshtė ky faktor njė reprezalje tė tillė tė forcave serbe
ndaj familjeve shqiptare dhe tė njėjtit tė mbahen me akuza tė rrejshme
pėr kinse krime ndaj popullatės jo serbe gjatė luftės nė Kosovė,
pėrkatėsisht nė rajonin Gjilanit.

Me ēfarė tė drejte njė shtet tjetėr pėrzihet nė njė territor tė pranuar
ndėrkombėtarisht, i cili as nuk ėshtė pjesė e tij dhe nuk ka kurrfarė
kompetenca ndaj kėtij vendi? Pse, deri mė tani po hesht faktori
ndėrkombėtar? Nuk ėshtė dėgjuar asnjė fjalė e vetme e tyre kundėr
reprezaljeve tė forcave serbe ndaj familjeve tė tyre, por edhe
popullatės shqiptare.

Tragjik-komedia e kėtij rasti ėshtė reagimi i zbehtė i Tiranės dhe
Prishtinės. Kėto dy qendra shqiptare edhe me Kushtetutė e kanė obligim
qė t’i mbrojnė bashkėkombėsit e tyre nėse rrezikohen nga regjimet e
shteteve fqinje.

Shqipėria (njerkė) dhe Kosova (nėnė) po heshtin dhe nuk dihet pse! Si
mund t’i shpjegohet atyre djemve dhe familjeve tė tyre kjo heshtje, kur
dihet se mu kėta djem ishin ata qė rrezikuan jetėn e tyre, jetėn e
familjeve tė tyre pėr lirinė e Kosovės. Ndėrsa, nė Prishtinė dhe Tiranė
nuk ėshtė bėrė as pėrpjekja minimale pėr t’i ndihmuar ata. Kush mund
t’ia ndalojė qė kėto vende tė formojnė njė ekip avokatėsh mė eminent
shqiptar nga Tirana dhe Prishtina qė tė shkojnė nė Beograd dhe tė
mbrojnė kėta djem, e jo me ta tė merren avokatėt serb. Kjo do tė ishte
prova mė elementare qė duhej tė ndėrmerrte Tirana dhe Prishtina, por
kėta nuk bėnė asgjė. Ėshtė e drejtė e ēdo shteti tė mbrojė qytetarėt e
pėrkatėsisė sė vet, sikurse e drejtė themelore e ēdo njeriu tė botės tė
mbrohet nga njerėzit e vet. Politika e Tiranės dhe Prishtinės ėshtė njė
politikė servile, poltroniste dhe e pakurrizė ndaj faktorit
ndėrkombėtar. Kjo politikė nuk ka dhėnė prova tė duhura se ėshtė nė
nivel tė mbrojtjes sė tė drejtave tė shqiptarėve nė rajon. Ata nuk e
respektojnė as Kushtetutėn e vet.

Beogradi duke parė se Tirana dhe Prishtina kėtė punė ia kanė lėnė
faktorit ndėrkombėtar, ajo ka shtuar reprezaljet ndaj popullatės sė
Luginės, sidomos ndaj njerėzve qė kanė marrė pjesė nė tri luftėrat e
fundit. Pėrgjegjėse pėr situatėn e rėnduar politike nė Luginė, pėr veē
Beogradit ėshtė edhe mosinteresimi i faktorit politik shqiptar. Ky
faktor tani Luginėn e ka lėnė vet, siē thotė populli: “Lugina ka mbetur
as me shehėr as me Barilevė”!

Ndėrsa, iniciativa e fundit e disa subjekteve politike nė Luginė e
rėndon edhe mė shumė situatėn edhe ashtu tė brishtė politike, sidomos
kur disa nga kėto subjekte donė tė pranojnė kornizėn e Beogradit nė
formimin e Kėshillit Nacional Shqiptar. Sipas kėtij KNSH-je del se
ēėshtja e shqiptarėve tė Luginės duhet tė zgjidhet krejt sipas ligjeve
serbe dhe nė kornizat e shtetit serb. Me njė fjalė, ēfarė bėnė rahmet
regjimi i Beogradit do tė kenė tė drejta edhe shqiptarėt. Por, nė kėtė
Kėshill nuk do tė futen Lėvizja Kombėtare Shqiptare (LKSH) dhe Partia
Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe ky nuk do tė jetė legjitim. Mirė qė
kėto subjekte nuk e kanė pranuar kėtė Kėshill, sepse kjo punė nuk guxon
tė mbyllet nė kornizat e asnjė Kushtetute, apo ligji serb. Realizimi i
tė drejtave kolektive tė shqiptarėve nuk bėhet me ligje tė huaja.
Faktori politik i Luginės duhet formojė Kėshillin Kombėtar Shqiptar tė
Luginės, i cili ėshtė nė shėrbim tė drejtpėrdrejt tė popullatės
vendore, e jo tė kornizojė kėrkesat e tyre pėr mes ligjeve tė
Beogradit.

Ai kėshill duhet tė jetė organi mė i lartė i popullsisė autoktone, tė
ketė mbėshtetje nė Tiranė dhe Prishtinė, e jo nė Beograd. Andaj, ēdo
tentim i degradimit tė ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės dhe mbylljes
sė tyre nė kuadėr tė ligjeve tė kėtij shteti do tė ishte vetėvrasje
kolektive dhe mbyllje e proceseve politike. Kurse, Tirana dhe Prishtina
duhen tė promotorėt aktiv tė ndihmės sė zhvillimit tė kėtyre proceseve
dhe tė mos bėjnė sehir dhe tė presin nga tė tjerėt tė zgjidhin
problemet e tyre kombėtare. Kėto dy qendra politike, pėrgjithmonė duhet
tė lirohen nga poltronizmi i tepruar politik ndaj ndėrkombėtarėve,
sepse kjo praktik nuk ka dhėnė rezultate tė mjaftueshme as nė Kosovė,
por tė dalin nė krah tė mbrojtjes sė tė drejtave tė shqiptarėve tė
Luginės, sepse kėtė e kanė obligim Kushtetues, por edhe kombėtar.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Fri Dec 18, 2009 10:53 am

Si dhe pse po shkatėrrohen institucionet qeverisėse tė Kosovės

opinione F.1218134518810_m

Skėnder Limani

Do tė jetė goxha e vėshtirė (goxha sfidė) qė me kėto institucione
shtetėrore qė i kemi, Kosova tė bėjė progres pėr t’u anėtarėsuar nė
Bashkimin Europian (BE). Nuk ėshtė vetėm puna e rrogave tė ulėta e
punonjėsve shtetėror ajo qė e vėshtirėson kėtė proces dhe e bėn gati tė
pamundur. Ėshtė edhe menaxhimi tyre, sidomos ai i brendshėm.

Duke shmangur pėr tash botėkuptimin politik qė vjen si menaxhim i
jashtėm, institucionet e Kosovės (secila ministri e agjenci qeveritare,
kuvendet komunale dhe organet pėrcjellėse tė tyre), nuk menaxhohen mirė
nė aspektin e tyre tė organizmit tė brendshėm, qė do tė rezultonte me
produkt konkret dhe tė mirėfilltė si e dalė e kėtij organizmi. Pra, po
flas pėr brendinė e tyre organizative. Ato nuk janė tė organizuara mirė
aspak. Mėnyra e caktimit tė drejtorėve, punėsimi i
personelit/punonjėsve, lėvizjet nga pozita punuese nė tjetrėn ose
promovimet, caktimi i nivelit tė pagės, pastaj udhėtimet e numėrta
ndėrkombėtare qė nuk po sjellin rezultat, pra, pėrvojė e mėsim praktik,
si dhe disa tė tjera, po dalin tė jenė denigruese e shkatėrruese pėr
secilin institucion qeverisės tė Kosovės.

Para se tė fillojmė tė flasim pak mė konkretisht e mė thjeshtė pėr
situatėn nė fjalė, duhet tė themi qė ministrat aktualė qė udhėheqin
kėto institucione, kanė e nuk kanė faj pėr kėto probleme tė brendshme
organizative. Disa nga ta kanė arritur tė pėrmirėsojnė deri diku
organizimin e brendshėm, e disa jo. Shumica e ministrave shmangin
ballafaqimin me organizimin e brendshėm tė ministrive e tė agjencive tė
tyre sepse kanė frikė se “nuk do tė dalin mirė” nė media. Nė anėn
tjetėr, as mediet nuk e trajtojnė organizimin e brendshėm tė
institucioneve qeverisėse tė Kosovės sepse edhe vet organizimi i tyre i
brendshėm ėshtė mjaft i kompromentueshėm nė aspektin profesional, pra,
jo vetėm financiar.

Kėshtu, nė parim dhe nė pėrgjithėsi, edhe me ardhjen e PDK-sė nė
pushtet, shumė pak ka ndryshuar mėnyra se si po punėsohen punonjėsit e
ri nėpėr institucionet qeverisėse tė Kosovės. Trendi dhjetėvjeēar po
vazhdon, herė mė shpejtė e herė mė ngadalė. Mbi 90 pėrqind e punonjėsve
punėsohen ose para shpalljes sė konkursit ose shpallja e konkursit, pra
kriteret pėr punėsim ēuditėrisht u pėrgjigjen punonjėsve tė ri. Kėtu,
duket se ka njė marrėveshje paraprake. Pastaj, caktimi i nivelit tė
rrogės dhe i pėrfitimeve tė tjera anėsore financiare dhe profesionale
(sidomos udhėtimet ndėrkombėtare dhe pagesat shtesė) po bėhen sipas
tekave, sipas familjarizimit, sipas vijės politike ose sipas ndarjes sė
“hises”. Edhe avancimi ose promovimi nė pozita punuese bėhet sipas
sistemit tė njėjtė. Po. Kjo tashmė qysh moti ėshtė kthyer nė sistem.

E tash, kėto dukuri po mundėsojnė qė njerėzit pėrkatės nė profesionet e
tyre, pra, sipas shkollimit dhe pėrvojės sė punės, tė mos arrijnė
pozitėn e tyre pėrkatėse tė punės. Kjo ka bėrė qė mbi 90 pėrqind e
njerėzve profesionistė tė punojnė nėpėr pozita e zanate tė imponuara nė
mėnyrė qė tė kenė, thjeshtė, njė rrogė pėr mbijetesė. E, largimi ose
mėnjanimi i profesionistėve nga pozitat pėrkatėse punuese po sjell
kokėdhimbje, stagnim dhe punė joprofesionale tek punonjėsit qė nuk po e
njohin profesionin pėr tė cilin po punėsohen, e ata ose ato supozohet
tė punojnė dhe tė paguhen nga buxheti i tatimpaguesve ose i qytetarėve
tė Kosovės.

Kėtu, parimi ėshtė ashiqare: nėse caktohet njė punonjės nė pozitėn qė
nuk e njeh, nė punėn qė nuk e njeh dhe nuk di ta bėj, atėherė ai person
(ose ajo) sjell kokėēarje, stagnim, por edhe mungesė tė bashkėpunimit
tė ndėrsjellė. Rrjedhimisht, kjo situatė sjell korrupsionin, jo vetėm
financiar. E njė pjesė e tė punėsuarve, qė kanė rroga e pėrfitime
anėsore financiare dhe tė tjera, janė nė ato pozita pune pėr shkak tė,
po e pėrsėrisė, vijės politike, familjarizmit, hises nė pėrfitime
financiare e profesionale, por edhe pėr shkak tė spiunllėkut qė kėta,
tashti “punonjės”, i ofrojnė drejtorit tė tij ose tė saj, e jo pėr
shkak tė kryerjes sė punės, me profesionalizėm, me dinjitet dhe, ajo qė
ėshtė esenciale pėr njė institucion, me bashkėpunim korrekt dhe tė
ndėrsjellė. Tutje. Kjo situatė pastaj mundėson edhe manipulime tė
shumta nga ana e kėtyre drejtorėve, edhe nė raport me ministrin (si
punėdhėnės), por edhe nė raport me mediet (publikun). Edhe njė herė,
mediet e Kosovės ende nuk po tregojnė gatishmėri tė hulumtojnė
organizimin e brendshėm tė institucioneve qeverisėse tė Kosovės sepse
edhe vet nuk e kanė organizmin e tyre tė brendshėm nė nivel korrekt dhe
profesional. Bile, bile, sidomos nė kėtė aspekt, ndoshta mediet mund tė
dalin mė keq sesa institucionet e Kosovės.

Sido qė tė jetė, besoj qė ka teori shkollore e praktika tė mira pune,
por edhe modele se si tė ndėrpritet ose tė ndalet ky proces, pra kjo
mėnyrė e organizimit tė punės sė brendshme nėpėr institucionet
qeverisėse tė Kosovės. Dihet, kjo nuk ėshtė punė e lehtė, as medialisht
e as publikisht, siē e thamė pak mė lartė, sepse dukuria e tillė tashmė
ėshtė kthyer nė sistem. E tash, nėse e lufton sistemin, rrezikon tė
refuzohesh nga shoqėria. Ironi, apo jo.

Nė kėtė mes, edhe bashkėsia ndėrkombėtare (si tėrėsi) ka faj nė
ndėrtimin e kėtij sistemi, sepse shpesh, aktorėt e kėsaj bashkėsie e
kanė pėrdorur pa vend shprehjen “pavarėsi nga politika”. Me kėtė, kjo
pavarėsi ėshtė keqpėrdorur nga njerėzit e lig, pa vullnet dhe pa kokėrr
patriotizmi pėr kėtė vend e pėr kėta njerėz. Kėta njerėz tė lig e tė
dobėt moralisht, pastaj e kanė shfrytėzuar po atė bashkėsi
ndėrkombėtare, pėrkatėsisht, shprehjen “pavarėsi nga politika” sa herė
qė veprimet e tyre kanė dalė tė jenė korruptuese ose kompromentuese.

Sido qė tė jetė, pėr vete, besoj qė Qeveria e Kosovės (nga kushdo qė
udhėhiqet) duhet t’i bėj ftesė publike shoqėrisė civile tė Kosovės (e
tillė ēfarė ėshtė), medieve (tė tilla ēfarė janė), por edhe individėve
profesionistė dhe tė vullnetshėm, qė tė ndihmojnė nė shkapėrderdhjen e
kėtij sistemi. Besoj qė pjesėmarrja e aktorėve jashtė-institucionalė nė
kėtė luftė do tė sjell pėrfitime tė gjithanshme qytetare.

Praktikisht, jeta e secilit prej nesh, e secilit qytetar tė Kosovės,
ėshtė nė duart e institucioneve dhe agjencive qeveritare tė Kosovės. Ne
varemi drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga vendimet e tyre. E vendimet e
tyre (sidomos tė ministrave) shpesh po vijnė si rezultat i punės me
cilėsi tė ulėt qė po ndodhė ose qė po kryhet nė vet brendinė e
institucionit pėrkatės qeveritar, plus e cila shpesh di tė jetė
hutuese. E kjo cilėsi e ulėt dhe huti shpesh po ēon nė komprementimin e
institucionit, humbjen e kredibilitetit nė sytė e qytetarit, por edhe
nė de-legjitimimin dhe dėmtimin e imazhit tė partisė politike, tė vet
ministrit, parlamentarit, kryeparlamentarit, kryeministrit, tė
presidentit dhe tė krejt shoqėrisė sė Kosovės.
Si person i fushės sė komunikimit publik e kam shkel pak rregullin duke
e bėrė titullin e kėtij shkrimi me qėllim konstatues. Kjo, ashiqare pėr
tė tėrhequr vėmendjen e publikut, tė shoqėrisė civile, tė medieve (nuk
ke nga tė ikėsh prej tyre), por edhe tė vet krerėve tė institucioneve
shtetėrore tė Kosovės.
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Dec 21, 2009 6:26 am

Rrėzimi i mitit tė zgjedhjeve tė ndershme


opinione F.1221132145469_m

Alma Lama

Nė Kosovė kėto ditė
rrėfenjat pėr zgjedhjet janė kthyer nė modė. Njerėz tė thjeshtė
tregojnė se si nė filan komunė votat kishin tentuar tė bliheshin me
ndonjė thes miell, si nė filan fshat apo qendėr votimi ishin mbushur
kutitė, se si dikush kish hedhur vota pėr gjithė farefisin, tė vdekur e
tė gjallė, e se si nė ndonjė vend komisionerėt e partive tė ndryshme
ishin bashkuar rreth njė qėllimi tė pėrbashkėt, njė grusht para nė
kėmbim tė procesverbaleve.

Nė njė nivel tjetėr, atė institucional ku beteja po zhvillohet e ashpėr
dhe serioze, po faktohen rrėfenjat e vjedhjes sė votave. Vendimi i
KZAP-it pėr tė anuluar zgjedhjet e raundit tė dytė nė tri komuna, dy
nga tė cilat tė mėdha, Prizreni dhe Gjilani ėshtė pėrligjie e plotė e
njė procesi tė kompromentuar i cili, pas raundit tė parė u cilėsua nga
kryeministri i vendit, si “mrekulli.” Nė tė vėrtetė anulimi i votimeve
nė komunat e mėsipėrme nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rrėzim i mitit tė
zgjedhjeve tė lira e tė ndershme nė Kosovė.

E kur pėrmendim kėtė fjali, nuk kemi sesi tė mos e kthejmė pak kokėn
prapa e tė kujtojmė frazėn e famshme, tė pėrsėritur e ripėrsėritur pas
ēdo procesi zgjedhor nė Kosovėn e pasluftės se kjo e fundit ishte
shembull nė rajon pėrsa i pėrket procesit tė zgjedhjeve. Ata qė kanė
informacion mė shumė e dinė mirė se pse kjo fjali ishte e nevojshme pėr
tu thėnė nga ndėrkombėtarė e vendorė, se pse vjedhja e votave nuk
denoncohej, pse denoncimi nuk bėhej publik e pse publikut i hidhej hi
syve. Ata qė kanė informacion mė shumė apo kanė qenė ndihmės nė kėtė
proces e dinė mirė se rezultatet e zgjedhjeve janė dizajnuar jo nga
vetė qytetarėt nė kutitė e votimit, por nga vendorė e ndėrkombėtarė, nė
qendrėn e madhe tė numėrimit tė votave nė Fushė-Kosovė, sipas kėrkesave
sė kohės pėr balance politike.

Atėherė pėrgjegjės pėr zhvillimin e zgjedhjeve ka qenė UNMK-u dhe OSBE-ja.
Se sa e vėrtetė ėshtė kjo mjafton tė sjell njė shembull nga zgjedhjet e
vitit 2007, ku vėzhguesit e partive politike nė kėtė qendėr tė madhe
numėrimi ishin si kukulla qė qėndronin nė largėsi tė mjaftueshme pėr tė
mos para asgjė, e hyrja e njė gazetari tek pjesa ku rrinin
ndėrkombėtarėt qė numėronin e shkruanin rezultatet ishte mė e vėshtirė
sesa nė vetė burgun famėkeq tė Guantanamos.

Por parregullsitė, vjedhjet apo dyndja e kutive tė mbushura sipas
qejfit me forgona personalė, si nė 2007 ishin mė tė parėndėsishme se
procesi politik dhe stabiliteti i vendit. Tani kur situata ėshtė
ndryshe, vjedhja e votave tė njė rivali politik ėshtė bėrė mė e
vėshtirė e gjithsesi mė e zhurmshme.

Dhe meritė kryesore pėr kėtė pati njė femėr. Ajo ishte Mimoza Kusari, e
cila refuzoi tė pajtohej me parregullsitė nė komunėn e Gjakovės,
pėrkundėr presionit tė madh si nga opinioni publik, ashtu edhe ai
institucional qė nuk e ēoi drejtėsinė nė vend. Por refuzimi i saj
shėrbeu si njė pasqyrė tepėr e rėndėsishme. Pėrfshirja nė procesin
zgjedhor tė Gjykatės Supreme dhe asaj Kushtetuese ėshtė dėshmi e
mungesės sė pavarėsisė sė institucionit qė pėrkujdeset pėr zgjedhjet,
pra Komisionit Qendror. Nėse drejtėsia nuk do tė ēohet nė vend, edhe
pavarėsia e dy gjykatave nė fjalė do tė komprometohet.

E nė kėtė mėnyrė, nuk do tė jetė Shqipėria, opozita e sė cilės ka marrė
rrugėt nė kėrkim tė votės sė vjedhur, ajo qė do ta mbajė nė dorė
flamurin e zgjedhjeve tė parregullta, e as Maqedonia me gjithė krismat
e armėve qė i kanė shoqėruar, por vetė “shembulli i mirė” i
deritanishėm i rajonit ku tė paktėn nė tre komuna u shpall zyrtarisht
hajdutėria apo “hajnia” siē e thonė nė Kosovė. E nėse flasim
jozyrtarsht, tre komunat ku u anuluan zgjedhjet janė vetėm maja e
ajsbergut. Njė ajsbergu, qė kryetarja e KQZ-sė, zonja Lushta e as
kryetari KZAP-it zoti Rraca, duket se nuk kanė guximin t’ia zbulojnė
7/8 e tij.

Por ka dhe njė moment tjetėr qė ja vlen pėr tu ndalur nė tė gjithė kėtė
histori. E ai ėshtė qė kėto dy institucione reagojnė vetėm nga presioni
i partive tė mėdha apo tė forta, sic janė PDK, LDK e AAK, tė afta jo
vetėm pėr tė shpėrdoruar votėn por edhe pėr ta rikthyer atė. Partitė e
vogla duket se dhe pėr njė kohė do tė shėrbejnė pėr tė mbushur kutitė e
partive tė “forta.”

E duke qenė se kėto ishin edhe zgjedhjet e para qė shteti i ri
organizoi e menaxhoi krejtėsisht vetė, mund tė thuhet se ra dhe nė
provimin e parė. Imagjinoni pėr njė ēast raportet konfidenciale tė
vėzhguesve tė huaj, nėpėr shtetet e tyre, shumica e tė cilėve janė tė
angazhuar pėr tė ndihmuar Kosovėn nė procesin e njohjeve. Sa pėr
raportimet e vazhdueshme pėr parregullsi tė mėdha nga ana e grupit tė
organizatave monitoruese “Demokracia nė veprim” duket se KQZ nuk e ēau
kokėn. Mbase edhe me vetė fajin e shoqėrisė civile, e cila nė Kosovė
ende nuk ka mundur tė krijojė staturėn e njė fuqie domethėnėse.

Rivotimet nė Prizren, Gjilan dhe Lipjan, pėr tė cilat KZAP-i ka
rekomanduar tė zhvillohen nė tėrėsi dhe jo vetėm nė qendrat
problematike tė votimit, nėse nuk do tė arrijnė tė zhvillohen sipas
standardeve mė tė larta zgjedhore, do ta komprometojnė tė gjithė
procesin e zgjedhjeve lokale 2009 dhe demokracinė e brishtė nė kėtė
vend.

(Autorja ėshtė analiste politike pranė gazetės Kosova Sot)












Postuar: 13:21 / 21 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Mon Dec 21, 2009 6:28 am

Projektligji pėr qytetin e Prishtinės


opinione F.1220163308560_m

Arch. Ylber Vokshi-Ylli

Sa shumė
pa nevojė u politizua ligji pėr kryeqytetin, besoj se askush nga
profesionistėt nuk e ka tė qartė pėrse ky veprim, pasi aprovimi apo mos
aprovimi nuk mundet tė ishte pengesė, qė kryeqyteti i Kosovės Prishtina
tė funksionoi si njė qytet me tė gjitha tiparet e tij pėrbėrėse urbane
pasi e posedonte infrastrukturėn e duhur ligjore pėr tė vepruar nė
aspektin hapėsinor dhe urban. Tė gjitha vėrejtjet, sugjerimet, tė
projektligjit pėr qytetin e Prishtinės, nė mungesė tė transparencės,
nuk e di a janė pėrfshi nė versionin pėrfundimtar qė e ka aprovuar
qeveria e Kosovės.

Do tė ndalėm nė vėrejtjet, sugjerimet konstruktive nga ana ime, qė i
janė bėrė dokumentit, pasi janė kėrkuar nga AsAK (Asociacioni i
Arkitekteve te Kosovės) nė prill tė vitit 2009. Besoj qė iu janė
dėrguar organeve pėrgjegjėse pėr ti analizuar, e ato tė arsyeshmet e me
vend, tė pėrfshihen nė dokumentin final tė propozim ligjit pėr procedim
tė mėtutjeshėm.

Nga aspekti hapėsinor dhe urban do tė kisha disa sugjerime
konstruktive, tė cilat do tė ishte e preferuar tė pėrfshihen nė
Projektligji pėr qytetin e Prishtinės.

• Nuk munden me qenė tė definuar kufijtė e qytetit tė Prishtinės kur
ende nuk janė pėrpiluar dokumentet hapėsinore si Plani zhvillimor
komunal (PZhK, dikur Plani hapėsinor) dhe Plani zhvillimor urban (PZhU,
dikur plani gjeneral urbanistik) me anėn e tė cilėve caktohen tė gjithė
parametrat zhvillimore si dhe kufijtė e qytetit dhe tė komunės (PZhK),
ė bazuara edhe nė Ligjin pėr Kufijtė Administrativ tė Komunave, Ligjin
pėr Vetėqeverisje Lokale etj. me anėn e tė cilėve fuqizohen kufijtė
definitiv tė komunės.
Propozohet qė qyteti i Prishtinės dhe Komuna tė jenė i njėjti territor,
pak sa e ēuditshme, duke marrė parasysh se ky propozim ėshtė nė
kundėrshtim me Ligjin e Planifikimit Hapėsinor nė fuqi dhe praktikėn
ndėrkombėtare nė fushėn e Planifikimit Hapėsinor dhe Urban, sugjeroi tė
korrigjohet ky propozim. (neni 2 alineja 3).

• Nuk ėshtė ofruar apo prezantuar publikisht, harta e distrikteve
administrative tė qytetit tė Prishtinės tė theksuara,n uk kemi pasqyrė
reale se si ėshtė menduar me kėto ndarje. Termi ‘urbane – rurale” duhet
tė ndryshohet, nėse bėhet fjalė pėr zona tė qytetit atėherė fjalėn
”rural” duhet mėnjanuar, (neni 5 alineja 2).

• Ėshtė i mirėseardhur avancim i problematikės hapėsinore dhe urbane nė
komunė me formimin e Institutit pėr Planifikim Urban. Duhet dalluar pėr
cilat zona bėhet planifikimi hapėsinor dhe ai urban si detyrat primare
tė Institutit pėr Planifikim Urban tė Prishtinės i cili nė kushtet e
sodit duhet tė jetė financiarisht i qėndrueshėm dhe i pavarur
politikisht. (neni 8 alineja 3).

• Krijimin e Zonės Metropolitane tė Prishtinės tė cilėn do ta formonin
komunat e Podujevės, Kastriotit, Fushė Kosovės, Lipjanit dhe Graēanicės
ėshtė nė kundėrshtim flagrant me principet dhe procesin e zhvillimit
hapėsinor POLISENTRIK tė Kosovės tė pėrfshira edhe nė variantin e ri tė
propozim Planit Hapėsinor tė Kosovės 2010 – 2020, si dhe tė tėrė botės
e cila po tenton tė “korrigjoi” gabimet e bėra nė shekullin e kaluar me
planifikimin urban tė territorit tė vet, me dokumentet politike tė
pakos sė Ahtisaarit (decentralizimi hapėsinor),tė cilėn e ka aprovuar
Kuvendi i Kosovės, dhe sė fundit edhe me Kushtetutėn e parė tė
Republikės sė Kosovės. Alineja e 5 e nenit, me siguri do tė irriton
pėrfaqėsuesit e kėtyre komunave kur nga buxhetet e tyre komunale, edhe
ashtu tė pa mjaftueshme, duhet tė ndajnė mjete materiale. Si i tillė ai
duhet harmonizuar dhe korrigjuar. (Neni 9 alineja 1-5).

Ka mendime tė ndryshme se Prishtina nuk duhet tė ketė status te
veēantė, se me kėtė kryeqyteti me shume ėshtė i fokusuar te marre te
hyra tjera nga qeveria qendrore ma shumė se komunat tjera, se do tė
jetė diskriminuese pėr komunat tjera, se ėshtė nė kundėrshtim me
procesin e decentralizimit i cili ėshtė duke u zbatuar nė Kosovė dhe nė
tėrė regjionin, se me organizimin aktual tė Komunės nuk po plotėsohen
nevojat e qytetarėve etj. Ndoshta ka edhe tė vėrteta nė kėto pohime por
kėto ēėshtje munden me u evituar me zbatim rigoroz dhe kompetent tė
ligjeve aktuale nė tė gjitha nivelet.

Mendimi im personal dhe profesional ėshtė se kryeqyteti i Kosovės duhet
tė ketė njė trajtim tjetėr nė krahasim me vendbanimet tjera,
posaēėrisht nga aspekti financiar, por duhet harmonizuar kėrkesat
megalomane me realitetin ekzistues nė Kosovė. Propozimi i bėrė nė nenin
8 alineja 6 pėr “Pallatin e Rinisė dhe Sporteve” as qė do tė duhej
potencuar pasi ai kompleks ėshtė ndėrtuar me vet-kontributin e banorėve
tė Prishtinės dhe si i tillė ēart i takon qytetit. Politizimi i tij i
ndėrlidhur me interesa tė dyshimta vetėm ėshtė duke dėmtuar tė gjithė
shfrytėzuesit e tij pas zjarrit tė njė pjese tė tij para shumė viteve.
Kjo situatė “prej e mos kėput” dikujt po i konvenon qė tė vazhdoi nė pa
kufi. Banorėt e Prishtinės pėr shumė vite, pas zjarrit, janė privuar
nga shėrbimet e nivelit tė lartė qė i ka ofruar ky kompleks sė pari
rinis sė kryeqytetit,e jo sot sallat sportive tė shėrbejnė si parkingje
tė automjeteve siē ndodh pėr momentin. Duhet njė herė e pėrgjithmonė tė
ndėrpriten kėto manipulime me pasurin e kryeqytetit dhe tė Kosovės.

Besoj se Kuvendi i Kosovės sė bashku me komisionet parlamentare,
profesionale do tė shqyrton,analizon tė gjitha vėrejtjet dhe sugjerimet
konstruktive pasi tė mbėrrin ky propozim ligj nga qeveria. Ka edhe
shume ēėshtje tjera nė kėtė projektligj tė diskutueshme,si janė
ēėshtjet e konstituimit tė organeve ekzekutive,pėrqindja e grandit
shtesė etj. qė nuk mė pėrkasin mua si profesionist. Pėr kėto duhet
debatuar nė Kuvend tė Kosovės nė mes tė deputetėve para aprovimit tė
ligjit pėr kryeqytetin i cili do tė ju shėrbej tė gjithė banorėve qė do
tė jetojnė aty pėr njė mirėqenie tė preferuar e tė pritur. Kjo ēėshtje
duhej tė ishte ma shumė teknike se sa politike,si ėshtė duke u trajtuar
padrejtė momentalisht nga vendimmarrėsit,me kushtėzime tė ulėta ku
interesat partiake janė mė tė rėndėsishme se interesat e banorėve tė
kryeqytetit.

(Autori ėshtė arkitekt i pavarur)
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:09 pm

Pse dhe si kremtohet Viti i Ri ?



opinione F.1224002813135_m

Adnan Abrashi



Me vet
aktin e kremtimit tė Vitit tė Ri, nė mėnyrė simbolike i jepet nderimi
vazhdimėsisė sė kohės, e cila, pėr ēdo vit fillon tė rrjedh. Nė fakt,
Viti i Ri prezanton ripėrtėritjen e jetės, ndėrsa zakonet e traditės
pėr kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanė pėsuar modifikime, ato,
sot e kėsaj dite i kanė ruajtur specifikat e tyre esenciale.

Viti i ri ėshtė festė: e disponimit tė mirė, e urimeve dhe dėshirave
mė tė mira, shoqėrimit, argėtimit, ngritjes sė dollive, tryezave tė
begatshme, e zbukurimit dhe shkėmbimit tė dhuratave tė ndėrsjella.
Kėsaj feste njėkohėsisht dhe nė mėnyrė tė njėjtė ju gėzohen tė gjitha
brezat: fėmijėt, tė rinjtė, si dhe tė moshuarit, sikur ata qė presin
dhuratat, ashtu edhe ata qė me kėnaqėsi i pėrzgjedhin dhe i dhurojnė
ato.

Kremtimi i Vitit tė Ri ėshtė njėra ndėr traditat mė tė vjetra rituale e
shprehur gati tek tė gjithė popujt e botės, pa marr parasysh racėn,
fenė, kombin, dhe pėrkatėsitė e tyre tė ndryshme. Disa hulumtues
mendojnė se, kremtimin e festės sė Vitit tė Ri, mė sė pari e kanė
aplikuar kinezėt, ndėrsa njė grup tjetėr mendon se kjo traditė
fillzėnien e vetė e ka nga romakėt e vjetėr dhe germanėt.

Sipas dėshmive ekzistuese materiale tė zbuluara gjer mė tani, ėshtė
vėrtetuar se, festėn e Vitit tė Ri mė 1 Janar, sė pari herė, nė mėnyrė
festive dhe rituale, e kanė kremtuar romakėt e vjetėr, dhe pėr ta, kjo
festė ishte simbol i fillimit tė jetės sė re pėrplot shpresa tė mira
pėr tė ardhmen.

Bazuar edhe nė disa tė dhėna tjera, edhe germanėt e vjetėr kanė njė
hise tė kontributit tė tyre nė kėtė drejtim. Ata, si tė parėt e
gjermanėve tė tanishėm, fuqishėm kanė besuar se druri i bredhit ėshtė
mbrojtėsi i natyrės dhe nė vetė posedon "shpirtin e malit", andaj,
luftėtarėt trima tė asaj kohe, nė mbrėmjen e ndėrrimit tė mot moteve,
shkonin nė mal dhe me rituale tė caktuara, e bekonin dhe e lavdėronin
kėtė trung.

Mė vonė, shkuarja nė mal tek trungu i bredhit, shndėrrohet nė prurjen e
saj nė dhomat e shtėpive. Kėshtu, nė kohėn e sotme, nga kjo traditė e
lasht, ne kemi trashėguar ceremoninė e bredhave tė dekoruara nėpėr
shtėpitė tona, si rit familjar i ēdo shtėpie kudo nė Botė.

Edhe pse popujt e kremtojnė kėtė festė me besim nė njė fillim tė ri dhe
mė tė begatshėm, asaj nuk i gėzohet tė gjithė nė datėn e njėjtė, sepse,
disa popuj e aplikojnė kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit
tė Hėnės) kurse disa tė tjerėt atė Solar (llogaritja sipas rrotullimit
tė Diellit).

Nė krahasim me kalendarin solar i cili ėshtė fiks dhe i pandryshueshėm
me 365 ditė, ata popuj qė kalendarin e tyre e pėrcaktojnė sipas ciklit
Lunar (tė hėnės) ardhjen e Vitit tė Ri ēdo vit, nuk e kremtojnė nė
ditėn e njėjtė, sepse, sikur dihet, ciklet e hėnės janė tė
ndryshueshme, dhe momenti i ndėrrimit tė mot moteve kremtohet me
fillimin e hėnės sė re, gjegjėsisht nė muajin shkurt tė vitit tonė
kalendarik.

Vitin e Ri Lunar, sot, mė tepėr si festė tradicionale popullore e
festojnė nė Kinė, Indi, Japoni, Vietnam si dhe nė disa shtete tjera tė
Lindjes, dhe atė, paralelisht, sė bashku me kremtimin e Vitit tė Ri
Solar tė pėrllogaritur sipas kalendarit Gregorian.

Pėr kinezėt, Viti i Ri Lunar ėshtė festa e pranverės. Ajo konsiderohet
si kremte mė e madhe nacionale e cila shėnohet me pompozitet tė madh.

Ekziston besėtytnia se mu para ndėrrimit tė mot moteve, nė emėr tė
largimit tė ēdo gjėje qė ėshtė e vjetėr, nė mėnyrė detale duhet
pastrohet banesa dhe shtėpia, ndėrsa, nėpėr rrugėt e tė gjitha qyteteve
organizohen ceremonialet madhėshtore, ku nė parakalimet e gjata pėrplot
me njerėz, dominon marshimi i dragonjve tė improvizuara nga letra si
simbole tė fuqisė dhe suksesit.

Nė Japoni kjo festė kremtohet me tryeza tė begatshme pėrplot me
specialitete tė radha tradicionale, e nė mesnatėn e ndėrrimit tė mot
moteve jehojnė 108 tė rėna tė kambanave nga tė gjitha tempujt budist
anė e kėnd vendit. Simbolika e 108, nėnkupton si vėrejtje dhe porosi
pėr largimin e 108 mėkateve tė mundshme tė njeriut nė jetė.

Edhe tek populli ēifut Vitin e Ri e kremton nė mėnyrė madhėshtore,
sepse ajo edhe me mėsime religjioze konsiderohet si festė shpirtėrore
me tė cilėn shėnohet pėrvjetori i fillimit tė krijimit tė Botės. Tek
kėta data e kremtes ėshtė e ndryshueshme pėr shkak tė aplikimit tė
kalendarit tė kombinuar lunar - solar.

Edhe njė gjė ėshtė karakteristike tek kremtimi ēifut i Vitit tė Ri: ata
nė ēastin e ndėrrimit tė mot moteve, kanė vėrtetė njė tryezė tė pasur,
por nė dallim me popuj tjerė, ajo ėshtė e seruar vetėm me gjėra tė
ėmbla, pra, tryeza e tyre e pasur ėshtė e begatshme vetėm me ėmbėlsira.


Nė viset e ngrohta te gjysmėsferės jugore tė rruzullit tonė, Viti i Ri
kremtohet nė stinėn e verės, pa borė dhe mrekullia dimėrore me tė cilat
jemi mėsuar ne nė viset veriore, por, kjo, assesi nuk e zvogėlon
madhėshtinė e pompozitetit tė kremtimit tė saj.
Nė shumė vende dhe shtete tė botės, tanimė ėshtė formuar tradita qė Viti i Ri tė kremtohet nė mėnyrė kolektive.
Nuk janė tė pakta qytete e ndryshme tė metropoleve tė mėdha
botėrore, ku banorėt e tyre, mu para ēastit tė ndėrrimit tė mot moteve
masovikisht dalin ne qendėr tė qytetit. Kjo formė e kremtimit tė Vitit
tė Ri tanimė ėshtė tradicionale nė shumė kryeqytetet e shteteve tė
Evropės dhe Botės, sikurse ėshtė: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New
Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj .

Viteve tė fundit, e posaēėrisht pas ēlirimit, rregullimi dhe stolisja
festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura tė "baba-dimrit" si dhe
dalja masive e popullatės nėpėr qendra dhe sheshe, aplikohet nė mėnyrė
madhėshtore edhe nė Kosovė.

Sa pėr kuriozitet, ėshtė interesante qė me kėtė rast ta cekim se
shtetet e Skandinavisė, bėjnė gara marramendėse qė ta pėrvetėsojnė
origjinėn e mitit tė "Baba-dimrit" me mjekėr tė bardh, i cili fėmijėve
pėr Vitin e Ri ju shpėrndan dhurata. Laponia, njė krahinė finlandeze,
nė vitin 1979, ėshtė shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes sė
"Baba- dimrit"

Ritet, besimet dhe besėtytėt nė ditėn e pritjes sė Vitin e Ri

Natėn e ndėrrimit tė mot moteve gjatė pritjes sė Vitit tė Ri, shumė
popuj tė ndryshėm tė Botės i karakterizon njė spektėr i gjerė dhe i
larmishėm i riteve, besimeve dhe besėtytnive tė ndryshme, qė janė
krijuar si shprehje e dėshirave pėr: pastrim, largimit tė demonėve dhe
shpirtrave tė kėqij, kėrkimin e fatit dhe lumturisė, jetės mė tė pasur
dhe mė tė begatshme...etj. Shumė prej kėtyre veprimeve janė tė ruajtura
dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kėsaj dite.

Nė vazhdim t'i parashtrojmė disa prej tyre:
- Tradita kubane pėr natėn e ndėrrimit tė mot moteve praktikon ngrėnien
e 12 sardeleve tė njė lloji peshku. Besohet se kjo ndikon nė rritjen e
fatit dhe lumturisė gjatė 12 muajve tė vitit tė ri pasues;

- Nė Filipine ėshtė tejet e rėndėsishme qė nė tavolinėn festive
familjare gjatė pritjes sė Vitit tė Ri , tė sigurohet sa mė shumė
llojllojshmėri ushqimesh. Me kėtė akt besohet se viti qė vjen do tė
jetė aq i pasur dhe i begatshėm sa ėshtė e pasur vetė sofra festive e
asaj mbrėmjeje;

- Nė traditėn e popujve gati tė tė gjithė botės fėmijėt e lindur mė 1 janar konsiderohen si fėmijė mė fatlum nė botė;

- Puthja nė mesnatė nuk ėshtė vetėm shprehje e momentit euforik tė
kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit tė miqėsisė dhe tė
afėrsisė me atė person, edhe gjatė 12 muajve tė vitit qė po na vjen;

- Njeriu i parė i cili do t'ju hyj nė shtėpi pas mesnate, besohej se,
ai gjatė tėrė vitit pasues do tė jetė njė person fatsjellės pėr ju dhe
besnikėrisht mund tė mbėshteteni nė tė te, e posaēėrisht nėse ky person
ėshtė mashkull, trupgjatė dhe zeshkan:

- Preferohet qė ndonjė punė apo veprim qė ju ka mbetur nė gjysmė atė ta
pėrfundoni pikėrisht nė ditėn e ndėrrimit tė mot moteve. Ky veprim do
t'ju sjell shumė fat dhe punė tė mbarė nė tė gjitha ndėrmarrjet e juaja
gjatė tėrė vitit tė ardhshėm;

- Nėse dėshironi qė viti i ardhshėm tė jetė i lumtur dhe me fat, atė nė
asnjė mėnyrė nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni qė para ardhjes sė
Vitit tė Ri tė tentoni t'i paguani tė gjitha borxhet qė i keni, sepse
kėshtu viti qė vjen, do t'ju sjell fillim tė mbar nė tė gjitha lėmenjtė
e jetės;

- Tė gjitha portofolat e juaja qė i dispononi , at mbrėmje mos i lini
tė zbrazėta, por i mbushni me monedha, sepse kėshtu besohet se viti i
ardhshėm do t'ju pėrcjelli me shumė begati dhe pasuri financiare.
Postuar: 0:28 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:10 pm

Krenarė nė geto


opinione F.1224002656548_m

Imer Mushkolaj



Igori ėshtė qytetar
i Serbisė. I rastisi tė udhėtojė nga Beogradi pėr Amsterdam pikėrisht
tė shtunėn e 19 dhjetorit. Tė hėnėn mbrėma po ma shprehte kėnaqėsinė
nėpėrmjet MSN-sė qė pas 20 vjetėsh kishte udhėtuar sėrish pa vizė drejt
Europės. Por, edhe po ma shprehte keqardhjen qė kosovarėt ende nuk e
kishin njė mundėsi tė tillė.

Igori ėshtė serb dhe e thotė hapur se i vjen turp qė ėshtė i tillė.
Shqiptarėve, tė cilėt i takon, iu kėrkon falje pėr krimet qė shteti
serb i ka kryer nė Kosovė, i vetėdijshėm se keqardhja e tij personale
nuk mjafton.

Nga Amsterdami, ai mė thoshte se pas dy dekadash izolimi e pashprese,
mė nė fund po ndihej mirė qė serbėve po iu kthehej dinjiteti i humbur.

Pėrveē qytetarėve tė Serbisė, nga 19 dhjetori pa viza drejt Europės
mund tė udhėtojnė edhe malazezėt dhe maqedonasit, pėrderisa boshnjakėve
dhe shqiptarėve pritet qė njė gjė e tillė t’iu mundėsohet pas gjashtė
muajsh. Po kosovarėt?

* * *

Pėrderisa tre shtet fqinje po festonin Europėn, Kosova po merrej me tė
tjera gjėra. Deputetėt po pėrpiqeshin t’i rritin rrogat edhe 50 pėr
qind, kurse kabineti qeveritar po i gėzohej rreth 17 mijė eurove, sa
duhej t’iu “piknin” nė konto disave nga ministrat dhe vetė
kryeministrit. Partitė nuk po merreshin vesh pėr votat e vjedhura,
pėrderisa po mendohej pėrsėritja e zgjedhjeve nė tri komuna. Punė aspak
tė dinjitetshme pėr njė vend fukara e me plot probleme tė tjera.

Pėrderisa shampanjat e festės po hapeshin nė Shkup, Podgoricė e
Beograd, pėrfaqėsues tė BE-sė po thoshin se liberalizimi i vizave me
Kosovėn nuk ėshtė ēėshtje muajsh, por vitesh. Njė shuplakė fytyrės pėr
tė gjithė politikanėt qė pa pikė turpi flasin pėr BE dhe integrime tė
shpejta.

Logjika e “patriotėve” thotė se Europa nuk po dashka vetė tė na
ndihmojė, por logjika e Europės thotė se vizat nuk liberalizohen pa
plotėsimin e kushteve tė nevojshme. E kur kosovarėt normalė mendojnė se
kush duhet tė punojė pėr kryerjen e detyrave, iu vjen tė qajnė.

Iu vjen tė thonė se nuk i takojnė kėtij vendi, kur shohin se tė
zgjedhurit e popullit mė tė rėndėsishme e kanė mbushjen e xhepave, se
gjithēka tjetėr; kur qeveritarėt nuk ngopen, edhe pse kanė rroga
marramendėse pėr njė vend tė varfėr dhe kur shpenzohen miliona nė
makina tė reja, telefona e telefonata, dreka e darka, dasma e pikniqe.

Pėr ata qė udhėheqin kėtė vend dhe tė tjerėt qė thonė se janė opozitė
ėshtė fare pak e rėndėsishme si jetojnė qytetarėt. Punė e madhe se nuk
kanė bukė e barna. Punė e madhe se iu duhet tė presin me ditė tė tėra
para ambasadave. Pėr ta ėshtė e rėndėsishme t’i mbushin kontot miliona,
t’ua sigurojnė tė ardhmen djemve, nipave e stėrnipave. Ata madje nuk e
kanė problem as udhėtimin nė Europė. Natyrisht, pėr kėtė marrin edhe
mėditje. Nga paratė e qytetarėve tė varfėr.

* * *

Igori do ta festojė Vitin e Ri nė Amsterdam. Nė prag tė 2010-tės,
serbėt maqedonasit e malazezėt po ndihen europianė. Kurse nė Kosovė nga
ekranet televizive do tė na buzėqeshin politikanėt, do tė flasin pėr
progresin e arritur e do tė premtojnė vit tė begatė. Por, assesi nuk do
tė pranojnė se Kosova ka mbetur kėrkah dhe se kosovarėt kanė mbetur si
nė burg.

Madje, do tė na bėjnė thirrje tė ndihemi krenarė nė shtetin mė tė ri nė botė.
Ata qė ndihen krenarė qė jetojnė nė kėtė vend, vėrtet duhet dekoruar
pėr optimizėm e vetėmohim. Tė jetosh nė geto e tė ndihesh krenar nuk
ėshtė pak!

(Editorial i gazetės “Profil”)
Postuar: 0:26 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:12 pm

Diplomacia e Prishtinės – 2009, vit i dėshtuar


opinione F.1224002545468_m


Doc.sci.Gani Asllani




Nė atmosferėn
e pėrgjithshme tė fundvitit, ēdo institucion, organizatė, shoqatė,
familje madje edhe individ, ulet pėr tė bėrė llogaritjet e vitit qė
shkoi, dhe pasi tė kenė vlerėsuar gjithēka dhe ēdo gjė, sjellin edhe
pėrfundimin pėr sukseset dhe dėshtimet e 12 muajve tė shkuar.

Nė kėtė mes, diplomacia kosovare ėshtė organi shtetėror mė i pa
suksesshėm. Ministria e Jashtme e Kosovės, u paralizua tėrėsisht me
punėn e vet duke u koncentruar nė vetėkėnaqėsinė qė guxoj t’ia dhuroj
vetes me rastin e anėtarėsimit tė Kosovės nė Bankėn Botėrore dhe Fondin
Monetar Ndėrkombėtar, gjė qė nuk u bė pėr shkak tė suksesit tė kėsaj
ministrie, apo edhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės, por qė u
arrit me angazhimin prej buldozeri tė SHBA-ve, Britanisė sė Madhe dhe
shteteve tė tjera mike.

Procesi i njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, i cili duhet pėrsėritur
prapė, nėnkupton matematikė tė thjeshtė, pra ēėshtje tė rritjes sė
numrit tė vendeve qė e njohin Kosovėn, gati sa u paralizua, dhe vendet
qė gjatė vitit 2009 qė e kanė njohur shtetin mė tė ri nė botė mund tė
numėrohen nė gishtat e njė dore.

Duhet thėnė se edhe ato vende qė e njohėn Kosovėn, nuk e bėnė kėtė gjė
nga puna e mirė e ministrisė, por nga nxitja e faktorėve tė ndryshėm
ndėrkombėtar diplomatik, Behgjet Pacollit, apo edhe diasporės shqiptare
jashtė vendit qė nuk la gur pa lėkundur derisa pėr shembull cyti
Zelandėn e Re qė ta njohė Kosovėn, apo edhe takimet e pafundme qė po
kėta njerėz i bėnė nė qeverinė e Skocisė dhe Britanisė sė Madhe, pėr
t’i kėrkuar Republikės sė Malavit (vend qė Skocia e sponsorizon pėr tė
dalė nga dėshpėrimi ekonomik) njohjen e Kosovės.

Nė kėtė ministri, qysh nė start tė punės sė tyre e kanė pranuar
ngathtėsinė, dhe dėshtimin si formė e punės sė tyre, kur ministri
Skėnder Hyseni i ka dhėnė vetes liri pesė vjeēare derisa Kosova tė
pranohet nė OKB.

Ēdo shtet i ri duhet tė shikojė tė ardhmen me pėrparėsi dhe pa pengesa,
e pesė vjetori i paracaktuar nga zotėri Hyseni ėshtė gabim trashanik
sepse nė procesin e integrimeve qė po kalon Ballkani, ku Serbia, Mali i
Zi dhe Maqedonia hoqėn vizat pėr nė BE, dhe Shqipėria e Bosnja e
Hercegovina janė nė fazėn pėrfundimtare, Kosova po mbetet jo vetėm
delja e zezė, por edhe gropa e dėshtuar e politikave tė dėshtuara.

Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės, po ashtu nuk
arriti qė tė bėjė as edhe njė hap tė vetėm nė propagandimin
ndėrkombėtar tė Kosovės, kurse pėrfaqėsimi i delegacionit tė Kosovės nė
gjykatėn e Hagės, u cilėsua nga shumė njohės tė sė drejtės
ndėrkombėtare si “njė paraqitje e qullur e disa kryetitujve tė
gazetave, pa lidhje tė mirėfilltė organike, dhe strukturė legale”.

Njė konstatim i tillė u bė nga pjesėtarėt e ekipit ligjor tė “Amnesty
International” gjatė njė seminari shkencorė nė Universitetin e
Oksfordit, me datė 20.12 2009, ku mori pjesė edhe autori.

Sipas po tė njėjtit konstatim, fatmirėsisht ishte paraqitja e fortė e
shteteve nė favor tė Kosovės qė solli argumente tė mirėfillta dhe tė
strukturuara mirė, si psh, Shqipėria me paraqitjen e vet mbėshtetur nė
tė drejtėn humanitare, Austria me paraqitjen e vet bazuar nė tė drejtėn
e popujve pėr liri. Kroacia, me paraqitjen e vet me argumentet nga
shkatėrrimi i ish RSFJ-sė, SHBA-tė me paraqitjen e strukturės sė forcės
si mjet pėr ardhjen deri te qėllimi, qė ndikuan qė paraqitja nė emėr tė
Kosovės tė shihet katėrēipėrisht si e fortė dhe e mbėshtetur nė
konkluza pozitive.

Nė kėtė mes, nuk duhet lėnė pa e fajėsuar edhe diplomacinė e Shqipėrisė
e cila, ēėshtjen e Kosovės disi e ka vėnė prapa shpine, ndėrsa
koncentrohet nė ndreqjen e marrėdhėnieve me Serbinė, gjė qė treguan
takimet e disahershme tė ministrit tė Jashtėm shqiptar me Vuk Jeremiqin
si dhe gatishmėria e tij pėr tė vizituar Beogradin.
Ndryshe nga Shqipėria e Enver Hoxhės qė me 1960 sponsorizoi hyrjen e
Republikės Popullore tė Kinės nė OKB, kėsaj radhe edhe pse pjesė tė njė
kombi Shqipėria, po bėn luftė shumė tė dobėt diplomatike pėr tė rritur
numrin e njohjeve tė Kosovės.

Kėshtu pra, ne qoftė se Ministria e Jashtme e Kosovės, do tė bėjė
bilancin e mirėfilltė tė punės njėvjeēare, atėherė ky institucion duhet
t’i pranojė gabimet e veta, dhe tė punojė shumė mė shumė qė t’i
pėrmirėsojė ato, sepse pikėrisht nga puna e tyre varet edhe suksesi
ndėrkombėtar i Kosovės.

(Autori ėshtė ekspert i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, dhe pedagog nė
Fakultetin e Shkencave Politike nė Universitetin e Glasgow, Britani e
Madhe)

Postuar: 0:25 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:14 pm

LDK, parti e vizionit tė qartė tė sė ardhmes


opinione F.1224002445853_m



Fatmir Sejdiu



- Fjala e presidentit Sejdiu nė manifestimin e organizuar me rastin e shėnimit tė 20-vjetorit tė themelimit tė LDK-sė ‏-
Tė nderuar anėtarė, veprimtarė dhe simpatizantė tė LDK-sė,
Tė nderuar nėnkryetarė, anėtarė tė Kryesisė dhe tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė,
Tė nderuar drejtues tė partive politike,
Tė nderuar ambasadorė tė akredituar dhe pėrfaqėsues ndėrkombėtarė nė Kosovė,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, tė shkencės dhe tė kulturės,
Zonja e zotėrinj,

Ėshtė kėnaqėsi imja e veēantė qė sot, nė kėtė pėrvjetor jubilar tė
20-vjetorit tė themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, t’ju
drejtohem me kėtė fjalė rasti.

Lidhja Demokratike e Kosovės u krijua kur po shuhej njė sistem qė solli
shumė tragjedi pėr Kosovėn dhe popullin shqiptar, kur po binte sistemi
komunist nė Evropėn Juglindore. Derisa Gjermania dhe bota po e rrėnonin
Murin e Berlinit, LDK-ja filloi rrėnimin e mureve ndėrshqiptare, duke
shpallur hapur idenė e pavarėsisė sė Kosovės.

Ditėlindja e LDK-sė, 23 dhjetori i vitit 1989, shėnon ditėlindjen e
demokracisė nė kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės. LDK-ja ėshtė shenja
e parė dhe mė e fuqishme e pluralizmit politik nė Evropėn Juglindore,
ajo ėshtė nismėtare e shumė proceseve tė rėndėsishme qė ndodhėn gjatė
kėtyre dy dekadave nė kėtė pjesė tė Europės.

Gjatė 20 vitesh, tri shkronja, LDK, u bėnė shenjė fryme e pune,
sakrifice dhe pėrkushtimi e shqiptarėve nė Kosovė dhe nė diasporė; u
bėnė vlera mobilizuese dhe frymėzuese pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė
ishin; po kėshtu, kėto tri shkronja u bėnė shenjė njohjeje pėr botėn
demokratike – se ishte njė vend dhe njė popull qė kėrkonte tė drejtėn
pėr tė qenė pjesė e barabartė e botės sė lirė dhe e qytetėrimit
evroperėndimor, tė cili i pėrkiste pėrherė shpirtėrisht dhe fizikisht.

Siē e thoshte pėrherė Presidenti Rugova, LDK-ja, duke qenė nė krye tė
lėvizjes dhe tė veprimit politik, ishte shpresė dhe besė pėr Kosovėn
dhe pėr tė gjithė shqiptarėt.

Njėzet vjet pas themelimit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke i
pasur parasysh tė gjitha zhvillimet nėpėr tė cilat kaloi vendi ynė, pa
hezitim mund tė theksohet se LDK-ja ėshtė krijuese dhe jetėsuese e
platformės sonė politike nacionale pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės,
se ajo e frymėzoi dhe e ndihmoi me tėrė potencialin e vet mbijetesėn e
popullit tė Kosovės pėrballė njė mėsymjeje tė egėr tė Millosheviqit, qė
cak final kishte zhbėrjen tonė fizike.

LDK-ja, qė me themelimin e saj, u bė bartėse e idesė sė integrimit
qytetar dhe kombėtar, pa parashenja ideologjike. Pa dyshim, njė nga
burimet kryesore tė masivitetit dhe tė efikasitetit tė saj ishte
pikėrisht bashkimi i tė gjithėve, trajtimi i secilit qytetar me
respekt, nė mėnyrė tė barabartė, duke e konsideruar secilin pjesė tė
rėndėsishme tė projektit tė madh.

Tė nderuar pjesėmarrės,

LDK-ja, ishte vetė qenia e shpresės sė njė populli. Pėr kėtė arsye edhe
u afirmua si projekt total pėr zgjidhjen paqėsore tė statusit politik
tė Kosovės. Me vizionin e saj tė qartė, LDK-ja nisi dhe organizoi
projekte tė mėdha qė forcuan identitetin shtetėror tė Kosovės siē ishin
Deklarata e 2 Korrikut 1990, Kushtetuta e Kaēanikut dhe Referendumi pėr
Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran, nė shtator tė vitit 1991, kur pėr
herė tė parė u shpreh dhe u vėrtetua vullneti politik i popullit nė
formė plebishitare.
Programi i veprimit politik e nacional i LDK-sė me kohė u pėrqafua nga
i tėrė populli i Kosovės dhe u bė program politik e nacional i Kosovės.


Nėn drejtimin e LDK-sė u krijua sistemi i mėvetėsishėm qeveritar,
sistemi institucional i financimit, i arsimit, i informimit, i
shėndetėsisė, i sigurisė, i pėrkrahjes sociale, i sportit, etj. Pėr
herė tė parė u bė organizimi i diasporės sonė nė Evropė dhe Amerikė
brenda njė projekti tė madh politik shqiptar.

Nė realizimin e kėtij programi politik, veprimtarėt e palodhshėm tė
LDK-sė bartėn mbi supet e veta barrėn e rėndė tė organizimit tė jetės
institucionale nė Kosovė, megjithėse mbi krye u rrinte njė pushtues
brutal, i cili i arrestonte, i burgoste dhe i torturonte ēdo ditė.

Shumė veprimtarė tė LDK-sė dhanė jetėn gjatė pėrpjekjeve tė pėrditshme
pėr t’u qėndruar pranė qytetarėve tė vendit, shumė tė tjerė morėn plagė
tė rėnda, por gjithmonė gjendej njė tjetėr vullnetar qė do ta vazhdonte
punėn e nisur.

LDK-ja e krijoi, e institucionalizoi dhe e mbajti me pėrkushtim tė
papėrsėritshėm, gjatė gjithė viteve ’90, frymėn e madhe tė
solidaritetit dhe tė dashurisė nė mes njerėzve dhe familjeve anekėnd
Kosovės.

Duke vėshtruar nga perspektiva e sotme, duket e paimagjinueshme se si u
arrit qė, nė ato kushte tė tmerrshme, tė ruhej qenia jonė fizike dhe si
u arrit tė mbahej gjallė fryma e madhe e mosnėnshtrimit.

Pa kėtė organizim, pa kėtė frymė tė mahnitshme solidariteti e dashurie,
tė cilėn e stisi dhe e forcoi LDK-ja, do tė ishte i pamundur suksesi i
pėrgjithshėm i lėvizjes sonė tė madhe pėr liri e pavarėsi.

Prandaj, sot themi se tė gjithė ata qė vepruan e punuan ag e terr me
kėtė frymė, pėr mbijetesėn e popullit tė Kosovės, ata qė lėshuan
shtėpitė e tyre pėr shkollat, pėr fakultetet dhe pėr institucionet e
tjera, ata qė mbėshtetėn pakursyer realizimin e kėtij projekti politik,
e meritojnė nderimin e pėrhershėm tė brezave.

Tė dashur pjesėmarrės tė kėtij solemniteti,
Zonja e zotėrinj,

Sot, nė kėtė pėrvjetor solemn, nė 20 vjetorin e veprimtarisė sė LDK-sė,
nė Kosovėn shtet sovran dhe i pavarur, e ritheksojmė me krenari se
Lidhja Demokratike e Kosovės dhe kryetari i saj, dr. Ibrahim Rugova
punoi nė mėnyrė tė veēantė pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė
Kosovės, duke e vėnė pėr herė tė parė Kosovėn nė agjendė tė
institucioneve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe tė qendrave mė tė
fuqishme tė vendosjes.

Kancelaritė e kryeqyteteve mė tė mėdha anekėnd botės u hapėn pėr
prijėsin e Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, i cili ua shpjegoi me
menēurinė, me dijen dhe me maturinė e burrėshtetasit tė parė tė Kosovės
liderėve botėrorė tė vėrtetėn pėr Kosovėn dhe tė drejtėn e popullit tė
saj, tė vėrtetėn pėr krimet e pėrditshme dhe politikėn gjenocidale tė
aparatit shtetėror serb, ndaj shqiptarėve nė Kosovė.

Gjatė gjithė kėsaj kohe, Presidenti Rugova kishte tėrhequr vėrejtjen
pėr krimet e mundshme masive shtetėrore tė regjimit serb tė Beogradit.
Lufta nė vitet 1998-1999 e konfirmoi kėtė brengė tė tij. Por, thirrja e
tij e vazhdueshme pėr njė ndėrhyrje ushtarake ndėrkombėtare arriti tė
fitojė pėrkrahjen e SHBA-ve dhe Bashkimit Europian, si dhe vendeve
tjera demokratike tė botės, duke inkurajuar kėshtu qeveritė e kėtyre
vendeve perėndimore pėr njė veprim tė vendosur ushtarak kundėr ushtrisė
dhe policisė sė Serbisė nė Kosovė. Me intervenimin e NATO-s nė Kosovė
mė 1999, ndodhi saktėsisht ajo qė e kishte kėrkuar pėr njė dekadė
Presidenti Rugova: u dėbua ushtria dhe policia e Serbisė dhe Kosova u
vu nė administrim civil dhe ushtarak ndėrkombėtar.

Si njė lider vizionar, me vlerėsimet dhe parashikimet, Presidenti
Rugova ishte njė hap pėrpara tė tjerėve. Ai kishte dhėnė shenjat reale
tė ardhmėrisė sonė edhe duke parashikuar dhe vlerėsuar kėtė tė ardhme.

Tė dashur pjesėmarrės tė kėtij solemniteti tė madh,

Presidenti Rugova arriti t’i krijojė miq e pėrkrahės Kosovės nė ēdo cep tė botės.

Duke pasur fatin dhe pėrgjegjėsinė e madhe qė ta trashėgoj Presidentin
Rugova nė detyrėn e tij, unė kam pasur mundėsinė qė tė dėgjoj nė zyrėn
time, po edhe nė kryeqendrat e botės, fjalėt mė tė zgjedhura pėr
Presidentin Rugova nga diplomatė tė shquar botėrorė, nga presidentė e
kryeministra shtetesh, qė takimet me tė ende i kujtojnė si ngjarje tė
shėnuara tė karrierės sė tyre politike.

Madhėshtinė e filozofisė politike tė LDK-sė e kanė pėrshėndetur shumė
burrėshtetas tė respektuar anekėnd botės, ashtu si edhe madhėshtinė e
personalitetit tė dr. Ibrahim Rugovės. Sė fundi, mė 1 nėntor 2009,
Presidenti Klinton, gjatė takimit qė pata me tė, minuta tė tėrė tė
bisedės sonė ia kushtoi pikėrisht Presidentit Rugova dhe pėrshtypjeve
nga takimet me tė nė Shtėpinė e Bardhė.

Presidenti Rugova ka qenė miku mė i dashur i tij nė Shtėpinė e Bardhė,
tha Presidenti Klinton, ndėrsa guri i ēmuar qė kishte marrė nga ai me
kohė ishte pagėzuar Guri i Rugovės.

Duke e njohur mirė etnokulturėn nacionale dhe duke i rinxjerrė nė pah
cilėsitė mė tė mira tė etnisė qė i pėrkiste, Presidenti Rugova e
shndėrroi nė rit tė zakonshėm dhurimin e gurėve tė ēmueshėm dhe tė
kristaleve pėr miqtė e Kosovės.

Me kėtė tregohej nderimi pėr mikun dhe vendin tė cilin ai e
pėrfaqėsonte, si dhe tregohej se pushtimi i Kosovės kishte ndodhur
pikėrisht pėr kėto pasuri qė Zoti ia ka falur Kosovės.

Tė nderuar tė pranishėm,
Zonja e zotėrinj,


Lidhja Demokratike e Kosovės pati fatin e madh qė tė ketė mė gjirin e
vet njerėz me vizion, me atdhedashuri dhe humanizėm tė rrallė, si Fehmi
Agani, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Sali Ēeku, Latif Berisha, Agim
Hajrizi, Shaban Manaj, Ukė Bytyēi, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Xhavit
Ahmeti, Bardhyl Ēaushi, e shumė tė tjerė. Tė gjithė kėta nuk janė me ne
sot fizikisht. Por, tė gjithė kėta jetojnė me nderimin tonė tė
pėrhershėm dhe tė mbarė Kosovės, sepse jetuan dhe vepruan me nder pėr
Kosovėn, pėr paqen, lirinė dhe dashurinė mes njerėzve. Ata ishin tė
LDK-sė dhe tė Kosovės dhe tė tillė do tė jenė pėrgjithmonė.

Pa dyshim, humbja e njė numri kaq tė madh prijėsish e veprimtarėsh
eminentė, ndėr vite, ka qenė njė goditje e rėndė pėr LDK-nė. Por, me
udhėheqjen e urtė tė Presidentit Rugova dhe me strukturėn e saj tė
organizuar mirė, LDK-ja arriti qė tė pėrballojė shumė sfida, duke
ruajtur dhe duke kultivuar frymėn e saj tė pėrhershme tė veprimit e tė
mendimit politik.

Megjithatė, goditja mė e rėndė dhe mė e dhimbshme pėr LDK-nė qe humbja
e Presidentit Rugova, i cili ndėrroi jetė mė 21 janar 2006. Njeriu qė e
projektoi idenė e pavarėsisė, nuk arriti ta priste atė. Njėsoj si
Moisiu biblik, i cili i priu popullit tė tij drejt Tokės sė Premtuar,
pa arritur vetė tė shkelte nė tė. Rugova i priu Kosovės nė kohėt e saj
mė tė vėshtira, por nuk pati fatin ta priste ditėn e pavarėsisė sė
Republikės sė Kosovės. Por, ai pati njė ėndėrr, pati njė qėllim nga i
cili nuk hoqi dorė kurrė.

Tė dashur anėtarė dhe dashamirės tė LDK-sė,

Kosova e lirė, e pavarur dhe demokratike, e integruar nė Bashkimin
Evropian dhe nė NATO dhe miqėsia e pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės ishte motoja e mendimit dhe e veprimit politik tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės dhe tė liderit tė saj dr. Ibrahim Rugova. Edhe
sot, pas njėzet vjetėsh, ky ėshtė vizioni themelor i LDK-sė pėr tė
ardhmen e vendit. Duke parė se ky vizion yni i pėrhershėm tashmė ėshtė
bėrė qėllim i pėrbashkėt i tė gjitha subjekteve politike dhe i vetė
institucioneve tė vendit, s’kemi si tė mos ndihemi krenarė qė gjatė
gjithė kėtyre viteve ne i qėndruam besnik dhe vepruam nė realizimin e
kėtij vizioni.

Njerėz tė lirė, nė shtetin sovran, tė pavarur dhe demokratik – ky ishte
vizioni i LDK-sė pėr Kosovėn, ky ishte vizioni i themeluesve tė saj, i
ndėrtuar dhe i udhėhequr nga lideri ynė historik, nga kolosi i lirisė,
intelektuali i madh dhe i urtė, dr. Ibrahim Rugova.

Sot, jemi tė lumtur tė theksojmė, se idealet e LDK-sė, idealet e
Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe tė tė gjithė bashkėmendimtarėve
e bashkėpunėtorėve tė tij tė shumtė janė bėrė realitet; liria e arritur
me sakrifica qindvjeēare po forcohet dita-ditės, pavarėsia e Republikės
sė Kosovės ėshtė njohur dhe po vazhdon tė njihet gjerėsisht nga bota,
ndėrsa demokracia nė vend, po funksionon dhe po zhvillohet bashkė me
institucionet e krijuara me votėn e lirė tė sovranit - popullit tė
Kosovės.

Porse, edhe nė njė ditė tė bukur, solemne si kjo e pėrvjetorit tė
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, na duhet tė tregojmė pėrmbajtjen tonė,
urtėsinė dhe pragmatizmin politik qė e kemi pasur gjatė kėtyre dy
dekadave tė veprimtarisė sė madhe politike e kombėtare.

Pra, unė dua qė sot tė tėrheq vėmendjen tuaj kah sfidat qė na presin nė
tė ardhmen, e qė nuk janė tė pakta. Zhvillimi ekonomik i vendit,
krijimi i vendeve tė reja tė punės, veēmas pėr tė rinjtė, afrimi i
arsimit tonė nacional me arsimin evropian, rimėkėmbja dhe fuqizimi i
kapaciteteve energjetike dhe minierave tė pasura tė Kosovės, punimi i
tokės sonė tė bereqetshme dhe prodhimi i kulturave tė shumta qė jep
ajo, fuqizimi dhe modernizimi i shėndetėsisė, kujdesi social pėr tė
moshuarit, pėr pensionistėt, invalidėt e luftės dhe familjet e tyre, si
dhe pėr shtresat e tjera jo tė pakta qė jetojnė buzė zgripit social
janė vetėm disa nga ēėshtjet e shumta qė duan zgjidhje, nė mėnyrė qė
shteti ynė i ri, Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovės tė ecė
sigurt drejt sė ardhmes sė vet tė pakthyeshme euroatlantike.

Jam i sigurt se LDK-ja ka potencial politik, njerėzor e profesional, ka
vullnet, dije dhe kompetencė pėr tė dhėnė formulėn e nevojshme pėr
zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve tė rėndėsishme. Padyshim qė LDK-ja e cila
pati vizion tė qartė pėr dhjetėvjeēarėt e kaluar, e ka vizionin edhe
pėr dhjetėvjeēarėt e tė ardhmes sė Kosovės demokratike, tė zhvilluar
dhe tė integruar nė Evropė. Ndaj, kam bindjen e besimin e plotė se LDK
dhe njerėzit e saj, do tė vazhdojnė pėrpara, sikundėr deri mė sot,
sepse janė ata qė krijuan dhe i dhanė shtat luftės politike pėr lirinė
e pavarėsinė e Kosovės dhe janė ata qė nė njė Kosovė me jetė plurale
politike e demokratike, do t’i japin vlerė betejės sonė tė pėrbashkėt
pėr ta shndėrruar Republikėn e Kosovės nė njė vend tė mirėfilltė
demokratik ku sundon rendi dhe ligji, nė njė vend tė dashur pėr tė
gjithė qytetarėt e saj pa dallime etnie, nė njė vend tė integruar sa mė
shpejt nė strukturat euroatlantike.

Dua tė vlerėsoj lart, me kėtė rast, pėrcaktimin themeltar tė LDK-sė si
parti e traditės demokratike nė Kosovė, por, njėkohėsisht edhe si parti
e vizionit tė qartė tė sė ardhmes sė vendit tonė.

Sot nė kėtė pėrvjetor tė 20-tė, duhet ēmuar shumė pėrkushtimin e LDK-sė
pėr tė qenė gjithmonė parti e hapur, e ideve dhe veprimeve tė
guximshme; parti moderne qė ofron mundėsi tė mėdha pėr lidership, pėr
realizimin e potencialeve tė gjeneratės sė re, me energji e ide tė
reja. Duhet ēmuar shumė krijimin e hapėsirave gjithnjė mė tė mėdha pėr
tė rinjtė qė e ndjejnė LDK-nė si parti e sė ardhmes sė tyre evropiane,
parti moderne e qendrės sė djathtė, me vend tashmė tė nderuar ndėr
Partitė Popullore Evropiane.

LDK-ja ka qenė dhe do tė mbetet parti e vlerave tė mėdha nacionale e
evropiane, sepse tė kėtillė na e ka lėnė Presidenti Rugova dhe tė tillė
e duan qytetarėt e Republikės sė Kosovės.

Tė dashur pjesėmarrės tė kėtij solemniteti tė madh,

Pėr mua si President i vendit, ėshtė kėnaqėsi e veēantė qė pata rastin
t’ju drejtohem me kėtė fjalė, nė kėtė solemnitet unikat tė skenės sonė
politike, nė njėzetvjetorin e themelimit tė Lidhjes Demokratike tė
Kosovės, e cila qė nga krijimi i saj ishte dhe mbeti njė lėvizje e
madhe dhe e urtė e luftės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci.

Prandaj, nė kėtė moment solemn, kur po shėnojmė tė arriturat dhe
sukseset njėzetvjeēare tė LDK-sė dhe tė vendit tonė, le tė urojmė tė
gjithė bashkė pėr suksese tė mėtejme nė realizimin e vizionit pėr tė
ardhmen evropiane tė Kosovės sonė tė dashur!

Shėndet, fat dhe suksese tė gjithėve qė jetojnė dhe punojnė me idealet dhe vizionin e Kosovės evropiane!

Gėzuar ky pėrvjetor i madh!
Gėzuar festat e fundvitit tė gjithėve!
Urime dhe suksese!
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj!

Postuar: 0:24 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:15 pm

Informaliteti si vullnet i pushtet-ndėrtimit


opinione F.1224002000663_m

Hasan Saliu



Para disa ditėsh,
krerėt institucionalė u zotuan sėrish se do ta luftonin seriozisht
informalitetin dhe besa do ta zhduknin nga faqja e dheut. Zotime tė
tilla nuk janė tė parat dhe as qė pritet tė jenė tė fundit. Ka pasur
dhe do tė ketė nėnshkrime marrėveshjesh mirėkuptimi e memorandume pėr
luftimin e krimit, informalitetit e tė keqes, por e gjithė kjo nuk ka
dhėnė as mė tė voglin rezultat.

Arsyeja e lulėzimit tė informalėve nė Kosovė ėshtė se politika rezervon
mundėsinė pėr t'i detyruar, mashtruar apo pėr t'i joshur informalėt, me
qėllim t'i radhitė nė krahun partiak ose t'i pėrvetėsojė si votues.
Shumė biznese tė vogla mbeten informale ose shteti ka njė shkallė tė
lartė tolerance ndaj evazionit tė tyre fiskal, ndėrsa shumė biznese tė
mesme mbajnė punėtorė informalė. Pėr kėtė arsye, ndaj tyre mund tė
veprojė vetėm trysnia politike nėn “kėrcėnimin” e zbatimit tė ligjit,
pėr tė pėrfituar votėn apo bashkėpunimin nė biznese tė dyshimta. Dhe,
nė njė ambient ku papunėsia kalon gjysmėn e tė aftėve pėr punė,
politika gjen terren, duke i parė ata kryesisht si mjet pėr qėllimin e
pushtetit. Por, jo vetėm kaq. Informalėt shpesh paraqiten ortakė me
struktura tė larta tė pushteteve nė punė tė ndryshme botore.

Fati i informalitetit nė Kosovė, pa dyshim, ėshtė nė duart e shtetit,
shpesh duke u shfrytėzuar kjo dukuri pėr interesa politike. Po t'u
referohemi statistikave, del shumė qartė se nė Kosovė shteti vazhdon tė
mbetet punėdhėnės i madh, ndėrsa pėrzgjedhja bėhet kryekėput sipas
kriterit politik. Militantizmi i dėshmuar partiak ėshtė kriteri bazė
kualifikues e jo respektimi i institucionit tė konkursit dhe, pa
dyshim, edhe kjo ėshtė njėfarė informaliteti. Dhe, nė kėtė mėnyrė
punėsimi, shantazhi bėhet metodė veprimi.
Punėdhėnėsi shtet i sheh si votues tė punėsuarit, tė cilėt kanė pėr
detyrė tė sigurojnė edhe shumė vota tė tjera nė kėmbim tė kėtij
punėsimi. Aq mė shumė qė tė punėsuarit militantė shpesh janė me
kontratė nė vepėr dhe kėshtu mbushen ndėrmarrjet publike.
Sektori privat vazhdon tė luhatet ndėrmjet pėrpjekjeve pėr t'u
formalizuar dhe pėrfitimet e informalėve tė lejuar si tė tillė sėrish
nga politika. Informaliteti vėrtet ėshtė dukuri e shtrirė nė gjithė
botėn, por mė shumė si ēėshtje teknike dhe shmangie nga respektimi i
ligjit. Por, nė shoqėrinė si kjo jona, ėshtė politika ajo qė lejon
lulėzimin e saj pėr arsye pėrfituese. Nė njė krizė punėsimi, dhėnia
fund e informalitetit do tė pritej keq nga ata votues qė pėrfitojnė nga
kjo punė. Politika e ka tė qartė se tė punėsuarit formalė pėr nga
kontrata qė kanė ndiejnė njė siguri mė tė madhe nė vendin e punės dhe
pėr kėtė arsye ata janė shumė mė indiferentė ndaj politikės,
ndryshimeve dhe, mė e rėndėsishmja, premtimeve politike. Ndėrkaq,
kategoria mė e ndjeshme me tė cilėn mund tė bėhen llogari bindjeje apo
manipulimi e votash janė pikėrisht informalėt, tė cilėt joshen ose duan
t'u besojnė premtimeve elektorale. Kjo ėshtė kategoria me tė cilėn
politika manipulon mė shumė.

Mekanizmat kryesorė dhe tė vetėm qė do tė duhej ta luftonin kėtė dukuri
qė gėrryen arkėn e shtetit, pa dyshim, janė tė tri pushtetet. Deri
tani, lufta e pushtetit tė katėrt (mediave) as qė u ka bėrė pėrshtypje
tri pushteteve shtetėrore. Logjika ėshtė e thjeshtė: kėtu logjika e
shtet-ndėrtimit ende nuk mund tė dalė triumfues mbi vullnetin e
pushtet-ndėrtimit. Dhe, kėto janė arsyet e trysnisė mbi pushtetin edhe
ashtu tė kalbur gjyqėsor, qoftė kjo edhe nė vendimet autonome pėr
pėrsėritje zgjedhjesh, apo nė paragjykimet pėr skandalet e hapura pėr
moszbulimet e disa krimeve tė pasluftės.

Nė vullnetin e papėrmbajtur tė pushtet-ndėrtimit, ekzekutivi asnjėherė
nuk ėshtė i interesuar pėr forcimin dhe funksionimin autonom tė
gjyqėsorit. Dhe kjo shihet sheshazi se si nga njėra anė nuk bėhen
reforma nė forcimin dhe rifreskimin e gjyqėsorit dhe nga ana tjetėr, sa
herė qė gjyqėsori merr njė vendim autonom, politika ēohet nė kėmbė duke
e akuzuar gjyqėsorin pėr politikė. Pikėrisht pushteti ka ditur tė
manovrojė mirė dhe i ka maksimizuar pėrfitimet nga informaliteti,
mossundimi i ligjit, pavarėsisht se, nė rastin tonė, informaliteti e
dėmton rėndė buxhetin e shtetit; informaliteti lė njė rrugė mė pak,
shumė nxėnės pa njė shkollė, rroga mė tė vogla pėr arsimtarėt, mjekėt e
policėt, por jo edhe pėr pushtetarėt. Kjo logjikė moniste pėrcjell
teorinė e tillė po nga ata qė dikur e themeluan atė: vetėm pasi tė
konsolidohet pushtet-ndėrtimi, shteti do ta thėrrasė nė mbrojtje
ligjin. Kėsaj radhe pėr ta ruajtur pushtetin nėpėrmjet hallkave tė
shtetit.
Postuar: 0:20 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:16 pm

Nuk ėshtė befasi diskriminimi i shqiptarėve nga “Asėt” E BE-sė!



opinione F.1224001851920_m

Prof.dr. Mehdi Hyseni



Sa
pėr Evropėn e vonuar dhe tė rezervuar, po tė mos ishte AMERIKA, Kosova
qe 20 vjet, do tė ishte vetėm njė varrezė e madhe viktimash shqiptare
tė holokaustit serbomadh. Qė tė mos ndėrtohet ndonjė mur i ri i
Berlinit midis shqiptarėve nė Ballkan, shqiptarėt duhet tė gjejnė gjuhė
tė pėrbashkėt me Amerikėn, qė t’i ndihmojė nė zgjidhjen pėrfundimtare
dhe tė drejtė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ndryshe, i kėrcėnon
rreziku, qė tė ngelin edhe mė tej “monedhė kusuri” e Evropės sė
dikurshme, sikurse nė rastin e liberalizimit tė vizave Serbisė, Malit
tė Zi dhe Maqedonisė.

Nuk ka asnjė dyshim se, mos heqja e regjimit tė vizave shqiptarėve
tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė nga ana e BE-sė, ėshtė akt diskriminues,
sepse nuk ka tė bėjė me kurrfarė procedure teknike dhe ligjore, por ka
vetėm karakter politik, qė ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kartėn e
BE-sė mbi tė drejtat dhe liritė fondamentale tė njeriut.

Kjo formė e diferencimit dhe e diskriminimit tė shqiptarėve tė Kosovės
dhe tė Shqipėrisė nga ana e BE-sė, dėshmon se shqiptarėt janė njė
eksperiment sui generis pėr “Ballkanin Perėndimor” dhe pėr Bashkimin
Evropian.

Diferencimi dhe izolimi i Kosovės dhe i Shqipėrisė nga procedura e
heqjes sė vizave pėr shtetet e shengenit tė BE-sė,sheshit vė nė dukje
faktin se, si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri nuk sundon ligji dhe
demokracia e mirėfilltė, si rrjedhim “i krimit tė organizuar, i tregut
tė zi, i tregtimit tė drogės, tė njerėzve etj.”(!?)

Nuk pėrjashtohet mundėsia qė Kosova dhe Shqipėria, tė jenė tė paprekura
nga dukuritė e tilla shėmtuese tė shoqėrisė sė sotme,kur edhe qeveria e
Tiranės dhe e Prishtinės kanė nxjerrė ligje tė posaēme pėr luftimin e
kėtyre dukurive negative.

Mirėpo, nė kėtė kuptim shtrohet pyetja pėr eurokratėt “bizmarkė” dhe
“meternihė” tė BE-sė: -Mos Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia me “ligjet”
dhe me “demokracinė” e tyre, e paskan ērrėnjosur krimin e organizuar,
tregtimin dhe kontrabandėn e zezė me njerėz, me mallra dhe me territore
tė huaja etj.?

Pėrgjigjja ėshtė negative-JO! Pėrkundrazi, si Serbia, si Maqedonia, si
Mali i Zi janė qendrat dhe aktorėt kryesorė tė shkeljes sė ligjit, tė
abuzimit tė demokracisė, tė mohimit tė drejtave dhe lirive tė njeriut,
sidomos tė shqiptarėve.

Pikėrisht statusi i mjerueshėm dhe tragjik i shqiptarėve tė
diskriminuar nėn Serbi, nėn Mal tė Zi dhe nėn Maqedoni (si qytetarė tė
rendit tė dytė dhe tė tretė), mbi bazėn nacionale, politike, juridike,
kushtetuese, kulturore, arsimore, ekonomike, tregtare dhe humanitare,
ėshtė argumenti kryesor i “bankrotimit” tė ligjit dhe, i
mosfunksionimit tė demokracisė nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė Maqedoni.

Kjo do tė duhej tė ishte PENGESA KRYESORE pėr mos heqjen e vizave
qytetarėve tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė nga ana e
Bashkimit Evropian (BE).

Ndėrkaq, element tjetėr negativ, qė BE-ja nuk e ka marrė parasysh me
rastin e heqjes sė vizave serbėve, malazezėve dhe maqedonasve, ėshtė
mos zhdukja e krimit tė organizuar nė ato tri republika sllave, tė
cilat qe njėzet vjet rresht e kanė institucionalizuar dhe eksportuar me
sukses, edhe nė Shqipėri, edhe nė Kosovė dhe, nė gjithė Ballkanin, duke
pėrfshirė edhe Evropėn.

Realisht, as nė kuptimin ligjor, as nė atė demokratik dhe humanist, as
Serbia, as Mali i Zi e as Maqedonia nuk i plotėsojnė kushtet dhe
standardet e BE-sė, qė tė jenė liruar nga regjimi i vizave.

Dhe, jo vetėm kaq, as Serbia, as Mali i Zi, as Maqedonia nuk e kanė
vendin nė BE, as nė NATO, as nė OSBE, asnė OKB, derisa tė mos i
zgjidhin problemet ekzistuese me shqiptarėt e diskriminuar sipas
praktikės dhe interesit tė tyre kolonial imperialist.

Sikur BE-ja tė ishte e sinqertė, humane, e drejtė dhe vėrtetė
demokratike, nė rastin e liberalizimit tė vizave Serbisė, Malit tė Zi
dhe Maqedonisė, patjetėr, ėshtė dashur t’i pėrfshinte edhe Kosovėn,
Shqipėrinė dhe Bosnjė Hercegovinėn.

Mirėpo, fatkeqėsisht, pėr shkak tė trajtimit dhe tė zbatimit tė
standardeve dhe kritereve tė dyfishta ndaj shqiptarėve dhe boshnjakėve,
vėrtetoi tė kundėrtėn-realpolitikėn e dikurshme tė Evropės vjetėr tė
shekullit XX.

Pavarėsisht nga kalkulimet politike dhe diplomatike tė eurokratėve tė
BE-sė, me rastin e “getoizimit” dhe tė diskriminimit par exelence tė
shqiptarėve, qė tė mos lėvizin jashtė kufijve ballkanikė (ndryshe nga
serbėt, malazezėt dhe maqedonasit, tė cilėt, edhe pse kanė kryerė
krime, vjedhje,plaēkitje, vrasje, terror, gjenocid ndaj shqiptarėve
gjatė viteve 1989-2001,tani BE-ja i shpėrbleu, duke ua hequr vizat)!?

Paragjykimi i prapavijės politike i BE-sė, i qartė- nuk ka heqje vizash pėr shqiptarėt se “mund ta vėrshojnė Evropėn”!?

Ja, kjo ėshtė “strategjia” dhe “barazia” e integrimit dhe e pajtimit tė
popujve tė gjakosur tė Ballkanit (1990-2001). Ata qė kanė kryer
agresione dhe krime tė luftės mbi shqiptarėt kanė tė drejtėn dhe lirinė
e lėvizjes nė shtetet e “shengenit” tė BE-sė, kurse viktimat shqiptare
dhe boshnjake myslimane nuk e gėzojnė njė tė drejt tė tillė!?

Ja, ky ėshtė triumfi i politikės mbi ligjin, mbi tė drejtėn dhe mbi drejtėsinė evropiane!
Me gjasė, njė diskriminim dhe padrejtėsi e kėtillė ndaj shqiptarėve dhe
Shqipėrisė, do tė ndodhė, edhe nė rastin e aderimit tė shteteve tė
“Ballkanit Perėndimor” nė BE, ku me siguri, Mali i Zi, Serbia dhe
Maqedonia, do tė integrohen nė tė, para Shqipėrisė.

Kėshtu, do tė ndodhė, sikurse nė rastin konkret tė liberalizimit tė
regjimit tė vizave tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė.

Vetėm bashkimi i Shqipėrisė Natyrale, mund t’i shpėtojė shqiptarėt nga
diskriminimi dhe nga izolimi i Evropės, si dhe nga kolonializmi i
sllavėve tė Jugut tė Ballkanit!

Qė tė mos ndodhė njė padrejtėsi dhe diskriminim i kėtillė sui generis
ndaj shqiptarėve, Tirana dhe Prishtina zyrtare, qė tash duhet ta kenė
tė gatshme Platformėn e tyre pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė
Natyrale. Ashtu siē parashikon, edhe Platforma e Shqipėrisė Natyrale, e
sajuar nga Dr. Koēo Danaj (2009).

Vetėm ndėrtimi edhe artikulimi i njė Platforme tė kėtillė, tė sugjeruar
nga K.Danaj, mund tė ketė evituar rrezikun nga diskriminimi dhe nga
padrejtėsia e Evropės sė re ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė Natyrale.

Ndėrkaq, tė gjitha variantet e tjera tė politikės dhe tė diplomacisė sė
sotme shqiptare janė nė dėm tė interesit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve
dhe tė Shqipėrisė Natyrale.

Fundja, po qe se duam tė jemi tė barabartė me popujt e tjerė tė
Ballkanit, Tirana zyrtare sa mė parė tė jetė e mundur, duhet ta ketė tė
gatshme kėrkesėn e saj zyrtare pėr rindėrkombėtarizimin e ēėshtjes
kombėtare shqiptare, ashtu siē parashikon Platforma e Shqipėrisė
Natyrale e Dr. Koēo Danajt. Tė ridefinohet strategjia pėr zgjidhjen e
ngutshme, tė drejtė, reale, demokratike dhe paqėsore e ēėshtjes
kombėtare shqiptare nė Ballkan.

Ndryshe, edhe nė kėtė shekull, kombi shqiptar, do tė jetė edhe mė tej,
vetėm “njė lodėr” e padhembshme pėr biznesin politik dhe diplomatik tė
eurokratėve tė Evropės.
Postuar: 0:18 / 24 Dhjetor 2009 | RSS
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga blina-- Thu Dec 24, 2009 7:18 pm

Hipnoza e dikurshme dhe iluzioni i tanishėm


opinione F.1224001621405_m


Xhevdet Pozhari



Edhe pse nuk ėshtė
gjithaq e largėt koha kur Kosova e pėrjetojė njė prej eksodeve mė tė
tmerrshme, me tė cilėn u mbyll shekulli i vjetėr, shikuar nga
perspektiva e tanishme, koha e atėhershme duket aq e largėt, jo vetėm
shkaku se shėnoi ndėrrimin e shekujve, apo pėr arsye tė vuajtjeve dhe
tragjedive qė i pėrjetuam si popull, por edhe shkaku i lodhjes, e cila
prodhoi “bijtė e shekullit 21”, tė plakur para kohe.

Kuptohet, asnjėri nga ne nuk dėshiron tė kujtojė ēaste tė vėshtira dhe
ėshtė mirė ato tė mbeten vetėm nė njė kėnd tė mbamendjes, e cila nė
vazhdimėsi si hije do t’i pėrcjellė, nė heshtje, tė gjithė ata qė e
patėn fatin ta ndjejnė mbi kurrizin e tyre njėrin prej sistemeve mė tė
egra tė kohėve moderne....

Ndonėse, kujtesa e tė gjithė neve ėshtė e ngarkuar me pėrjetime mė tė
rėnda tė kohės sė viteve tė 90- ta, si vegim i pashmangshėm mė kujtohet
koha kur, atėbotė, disa aktivistė tė zellshėm tė LDK – sė, i
shpėrndanin, shtėpi mė shtėpi, disa fletėvotime, tė fshehura me kujdes.
Dhe kur i shpalosnin para votuesve tė atėhershėm, nuk dihej se cila
dorė dridhej mė shumė, ajo qė e zgjaste letrėn, apo ajo qė e
nėnshkruante.

Mė kujtohet se kishte edhe emra tė tjerė tė shėnuar nė listėn, e cila
rėndom pėrmbante deri nė tri mundėsi zgjedhjeje, por, nga shpejtėsia me
tė cilin pėrfundonte i gjithė ai proces, askush nuk arrinte t’i
shikonte tė gjitha alternativat, aq mė pak ne qė nuk e kishim moshėn
pėr tė votuar, e qė nė tė njėjtėn kohė ishim mė kureshtarėt. Madje, kjo
gjė as qė ishte e nevojshme, sepse askush nuk kishte hamendėsim se pėr
kė duhej tė votonte.

Nė fillim tė viteve tė 90-ta, i tėrė populli i ishte bashkangjitur njė
lėvizjeje tė vetme qė e kishte tė zgjedhurin e saj, i cili jo shumė
vite mė vonė, do t’i trondiste me takimin e famshėm, tė gjithė ata, tė
cilėt pėrkundėr tė gjitha katrahurave tė vitit ‘99, vazhdonin tė
qėndronin nė Kosovė.

Dhe me gjasė, qė nga koha kur aktivistė vullnetarė tė LDK – sė, ia
mėsynin natėn vonė shtėpive pėr t’i marrė votat e nevojshme, shumė
votuesve tė atėhershėm, iu shndėrrua nė traditė rrumbullakėsimi i atyre
shkronjave qė nėnkuptonin njė vizion tė ri pėr ne aso kohe, njė
shkurtesė, tė cilės ne mė tė rinjtė as qė ia dinim kuptimin, por e
dinim ama se nuk guxonim ta thoshim zėshėm.

Dhe si pėr inat, ky emėr i ri, i panjohur dhe aq i ndaluar, pėr ne mė
tė rinjtė, u shndėrrua nė slogan tė preferuar, tė cilin e pėrsėrisnim
kudo, rrugės pėr nė shkollė ose shitore, kur luanim, kur mėsonim, nė
ėndėrr ose zgjuar, aq sa e tėra u shndėrrua nė njė obsesion dhe, si tė
magjepsur, sa herė e shqiptonim, pėrjetonim njė katarzė tė fuqishme, e
cila nxitet kur shpėrthen fuqishėm diēka qė e mban gjatė tėrė kohės tė
ndryrė.

Kishte tė atillė, qė ishin edhe mė “trima” dhe rastėsisht, tė udhėhequr
nga ndonjė zė i brendshėm apo edhe nga doza e tepruar e hipnozės qė e
shkaktonte kjo shkurtesė, i ngrinin dy gishtėrinjtė pėrpjetė dhe jo
rrallėherė bėheshin shkaktarė qė rrugėn e kthimit nga shkolla pėr nė
shtėpi ta bėnim me vrap, tė ndjekur nga ata, tė cilėt na kishin rrėnuar
edhe besimin se dikush mund tė na mbrojė.

Pėr fat tė mirė, gjithmonė shpėtonim! Ose neve asokohe na bėhej ashtu,
sepse ishim shumė tė rinj qė ta kuptonim se qėllimi i atyre qė na
ndiqnin, ishte qė ta ndjenim frikėn deri nė palcė, nė moshėn kur ajo
ngjizej mė sė lehti. Bindja, se ata e kishin vetėm qėllimin tė na
frikėsonin qė mos tė na shkonte mendja tė shqiptojmė ndonjė emėrtim mė
tė rrezikshėm pėr ta, mu forcua kur pas njė kohe, nė sipėrfaqe doli njė
shkurtesė tjetėr, e patolerueshme dhe e cila bartte pasoja tė skajshme
jo vetėm pėr ata qė guxonin ta thoshin, por edhe pėr ata qė dukeshin tė
dyshimtė se mund t’iu kalonte nėpėr mendje ta pėshpėritnin njė emėr tė
tillė – UĒK.

Kam pėrshtypjen se mė tė mėdhenjtė, po tė kishin mundėsi, edhe do tė na
i mbyllnin veshėt vetėm qė mos ta dėgjonim. Se ata do tė na lejonin tė
themi jo heshturazi, por edhe me zė tė lartė emrin e partisė sė vetme
tė asaj kohe, apo edhe tė udhėheqėsit tė saj, vetėm me kushtin qė
shkurtesėn e re, e cila doli nė sipėrfaqe dhe filloi vetėtimthi tė
depėrtojė nė ndėrdijen tonė, mos ta zinim nė gojė kurrė.

Por, ishte shumė vonė. Ne tashmė e kishim thėnė, jo vetėm pse ishte aq
egėrsisht e ndaluar, por pse mė nuk na bėnte tė ndjejmė asgjė tė
veēantė ndalesa e mėparshme, e cila mė nuk iu pengonte as atyre nėn
thundrat e tė cilėve ishim.

Pavarėsisht tė gjithave, aktivistėt e asokohshėm, vazhdonin edhe mė
tutje tė vinin nėpėr shtėpitė tona. Sa mė shumė kohė qė kalonte, atyre
u duhej tė ishin mė kėmbėngulės dhe me gishtėrinj qė u dridheshin, e
tregonin katrorin ku duhej ta vinin shenjėn ata qė e kishin kėtė tė
drejtė. Dhe nė fund, “votuesit” bindeshin, mė shumė pse s’donin t’i
trazonin shpirtrat e atyre qė kishin ndėrmarrė kėtė iniciativė, se sa
qė besonin se me atė votim, do tė ndryshonin gjendjen, e cila sa vinte
e rėndohej mė shumė.

Dhe qė nga ajo kohė, edhe sot kur dėgjoj dikė tė jetė skeptik pėr tė
votuar, para sysh mė dalin LDK–istėt e dikurshėm, tė cilėt mbase edhe
pa vetėdije, i kishin arritur disa qėllime nė tė njėjtėn kohė – se vota
qė nuk do tu jepej atyre, nuk do tė ishte e vlefshme pėr askėnd. Ata
kishin arritur qė nė vetėdijen kolektive ta rrėnjosin vulėn e njė
sistemi, tė cilin e kishin shpallur si demokratik, edhe pse ai sistem e
kishte njė trajtė, e cila njihet me njė emėr tjetėr.

Dhe trashėguesit e sotėm tė LDK – sė, bėjnė tė pamundurėn qė tė gjithė
atyre, tė cilėt vendosin tė dalin nė zgjedhje, mos t’iu zbehet kujtimi
i shkronjave, nė prapavijėn e sė cilave dikur qėndronin dy gishtėrinj
tė ngritur, tė hijezuar nga njė dritė e zbehtė e qiriut dhe njė
buzėqeshje e ngrirė, e cila si jehonė hipnotizuese qė ka zėnė rrėnjė dy
dekada mė parė, i thėrret me fjalėt “voto dhe duro”.

Pikėrisht, kjo hipnozė e dikurshme, e cila zėvendėsohet me iluzionin e
tanishėm, sot, e bėnė mė tė durueshme egėrsinė e thirrjeve tė atyre, tė
cilėt sot demantojnė ēdo proces zgjedhor qė nuk ėshtė nė favor tė tyre,
derisa mos t’i arrijnė rezultatet e dėshiruara, madje edhe me kushtin
qė votuesit e tyre, tė flenė nėpėr qendrat e votimit, nė vend se nėpėr
shtėpitė e tyre.

Paria e sotshme e LDK –sė, ushqehet me shpresėn se shumica e votuesve
kanė mbetur tė papėrcaktuar dhe tė pa kėndellur nga hipnoza e
dikurshme, e cila vazhdon tė pėrsėritet nga iluzionistėt e sotshėm.
Sepse ata e dinė se investimi i tyre nė tė kaluarėn, i ka rrėnjėt e
forta, po aq tė forta sa i ka edhe sistemi socialist nė Shqipėri, i
cili ēdo ditė e mė shumė vėrtetohet pėrmes “xhaxhallarėve tė rinj” dhe
“pinjollėve tė bllokut”.
blina--
blina--
Hero ne SHoqerinVIrtuale
Hero ne SHoqerinVIrtuale

Numri i postimeve : 5440
Registration date : 01/10/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga *lissa* Wed Jan 06, 2010 6:32 am

Fenomeni i divorcit nė shoqėrinė kosovare

opinione F.0105021634590_m
Ferdi Kamberi

Fenomeni
i divorcit ėshtė bėrė njė ndėr temat mė tė studiuara kohės sė fundit nė
shkencat sociale e nė veēanti nė shkencėn e psikologjisė dhe
sociologjisė, megjithatė divorci paraqet njė tė drejtė themelore tė
vetė njeriut. Divorc do tė thotė fundi i martesės, pra pezullimi i
detyrave dhe pėrgjegjėsive ligjore tė martesės dhe zgjedhja e lidhjeve
tė martesės nė mes tė dy personave. Ai nga aspekti juridik ėshtė njė e
drejtė e burrit dhe gruas, mirėpo nė vetvete divorci paraqet njė
problem social i cili bartė pasojat e tij.

Sot, shumica e vendeve e lejojnė divorcin, pėrveē njė ose dy
shteteve qė ndalohet divorci, edhe atė nė raste tė jashtėzakonshme
lejohet, ėshtė fjala pėr vendet si Filipinet dhe Malta. Ndėrsa, nė
vendet tjera njė gjė e tillė ėshtė e lejuar nė miratim me vetė aspektin
juridik. Por, vlen tė theksohet se vet ky fenomen sot paraqet njė
problem social dhe psikologjik, sepse nga ndarja ēifti pėrjeton njė
krizė psikologjike dhe sociale, duke pėrfshirė edhe trauma tjera qė do
t’i bartin ata mė pastaj. Mirėpo, nėse ēifti bashkėshortor ka fėmijė,
atėherė problemi ėshtė mė i madh, sepse hulumtimet e bėra nė teren
tregojnė se fėmijėt janė viktimė kryesore kėtu. Ata, ndihen tė vetmuar,
ndihen fajtor pėr ndarjen e prindėrve, dhe nga ky kontekst ata krijojnė
njė lloj izolimi social, por pėrveē kėsaj shumica e fėmijėve pa prindėr
ka gjasa qė nė tė ardhmen tė pėrfshihen nė organizimet kriminale, duke
paraqituar pėr shoqėrinė njė rrezik potencial.

Duke folur pėr divorcin studiues tė ndryshėm mundohen qė tė japin
shpjegime tė ndryshme rreth ndryshimeve qė mund tė pėrjeton ēifti gjatė
ndarjes, nė kėtė drejtim “Paul Bohannan dallon gjashtė tė ashtuquajtura
stacione tė divorcit nėpėr tė cilat duhet tė kalojė ēifti qė
divorcohet:
1. Divorci emocional – shpreh pėrkeqėsimin e martesės, rritjen e tensionit midis partnerėve, dhe zakonisht ēon drejt ndarjes.
2. Divorci ligjor – ėshtė fundi i martesės nga ana ligjore.
3. Divorci ekonomik – ka tė bėjė me ndarjen e pasurisė dhe tė pronave.
4. Divorci bashkėprindėror – lidhet me problemet e kujdestarisė mbi fėmijėt dhe tė drejtat e takimeve me ta.
5. Divorci social – ka tė bėjė me ndryshimet nė rrethin shoqėror tė tė divorcuarve.
6. Divorci psikologjik – kur individi ndėrpret lidhjet e mėparshme emocionale dhe pėrballon kėrkesat e tė jetuarit i vetėm “ .

Pra, kėtu shihet qartė mėnyra se si pėrjetohet divorci nga tė dy
bashkėshortėt dhe nėpėr cilat stacione kalon ēifti, madje sterotipet
gjinore theksojnė se nė kėtė rast femrat janė mė tė ndjeshme se sa
meshkujt, por ka raste qė edhe meshkujt e pėrjetojnė shumė rėndė njė
gjė tė tillė. Shikuar nga kėndvėshtrimi sociologjik divorci ėshtė njė
fenomen social i cili paraqet njė problem serioz pėr shoqėrinė edhe pse
nė parim ėshtė e drejtė e individit qė tė vendos pėr vetėn e tij.

Prandaj, mund tė themi se ka lloje tė ndryshme tė divorcit, mirėpo njė tipologji e mundshme e divorcit mund tė jetė:
• Divorci jo – fajtor – sipas njė sistemi, shpėrbėrja e martesės qė nuk
kėrkon pretendimin ose dėshmin e fajit / fajtorit. Me fjalė tė tjera,
ky lloj divorci ėshtė i atillė qė nuk kėrkohet faji, apo fajtori, por
merren si bazė faktet dhe arrihet deri tek rasti nė fjalė.
• Divorci fajtor – deri para vitit 1975 nė shumicėn e vendeve kėrkohej
qė pėr divorc tė sjellnin edhe dėshmin e njėrės dhe palės tjetėr, madje
nė disa vende ende kėrkohet njė gjė e tillė, p.sh. nė New York ende
kėrkohet faji/ fajtori.
• Divorci pėrmbledhės – ėshtė kur bashkėshortėt plotėsojnė kėrkesat e
caktuara mė parė, p.sh. kur njė martesė bėhet pėr pėrfitime personale,
materiale – ekonomike, pastaj pėr marrjen e nėnshtetėsisė etj.
• Divorci i pakontestueshėm – paraqitet kur tė dy palėt (bashkėshortėt)
janė nė gjendje tė arrijnė njė marrėveshje me ose pa avokat.
• Divorci bashkėpunues – po bėhet njė model popullor sot gjithėkund, ky
lloj divorci ekziston kur palėt bijnė nė dakort tė negociojnė pėr njė
zgjidhje me anėn e avokatėve, nė ndėrmjetėsim dhe shpesh me ndihmėn e
njė specialisti neutral. Palėt nė kėtė rast janė tė autorizuar tė
marrin vendimet e tyre bazuar nė nevojat dhe interesat e tyre personale.
• Divorci ndėrmjetėsues – ėshtė atėherė, kur palėt angazhojnė ndonjė
avokat, ose avokati i rastit nė fjalė mund tė caktohet nga vetė organet
gjyqėsore.

Pavarėsisht nga kjo tipologji, nė dioptrinė analitike dhe empirike,
divorci ėshtė njė gamė e gjerė e cila meriton njė vėmendje tė thellė,
sepse mbi tė gjitha individi nga divorci pėrjeton njė tjetėrsim,
alianohet, por edhe njė izolim social. Sot, ky fenomen ėshtė gjithnjė
nė rritje si shkak i shumė faktorėve tė ndryshėm duke pėrfshirė kėtu
edhe Kosovėn, ku kohės sė fundit divorci ka filluar qė tė marrė pėrmasa
tė mėdha. Periudha e tranzicionit, elementet e ndryshimit nė strukturėn
e familjes, por edhe vetė elementet tjera kanė ndikuar qė nė Kosovė tė
rritet divorci me tė madhe.

Hulumtimet e bėra nga shumė organizata tregojnė se ka njė rritje tė
divorcit nė vendin tonė, madje sipas Entit tė statistikave tė Kosovės,
shkurorėzimet sipas vendit nė komunė dhe moshės sė gruas nė vitin 2008
gjithsej kanė qenė: mosha 20 vjet 25 raste, mosha 20 – 24 vjet 204
raste, mosha 25 – 29 vjet 270 raste, mosha 30 – 34 vjet 177 raste,
mosha 35 – 39 vjet 139 raste, mosha 40 – 44 vjet 111 raste, mosha 45 –
49 vjet 51 raste, mosha 50 – 54 vjet 28 raste, mosha 55 – 59 vjet 14
raste, mosha 60 – 64 vjet 5 raste dhe nė fund mosha 65 e tutje 2 raste,
gjithsej 1026 raste (pėr mė shumė shih: Enti i Statistikave tė
Kosovės). Pra, nė kėto tė dhėna shihet qartė se gjėrat nuk duken edhe
aq mirė, shihet qė ka njė rritje tė vazhdueshme tė kėtij fenomeni si
pasojė e shumė faktorėve.

Shkaqet e lindjes sė divorcit
Sociologėt mundohen qė tė japin shpjegime tė ndryshme lidhur me
shkaqet e lindjes sė divorcit nė shoqėrinė tonė. Disa e lidhin me
ndryshimin e strukturės sė familjes kosovare, mirėpo disa e lidhin me
faktorė tjerė. Megjithatė, mund tė themi se disa nga shkaqet e lindjes
sė divorcit nė shoqėrinė tonė janė : konfliktet nė mes tė
bashkėshortėve (mos koordinimi, mos kompromisi adekuat), dobėsimi i
rolit nė familjen kosovare, rėnia e njė prestigji familjar krahasuar mė
parė, diferencat nė moshė ku shumica e vajzave martohen tė reja dhe
ende nuk ka njė pjekuri psikologjike dhe sociale andaj vie deri tek
ndarja, pastaj faktor tjetėr mund tė jenė edhe kriza e sistemit tė
vlerave, tradhtia bashkėshortore, konfliktet e ndryshme nė familje e
sidomos nė relacionet nuse – vjehėrr, nuse – kunatė (motra e burrit),
pastaj divorci mund tė lind si pasoj e shkaqeve ekonomike (papunėsi e
madhe, varfėria tejet e lartė nė disa raste 40 %), mirėpo nuk duhet
harruar se shumė raste tė divorcit tek shoqėria kosovare bėhen edhe pėr
pėrfitime materiale, nė kėtė mėnyrė duke bėrė divorc me bashkėshorten
vetėm pėr t’i fituar shtetėsinė e ndonjė vendi perėndimor (shkurt –
shqip pėr letra), e pastaj disa ribashkohen, disa jo. Kėta janė disa
nga faktorėt qė ēojnė drejt divorcit, mirėpo nė kėtė drejtim nuk mund
tė anashkalohen edhe shumė faktorė tjerė.

Pasojat e divorcit
Duke folur pėr temė, edhe pse ėshtė njė temė e gjerė, jemi munduar
qė tė paktėn t’i shpjegojmė disa nga pasojat e divorcit. Sė kėndejmi
duhet pohuar se divorci nuk paraqet njė ngjarje nė jetė e cila mund tė
harrohet aq lehtė, mirėpo nė tė pėrfshihen disa etapa qė nga :
konflikti i brendshėm nga ajo qė sociologėt e quajnė ,,inicori’’. Pra,
nga ai/ajo qė fillon konfliktin, pastaj ndarja, krijimi i njė ambienti,
tentativa eventualisht pėr t’u rikthyer nė gjirin familjar,
riorganizimi, ri-martesa apo martesa e re etj.

Tė gjitha kėto tregojnė se divorci nuk mund tė pėrjetohet lehtė,
andaj edhe ka pasojat e tij qė pėrfshinė: depresion tė vazhdueshėm,
ankth, fobi sociale, agresivitet tė lartė, izolim social, pasiguri nė
jetė, pesimizėm tė thellė psikologjik si dhe shumė pasoja tjera.
Studimet tregojnė qė tė divorcuarit pėrjetojnė sėmundje shpirtėrore dhe
fizike, madje ky problem ndikon edhe nė problemet me zemėr. Mirėpo,
pasojat mė tė rėnda janė pėr fėmijėt tė cilėt kanė njė ndrydhje
psikologjike apo atė qė quhet ,,latent’’ e fshehur pra, e cila i bartė
ata deri nė periudha tė ndryshme e qė manifestohen nė mėnyra tė
ndryshme.

Si konkludim mund tė themi se fenomeni i divorcit paraqet njė problem
pėr familjen kosovare, por edhe pėr shoqėrinė kosovare, pasi qė familja
konsiderohet edhe agjenci e parė e socializimit, por edhe vetė celulė e
shoqėrisė. Prandaj, nė parandalimin e kėtij fenomeni kontribut tė
veēantė duhet tė jap vetė ēifti duke ruajtur martesėn e tyre, pastaj
media tė krijojė emisione mė shumė kushtuar kėtij problemi, duke bėrė
nė kėtė mėnyrė njė sensibilizim tė vetė opinionit tė gjerė lidhur me
pasojat, problemet dhe shkaqet e kėtij fenomeni. Sepse, nėse vazhdohet
me kėtė ritėm tė kėtij problemi, familja kosovare vėrtet do tė pėrjetoj
njė krizė tė thellė, por edhe shfaqje tė problemeve tjera.


(Autori ka master nė Sociologji)
*lissa*
*lissa*
Mik/e i Forumit
Mik/e i Forumit

Numri i postimeve : 7230
Location : n'PrishtTinė (*)
Registration date : 26/09/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

opinione Empty Re: opinione

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi